- Si 18-vjeçar pjesë e Kosovës – Suad Keqi kujton miqësoret me ekipin kombëtar gjatë viteve të 90-ta
- Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”
- Sot po zhvillohet turneu i padelit dhe mund ta ndiqni LIVE: EA7 Spring Padel Tournament
- “Do të lahem ashtu siç më ka bërë nëna”, Moza shkakton të qeshura, nuk pranon rrobat e banjës
- Erdogan: Çmimin e kësaj lufte të pakuptimtë po e paguan i gjithë njerëzimi
- DAP Maqedoni me kontrolle të rrepta kundër ekonomisë gri, në shënjestër mijëra subjekte
- Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil Vokrri”
- Irani lëshon direktivë për të kundërshtuar një operacion të mundshëm tokësor të SHBA-së
Author: korrektpress
Kylie Jenner doli këtë të shtunë në Hollywoodin Perëndimor, duke lënë pas thashethemet e ndarjes nga i dashuri i saj, Timothee Chalamet. Ylli 28-vjeçar i bukurisë tërhoqi vëmendjen me një fustan të kuq lateksi që nxirrte në pah format e saj, gjatë festës së organizuar nga OBB Media.Kylie ishte së bashku me Timothee-n disa ditë më parë në premierën e filmit të tij të ri, Marty Supreme, duke vërtetuar se lidhja e tyre është ende e fortë pas disa javësh spekulimesh për ndarje, shkruan DailyMail. Dalja e saj e fundit vjen pas mbështetjes publike të partnerit në tapetin e kuq…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është i kënaqur me periudhën testuese të projektit “Safe City”.Ai tha se qytetarët tashmë e kanë ngadalësuar vozitjen dhe se është ulur numri i aksidenteve në trafik.“Periudha testuese tregon se Maqedonia ka kapacitet të jetë një vend normal. Qytetarët treguan se edhe gjatë një periudhe testuese, kur zbatohet një zgjidhje e re, e kuptuan atë dhe e ngadalësuan vozitjen brenda qytetit kryesor. Ata treguan se mund të sillen ndryshe dhe se tani janë evropianë të vërtetë. Janë ulur numrat e aksidenteve të trafikut në territorin e Qytetit të Shkupit, veçanërisht rastet me lëndime…
Një situatë e pazakontë dhe mjaft e komentuar ndodhi sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Alba u përball me një zgjim jo fort të këndshëm nga bashkëbanorët e saj.Teksa Alba ishte duke fjetur, ishte Bia ajo që e nisi momentin, duke iu afruar shtratit të saj dhe duke bërë zhurmë me tigan dhe garuzhde pranë kokës. Pak çaste më vonë, në këtë veprim u bashkua edhe Labi, i cili e intensifikoi situatën duke vazhduar me të njëjtën mënyrë zgjuese. BBVK/InstagramNë video dëgjohet Alba duke reaguar e shqetësuar, teksa u kërkon të ndalen, duke thënë: “Mos, jam e…
Edhe pse me një lojtar më shumë, Llapi ka dështuar t’i fitojë pikët e plota në shtëpi ndaj Malishevës.Vendasit pjesën më të madhe të kohës ishin më kërkues, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0-0.Llapi tentoi të krijonte aksione të shumta që assesi s’i konkretizojë, derisa Malisheva provoi me disa kundërsulme dhe topa të gjatë, që gjithashtu nuk rezultuan efektive.Mysafirët në fakt ishin edhe me një lojtar më pak si pasojë e një kartoni të kuq në minutën e 63-të.Sidoqoftë, me një mbrojtje solide, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha arriti ta fitonte një pikë midis “Zahir Pajaziti”.Malisheva kësisoj…
Autoritetet australiane kanë denoncuar një sulm të qëllimshëm terrorist ndaj komunitetit hebre, pas një sulmi me armë në Bondi Beach që vrau të paktën 11 persona gjatë një festimi të Hanukkah.Një nga autorët e sulmit është i vdekur, ndërsa i dyti është në gjendje kritike.Autoritetet thonë gjithashtu se 29 persona janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor. Policia thotë se një hetim është duke vazhduar, por sugjeroi një sulm të qëllimshëm ndaj komunitetit hebre. Hetimi do të drejtohet nga njësia australiane kundër terrorizmit.“Ky është një sulm i synuar ndaj australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukkah”, tha…
Drita dhe Gjilani janë pajtuar me nga një pikë në kryederbin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.Si gjithnjë përballja mes dy rivalëve lokal ishte tepër i zjarrtë, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.Të dy skuadrat e nisën fuqishëm nga minuta e parë duke krijuar raste të njëpasnjëshme, por që iu mungoi finalizimi.Ishte i inkuadruari Arb Manaj që e zhbllokoi rezutlatin për vendasit pas plot 75 minutave lojë.Megjithatë, vetëm katër minuta më vonë – Gjilani u përgjigj falë një eurogoli të mbrojtësit Armend Thaqi nga gjuajtja e lirë (79’).Të dy skuadrat kishin raste për t’i fituar pikët e…
Dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugët e qendrës së Budapestit, duke marshuar drejt zyrave të kryeministrit Viktor Orban duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të abuzimit të dyshuar me fëmijë në institucionet shtetërore për të mitur.Protestuesit udhëhiqeshin nga sfiduesi kryesor i Orbanit, Peter Magyar, i cili mbante një banderolë ku shkruhej: “Le t’i mbrojmë fëmijët”.Ata ecën përtej lumit Danub, shumë prej tyre u drejtuan drejt zyrave të Orbanit në Castle Hill.”Normalisht një qeveri do të rrëzohej pas një rasti të tillë”, tha një protestues.”Për ta, problemi nuk është se abuzimet ndodhën, por se ato u zbuluan”, shtoi ai.Hundreds of…
Një ndeshje shumë e fortë, me ritëm të lartë dhe katër gola të shënuar, është zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku Ballkani dhe Prishtina dhuruan një përballje të bukur dhe emocionale.“Xhebrailat” vazhduan formën e jashtëzakonshme nën urdhrat e trajnerit kroat, për të fituar me rezultat 3-1 ndaj Prishtinës.Para fillimit të takimit, atmosfera ishte veçanërisht emocionale. Në nderim të Dren Feratajt, i cili ndërroi jetë ditë më parë dhe ishte pjesë e stafit të FC Prishtinës, u mbajt një minutë heshtje.Lojtarët e të dyja skuadrave, si dhe…
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në Rrugën e Gjilanit, në Prishtinë.Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka pranuar informatën gjatë ditës së sotme dhe ka reaguar menjëherë duke angazhuar njësitet përkatëse policore. Zyrtarë policorë nga Stacioni Jugu dhe Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale janë arrestuar fillimisht katër persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar armët e përdorura në rast.Pas veprimeve të mëtejme hetimore, Policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe personin e pestë të dyshuar, nga i…
AC Milani është ndarë në një barazim në shtëpi nga Sassuolo, në sfidën ku u shënuan katër gola shumë të bukur.“Rossonerët” ishin më dominues në periudhën më të madhe të kohës, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2-2.Sassuolo kaloi në epërsi shumë herët, kur Ismaël Koné (12’) përfitoi nga një top brenda zonës dhe me shumë qetësi e ngriti bukur mbi Mike Maignan, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 0:1.Milani reagoi shpejt dhe ishte pranë barazimit me Adrien Rabiot, i cili u përball një kundër një me portierin, por Arijanet Muric bëri një pritje spektakolare, duke ndalur…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari