- Luajti katër vite në Turqi dhe i njeh mirë, Shala: Nuk jemi favorit, por i mposhtim – Aro do të jetë vendimtar në penallti
- Bashkimi blindon vendin e dytë, fiton bindshëm ndaj Yllit
- Miri me mesazh për gruan dhe vajzën: I dua shumë, mezi pres t’i takoj
- Rama pezullon inspektorët pas rrëshqitjes së dheut në Prishtinë
- Plani për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët pritet të hasë në pengesa ligjore në Gjermani
- Ernest Muçi largohet nga tubimi me Kombëtaren e Shqipërisë
- Ky SUV i përdorur i Teslas arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë në 2.9 sekonda
- Zbardhet vrasja në Vinicë, kallëzim penal kundër 80 vjeçarit nga Greqia, privohen nga liria 4 persona
Author: korrektpress
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Shefki Xharra, drejtoreshën e infermierisë, Burbuqe Gashi, dhe drejtorin e administratës, Lumrim Murtezaj, pritën të hënën në takim drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit, kolonel Faton Alija. Ai ishte i shoqëruar nga komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, kapiten Nexhdet Mrasori, komandanti i Trafikut Rajonal, kapiten Arsim Bytyqi, si dhe komandanti i Stacionit Policor të Dragashit dhe kryetar i Sindikatës, kapiten Shaqir Uka.Sipas njoftimit, kolonel Faton Alija përgëzoi drejtorin e spitalit për marrjen e detyrës dhe shprehu falënderimet për bashkëpunimin…
Drin “makazze” Shaqiri ishte në top katër lojtarët më të vlerësuar në Majorin e Counter Strike 2, që u mbajt në Budapest.Natus Vincere mahniti të gjithë duke arritur deri në gjysmëfinale të Majorit, aty ku u mposht nga rivali i vjetër, FaZe Clan.Pavarësisht paraqitjes fantastike të “makazze”, FaZe bëri një përmbysje nga 1-0 në 2-1 në mape për ta siguruar biletën.Sidoqoftë, duke llogaritur rrugëtimin nga play-off i Majorit, “makazze” ka qenë lojtari i katërt më i vlerësuar me notën 1.32 në gjashtë mape.Vendi i parë, ashtu siç pritej i takon lojtarit më të mirë Danil “donk” Kryshkovets, që u vlerësua…
OBRM-PDUKM së bashku me deputetët nga koalicioni VLEN dhe nga ZNAM përgatiti dhe parashtroi Rezolutë për dënim të manipulimeve të opozitës dhe për vërtetim të politikave kundër emigracionit ilegal, i përbërë nga nëntë pika me të cilën përfundimisht i vihet fundi temës manipulative me emigrantë, deklaroi Nikolla Micevski, koordinues i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.Me Rezolutën, siç theksoi, dënohet çdo sjellje manipulaltive dhe konstatohet se i vihet fundi të gjitha spekulimeve dhe manipulimeve të rrejshme me gjoja pranimin e emigrantëve dhe ndërtimin e kampeve për emigrantë në shtet dhe me të cilën qartë dhe sigurt vizatohet korniza e politikës së…
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së përfituesve të Programit të Kuponëve për fëmijët e familjeve që janë pjesë e Skemës së Asistencës Sociale.Sipas njoftimit zyrtar, në këtë fazë të zbatimit të programit janë përzgjedhur 313 fëmijë, të cilët do të përfitojnë mbështetje për ndjekjen e institucioneve private të licencuara të edukimit dhe kujdesit të fëmijërisë së hershme. Programi përfshin edhe mbulimin e shpenzimeve të transportit, në rastet kur plotësohen kriteret e përcaktuara.MASHTI bën të ditur se përzgjedhja e përfituesve është realizuar përmes një sistemi të automatizuar të rastësishëm, në…
Aktorja, Fatlume Bunjaku, do ta perfaqësojë Shqipërinë në European Shooting Stars 2026.Lajmin sot e kemi mësuar nga European Film Promotion. Çdo vit në mes të dhjetorit European Film Promotion bashkë me festivalin e filmit Berlinale publikon listën e emrave fitues të aktorëve më të talentuar evropianë që do t’i përfaqesojnë vendet e tyre në programin më prestigjioz të kinematografisë evropiane European Shooting Stars. Fatlume Bunjaku bashkë me dhjetë aktorë të tjerë do të jenë në qendër të vëmendjes nga gjithë industria e filmit nderkombetar si: producentë, casting director, agjentë, regjisorë e medie nga e gjithë bota. Fatlume Bunjaku në ‘Hana’…
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u realizuar disa projekte infrastrukturore me qëllim përmirësimin e kushteve të shërbimit dhe të ambientit spitalor.Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Dr. Fahri Hasani, së bashku me Drejtorin e Administratës, Edonis Haxhijaj, dhe Shefin e Shërbimit Teknik, Shefqet Kryeziu, kanë vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në ambientet e brendshme dhe të jashtme të spitalit.Aktualisht, punimet janë të përqendruara në disa projekte, përfshirë renovimin e Repartit Internistik, renovimin e Repartit të Pulmologjisë, renovimin e ambulancave specialistike të TBC-së, ndërtimin e kanalit kullues, si dhe pastrimin dhe…
Komuna e Shtimes ka njoftuar se për zgjedhjet e ardhshme është ndryshuar lokacioni i Qendrës së Votimit nr. 220, ku deri më tani votimi është zhvilluar në objektin e Gjimnazit “Naim Frashëri”.Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët që kanë qenë të regjistruar për të votuar në këtë qendër, këtë herë do ta ushtrojnë të drejtën e votës në objektin e Shkollës së Mesme të Ulët “Emin Duraku”, në Shtime, në rrugën “Skender Salihaj”.Nga Komuna e Shtimes bëhet e ditur se ky ndryshim është bërë si pasojë e punimeve që aktualisht janë duke u zhvilluar në objektin e Gjimnazit “Naim Frashëri”.Autoritetet komunale kanë…
Në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia, është publikuar episodi i tretë i serisë së podcasteve “Duaj e Ruaj Pyjet”.Edukimi i të rinjve në fushën e pylltarisë mbetet një nga faktorët kyç për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe përballjen me ndryshimet klimatike në Kosovë. Kështu vlerëson prof. Faruk Bojaxhi nga Universiteti i Prizrenit, i cili…
Pas mbledhjes së grupit Parlament të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi vendimin e opozitës që do të tërhiqet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe për Reformën Territoriale.Balla tha se nuk “pranojmë kërcënime” dhe në asnjë rast bojkotimet nuk do të pezullojnë punën në komisione.“Nëse opozita nuk merr pjesë, atëherë do të ndryshojnë formulën e komisioneve për anëtarë të barabartë, siç janë aktualisht, dhe PS do të marrë shumicën”-deklaroi Balla ndër të tjera.“Me historinë që ne ikim ne s’votojmë, ata të shohin punën e vet. Ne do të presim reflektim nga ana e tyre është një vendim emocional në kushte të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari