- Kanceri i fshehur nën flokë: Shenjat që shpesh i vëren floktari, jo ju
- “Project Hail Mary” fiton mbi 13 milionë euro, filmi fantastiko-shkencor dominon kinematë
- Grupi Houthi me ‘front të ri në luftën e Iranit’ – a do ta bllokojë grupi jemenas, ngushticën Bab al-Mandeb?
- Javë me reshje shiu në Kosovë
- Rama pezullon inspektorët pas rrëshqitjes së dheut në Prishtinë: Prokuroria të nis hetimet
- Të jetosh me një partner me ankth: Gjërat që nuk thuhen, por ndihen çdo ditë
- Posedim dhe shitje e narkotikëve – arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë
- Kosova përballë Turqisë për historinë, në lojë edhe miliona euro
Author: korrektpress
Dolce pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 31-të në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.Ajo kishte për të ftuar vetëm dhjetë konkurrentë, derisa të tjerët ka lënë jashtë.E njëjta përjashtoi Shkurte Haxhiun, Benita Zenën, Toney, Labinot Rexhën, Labinotin, Ardit Stafajn e disa të tjerë. Foto: YouTubeKëtyre iu ngeli hatri për faktin se nuk e dinin arsyen në lidhje me këtë, duke qenë se ftoi edhe banoren e re, Jasmin Kadriun.Benita tha se Dolce është xheloze dhe për këtë nuk e ftoi në festë, e për këtë edhe Bia Khalifën.Ata dhanë versionet e tyre për arsyet, ku…
Aplikacioni Gemini i Google sapo mori një përditësim të madh për çdo gjë që lidhet me vendndodhjen, dhe po e bën më të lehtë gjetjen e vendeve që kanë rëndësi për ju.Tani, në vend të një liste me tekst të thjeshtë me një hartë të vogël në fund, rezultatet e kërkimit tuaj lokal fillojnë me pamje dhe kontekst brenda Gemini, transmeton Telegrafi.Nëse ndonjëherë e keni pyetur Gemini-n, “Ku është një vend i mirë për kafe afër?” dhe ju është dashur të shfletoni shumë tekst para se të hapni Google Maps, ky përditësim synon ta rregullojë këtë. Tani, gjëja e parë…
Ekziston një tendencë në rritje midis prodhuesve evropianë të automjeteve për të zvogëluar mbeturinat dhe për të mbrojtur mjedisin tonë të brishtë.Jaguar Land Rover njoftoi së fundmi planet për të hequr magnezin nga traversa e panelit të kontrollit, një veprim që pritet të ulë më shumë se 50,000 ton CO₂ në vit. Ndërkohë, BMW pretendon se afërsisht një e treta e peshës së crossover-it të ri elektrik iX3 vjen nga materiale të ricikluara, transmeton Telegrafi. Mercedes ka një agjendë ekologjike të vetën, dhe kjo përfshin kthimin te bazat duke përdorur vida të vjetra të mira. Si pjesë e iniciativës së…
Kandidati për deputet Pal Lekaj ka marrë pjesë sonte në një koktej festiv të organizuar në nder të Krishtlindjeve, i mbajtur në Kishën e Novosellës.Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë festive dhe mblodhi së bashku Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kolegë kandidatë për deputetë dhe anëtarë të Aleancës, ndërsa organizimi u bë nga rinia e Novosellës.Lekaj theksoi se Krishtlindjet janë më shumë se një festë, duke i cilësuar si një kujtesë për përgjegjësinë ndaj njëri-tjetrit, për respektin, shpresën, si dhe për rëndësinë e familjes dhe të ardhmes.Ai falënderoi rininë e Novosellës për organizimin dhe energjinë e…
Catanzaro vazhdon të tregojë një formë bindëse nën drejtimin e trajnerit Alberto Aquilani, duke regjistruar fitoren e tyre të tretë radhazi dhe duke u ngjitur në vendin e shtatë në renditjen e Serie B. Pas suksesit të fundit ndaj Modenas, Giallorossët arritën të mposhtin edhe Avellinon me rezultatin 1-0 në “Ceravolo”, duke konfirmuar stabilitetin dhe forcën e ekipit. Ky rezultat është një tregues i qartë se ekipi ka gjetur një ritëm pozitiv dhe po zhvillon një lojë kompakte dhe të strukturuar.Aquilani që dikur luajti për klubi si Roma, Liverpool, Juventus, Milan, Fiorentina dhe Sporting, ka filluar të krijojë emrin e…
Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ka përjetuar së fundmi një përvojë të pakëndshme në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje dedikuar ditëlindjes së vajzës së saj, Poem Blu. Një postim që duhej të ishte i mbushur me dashuri dhe emocione ka shkaktuar një valë sulmesh dhe ofendimesh nga një ndjekëse.Sara ka zgjedhur të reagojë publikisht, duke ndarë në InstaStory komentin e plotë. Foto: InstagramKomentuesja ka përdorur gjuhë urrejtjeje, përfshirë akuza dhe fyerje personale, duke sulmuar identitetin e Sarës dhe origjinën e saj, si dhe rolin si nënë. Sara, e indinjuar nga kjo situatë, ka shpjeguar se shpesh mendon t’i…
Ushtarët gjermanë të vendosur në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë patrullimet e tyre të përditshme dhe të natës në disa komuna brenda zonës së përgjegjësisë RC-E.Sipas njoftimit të KFOR-it, patrullat synojnë të sigurojnë një prani të dukshme dhe të besueshme në terren, të përmirësojnë ndërgjegjësimin situativ dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal. “Ata janë pjesë themelore e misionit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë,” thuhet në njoftim.Sot, Jan Stoss, sekretar i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, realizoi një vizitë në…
Barcelona mund të përballet së shpejti me probleme ligjore me La Ligën, pas një kontesti që lidhet me një nga marrëveshjet e transferimeve të realizuara gjatë verës.Në muajin korrik, klubi katalanas finalizoi shitjen e Pablo Torres te Mallorca për rreth 5 milionë euro. Mesfushori 22-vjeçar nuk ishte më pjesë e planeve të Barcelonës dhe u largua për të njëjtën shumë me të cilën ishte transferuar në vitin 2022, çka nënkupton se klubi nuk realizoi fitim nga ky operacion.Barcelona e kishte blerë Torren nga Real Racing Club de Santander për 5 milionë euro, plus bonuse të mundshme, ndërsa klubi i Segunda…
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, thotë se pagesat nuk do të ndërptiten. Sipas saj Thesari po funksionon pa probleme dhe se “mbyllja” e njoftuar i referohej afatit përfundimtar për dorëzimin e urdhëresave nga institucionet.“Thesari pranon urdhëresa, ne themi deri më datën 15, që nuk do të thotë nëse dikush vonohet, por ka përjashtime se nuk do t’i pranojmë, si mundemi, si e mbyllim dhe ikim për skiim? Do ta mbyllim dhe do të ikim të gjithë punonjësit e Thesarit, mendoj se është shumë joserioze të thuash se Thesari mbyllet. Jo Thesari i mbledh urdhëresat për t’u organizuar më mirë…
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shkurte Haxhiu, ka treguar për fansat dhe banorët e tjerë brenda shtëpisë se ka një energji të jashtëzakonshme që shpesh nuk di si ta shfrytëzojë. Në një bisedë me Toney, ajo tha: “Unë kam energji tepër, por nuk kam me kë ta shpenzoj. Sallta në kokë bëj. Jashtë normales kam energji”.Shkurte shtoi se ndonjëherë kjo energji është e vështirë për t’u menaxhuar brenda ambientit të shtëpisë, ku disa banorë, sipas saj, nuk kanë ritmin ose entuziazmin e njëjtë. Foto: Instagram Konkurrentja komentoi gjithashtu: “Problem me energji që të shtyhet dikush me mua. Njeriu këtu…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari