Author: korrektpress

Nga koalicioni VLEN thonë se ligji për përfaqësim të drejtë ka marrë vulën evropiane dhe se së shpejti do të jetë në Kuvend.”VLEN po e mbyll njëherë e përgjithmonë një nga kapitujt më të mëdhenj të mashtrimit politik ndaj shqiptarëve: çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është dëshmia më e qartë se ajo që për dy dekada u përdor si sllogan, alibi dhe vegël shantazhi politik, sot po shndërrohet në standard ligjor, të matshëm dhe të zbatueshëm.Për herë të parë, përfaqësimi i drejtë nuk mbetet peng i vullnetit politik të…

Read More

Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, komentoi komentet e Real Madridit për gjyqtarët, duke cilësuar kritikat si diçka të padrejta.Real Madridi me anë të televizionit të tyre Real Madrid TV vazhdon të bëjë presion ndaj gjyqtarëve, gjë që zakonisht zë vend në mediat botërore. Megjithatë, kjo taktikë e tyre është kritikuar nga rivali i tyre, trajneri i Barcelonës, Flick, i cili ka thënë se kjo nuk është mënyra e tij.“E dimë që gjyqtarët janë një pjesë e rëndësishme e lojës dhe nuk mund të luajmë pa ta”, ka thënë fillimisht Flick. “Të gjithë bëjnë gabime. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe…

Read More

Ford të hënën tha se po tërheq planet e saj për automjete elektrike, një veprim që do të rezultojë në një “goditje” prej 19.5 miliardë dollarësh kundër fitimeve të saj që do të merret kryesisht në tremujorin aktual.Por duke përjashtuar këtë, kompania tha se ky duhet të jetë në fakt një tremujor mjaft i mirë për shkak të shitjeve të forta të kamionëve dhe SUV-ve të saj tradicionalë me benzinë. Ajo e rriti objektivin e saj të fitimit operativ për vitin me 7 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.Por tërheqja e planeve të saj për automjete elektrike do të thotë gjithashtu se…

Read More

Një video e publikuar nga blogerja Zhang Kaiyi tregon momentin kur një djalë i vogël prek vazhdimisht një vitrinë në një ekspozitë në Pekin.Si pasojë, ai ka shkaktuar edhe rrëzimin e një kurore bashkë me mbulesën e saj mbrojtëse. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi më 13 dhjetor në një ekspozitë të organizuar nga Zhang dhe bashkëshorti i saj. View this post on Instagram A post shared by Daily Express (@dailyexpress)Ajo tha se ekspozita ishte falas dhe prezantonte punime të disa artistëve.Zhang theksoi se nuk ishin shitur bileta dhe se aktiviteti nuk kishte karakter fitimprurës. /Telegrafi/

Read More

Një kopje gati 40 metra e lartë e Statujës së Lirisë u rrëzua pasi një stuhi e fortë goditi qytetin brazilian të Guaibas të hënën pasdite.Nuk u raportuan të lënduar, sipas autoriteteve lokale dhe kompanisë që zotëronte strukturën, transmeton Telegrafi.Erëra të forta goditën statujën, e instaluar në parkingun e një mega-dyqani me pakicë në Havan pranë një dyqani ushqimi të shpejtë, ndërsa një varg stuhish lëviznin nëpër Brazilin jugor. Pamjet treguan bustin e gjatë të anuar nën forcën e erës përpara se të binte dhe të thyhej. Koka e statujës u shtyp në copa pas goditjes.Kopja ishte rreth 40 metra…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale “dëmtim i varrezave apo kufomave” në komunën e Obiliqit.Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 13 dhjetor 2025 në fshatin Plemetin. Pas veprimeve hetimore të Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor në Obiliq, është arritur identifikimi dhe arrestimi i gjashtë personave të dyshuar, prej të cilëve pesë janë të mitur.Policia njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim, ndërsa autoritetet policore bëjnë të…

Read More

Sezoni 2025/2026 ka nisur me ritëm të lartë në kampionatet kryesore evropiane dhe sulmuesit më të mirë po tregojnë menjëherë formën e tyre përpara portës. Disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror po kryesojnë listën e golashënuesve.Harry Kane po shkëlqen me fanellën e Bayern Munich. Sulmuesi anglez ka shënuar 18 gola në 14 ndeshje, duke qenë aktualisht më i miri në Evropë për nga numri i golave.Pas tij renditet Erling Haaland, i cili vazhdon të jetë vendimtar për Manchester City, me 17 gola në 16 ndeshje. Ndërkohë, Kylian Mbappe ka nisur shumë mirë aventurën e tij me Real…

Read More

Shkurte Haxhiu ka folur në orët e mesnatës me banorët e tjerë rreth vizionit të saj dhe asaj që do të bënte nëse do të kishte më shumë fuqi dhe ndikim.Ajo u shpreh se dashuria për Kosovën, kombin, traditën dhe gjuhën shqipe është e thellë dhe se synimi i saj do të ishte ta çonte vendin në maja më të larta.“Nëse isha bërë e madhe, beso që Kosovën zonjë e kisha bërë. Betohem në Zot se kombin tim, vendin tim, traditën dhe gjuhën time i dua dhe kam dëshirë t’i çoj në maje”, tha Haxhiu. Foto: InstagramTutje, ajo shtoi se…

Read More

Nëse Rusia sulmon përsëri Ukrainën, Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen ushtarakisht agresorit, tha kryeministri polak Donald Tusk, i cili mori pjesë në samitin e Berlinit për paqen në Ukrainë.”Për herë të parë, dëgjova negociatorët amerikanë të thoshin, dhe Steve Witkoff ishte i prerë këtu: Amerika do të përfshihet në garancitë e sigurisë për Ukrainën në një mënyrë të tillë që rusët të mos kenë dyshime, se në rast të shkeljes së armëpushimit përgjigja e SHBA-së do të jetë ushtarake”, tha kryeministri polak, transmeton Telegrafi.Tusk e quajti një fakt që “ndoshta për herë të parë ishte kaq qartë e dukshme…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është “e padrejtë” që dikush të presë që qeveria e tij të hyjë në një proces negociatash me BE-në në të cilin “nuk ka shenja për një rezultat të suksesshëm”.Ai në “Sitel”, përpara se të nisej për në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, vendosi dy kushte për fillimin e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës, e cila mundëson hapjen e negocitave me BE-në.“Së pari, duhet të ketë garanci të qarta në formën e përfundimeve nga Këshilli Evropian se askush nuk është kundër identitetit maqedonas, i cili është një konstante shekullore, gjuhës…

Read More