Author: korrektpress

Një atmosferë tensioni po krijohet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova mes banorëve Dolce dhe Eduard Kuçi. Raporti mes tyre duket se është ftohur dhe tashmë kanë filluar spekulimet për arsyet e këtij largimi të ndërsjellë.Në spektaklin e natës së sotme, e hënë, ata do të përballen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Edi do të ketë mundësinë të mësojë atë që Dolce ka rrëfyer më parë në “Grande Fratello”, një moment që mund të sjellë emocione të forta dhe debat të hapur brenda shtëpisë.Banorët e tjerë dhe publiku…

Read More

Alergologu Ylli Ahmeti, gjatë podcastit “Shëndeti në rend”, i mbështetur nga United Hospital ka sqaruar dallimet kryesore mes reaksioneve alergjike dhe infeksioneve virale apo bakteriale, duke theksuar se këto dy gjendje shpesh ngatërrohen për shkak të simptomave të ngjashme.Ahmetaj shpjegon se reaksionet alergjike zakonisht manifestohen me simptoma të ngjashme me ftohjen, si lotimi i syve, teshtima, kollitja, kruarja e veshëve dhe, në disa raste, vështirësi në frymëmarrje, varësisht nga shkalla e alergjisë. Në raste më të rralla, mund të shfaqen edhe ndryshime në lëkurë, si skuqje në formë urtikarie. Megjithatë, dallimi kryesor mes alergjive dhe infeksioneve qëndron te temperatura. “Reaksionet…

Read More

Zv.ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri, është e ftuara e radhës në emisionin PodGo, me të cilën kemi diskutuar për rrugët Shkup – Bllacë, Tetovë – Prizren, Korridorin 8, si dhe VLEN-in në qeveri.Ajo tha se rruga Shkup – Bllacë, është ndër rrugët më të kushtueshme në Evropë, duke thënë se për 1 kilometër janë harxhuar 27 milionë euro. Zv.ministrja tha se punimet intensive për këtë rrugë do të nisin në pranverën e vitit të ardhshëm, ndërsa punimet pritet të zgjasin dy vite e gjysmë. – YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video.…

Read More

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 15.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Kosova për në Shqipëri.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale ‘përfshirje në grup të strukturuar kriminal’. “Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare”,…

Read More

Madonna u pa për herë të parë që nga viti 2008 me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie dhe djalin e tyre Rocco, teksa morën pjesë në ekspozitën e tij të fundit të artit.Rocco, 25 vjeç, i njohur fillimisht me pseudonimin Rhed, organizoi hapjen e ekspozitës “Talk Is Cheap” në Soho. Ai ka ndërtuar karrierën e tij në art duke përdorur emrin artistik, por kohët e fundit ka filluar të përdorë emrin e tij të vërtetë, shkruan DailyMail. Në event, Madonna dhe Guy u panë duke biseduar ngrohtësisht me djalin e tyre, duke treguar se tensionet e së kaluarës duket se…

Read More

Një makinë raportohet se është djegur në Llogara. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i cili është ende i paidentifikuar. Policia po vijon hetimet.Makina e shkrumbuar totalisht bashkë me personin. Është tepër e vështirë identifikimi i tij. Për shkak se edhe targat e mjetit janë djegur totalisht duke e bërë të pamundur identifikimin.“Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një…

Read More

Ish-anësori i Juventusit, Massimo Mauro këmbëngul se bardhezinjtë vazhdojnë të kenë mungesë të një qendërsulmuesi të vërtetë dhe se nuk do të jenë favoritë në përballjen ndaj Romës, që do të zhvillohet javën e ardhshme në Torino.Juventusi siguroi një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Bolognës të dielën, duke u afruar vetëm një pikë pas Romës së vendit të katërt, e cila ka një ndeshje më pak dhe sonte përballet me Comon. Javën e ardhshme, dy skuadrat do të takohen në “Allianz Stadium”, por Mauro nuk beson se Juventusi do të hyjë si skuadra për t’u mposhtur.“Ata sigurisht që nuk…

Read More

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Energjisë për muajin tetor 2025 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.Sipas njoftimit bëhet e ditur se në tetor 2025 ka më pak thëngjill të prodhuar sesa në tetor 2024.”Gjatë muajit tetor të vitit 2025 energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 616.967 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 458.175 GWh apo 16.96% më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”.Po ashtu thuhet se pjesëmarrja e…

Read More

Komuna e Gjakovës njofton se ekipet e mirëmbajtjes së Rrugëve, nga KRM Çabrati, po vijojnë aksionet e pastrimit në rrugët kryesore dhe lagjet e qytetit.Sipas njoftimit, punimet kanë përfshirë rrugët: Nëna Tereze, Bardhyl Qaushi, UÇK, Ismail Qemajli, Shefki Shasivari, Vëllezërit Frashëri, Skenderbu, Enver Gjerqeku, Migjeni, Mic Sokoli, Faik Konica, Jashar Salihu, Aleksander Moisiu, Kasim Uka, Domenik Pergegaj, Luigj Pala, si dhe shetitoren e lumit Krena.Komuna apelon tek qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke i ftuar të mos bllokojnë rrugët gjatë kryerjes së punimeve, me qëllim ofrimin e kushteve sa më të sigurta dhe të pastra për qarkullim. /Telegrafi/

Read More

Citroën ka publikuar imazhet zyrtare të konceptit ELO, një MPV kompakt plotësisht elektrik që do të debutojë publikisht në Motor Show në Bruksel më 9 janar 2026. I ndërtuar mbi një arkitekturë të dedikuar elektrike, ELO ka gjatësi 4.1 metra dhe synon të ofrojë hapësirë për deri në gjashtë pasagjerë falë bazës së gjatë të rrotave dhe mbivendosjeve të shkurtra. Emri ELO i referohet tre skenarëve të përdorimit—REST, PLAY dhe WORK—që udhëheqin dizajnin fleksibël të kabinës. Nga jashtë, koncepti ndjek profilin “one-box” tipik të MPV-ve, ndërsa skema e ndriçimit me elementë LED pasqyrohet edhe në pjesën e pasme. Rrotat e…

Read More