Author: korrektpress

Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publikë, e cila do të emërojë një prokuror publik shtetëror në detyrë, është shtyrë për të hënën në orën 11:00, pasi Ljupço Kocevski dha dorëheqjen e tij të parevokueshme të martën, pas së cilës Kuvendi vendosi për ndërprerjen e funksionit të tij po atë ditë.Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së anëtares së Këshillit, Jelena Dogazanska Koleva. Për shkak të mungesës së saj, anëtari i Këshillit, prokurori Ermon Neziri, propozoi shtyrjen e zgjedhjes së prokurorit publik ushtrues detyre të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse, siç tha ai, është një çështje e…

Read More

Policia kundër terrorizmit në Australi ka arrestuar shtatë burra të cilët mendohet se ishin duke shkuar për në plazhin Bondi, ku disa ditë parë ndodhi njw masakër e vërtetë.Policia e New South Wales mori informacione se individët kishin udhëtuar nga Melbourne dhe kishin ndërmend të shkonin në plazhin Bondi, transmeton Telegrafi.Kuptohet që policia ndoqi një qasje të kujdesshme ndaj informacioneve, duke pasur parasysh klimën pas sulmit terrorist në Bondi të dielën në mbrëmje.Megjithatë, skena dramatike u zhvilluan në jugperëndim të Sidneit, ndërsa oficerë të armatosur rëndë qëlluan me plumba gome dhe përplasën një Hyundai të bardhë në anë të rrugës…

Read More

Qytetarët e Kosovës më 28 dhjetor do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një videoje të publikuar në Facebook ka treguar se si duhet të plotësohet saktë fletëvotimi, si zhvillohet procesi i votimit e deri te hedhja e fletëvotimit në kutinë e votimit.Më poshtë mund ta shikoni e KQZ-së. /Telegrafi/

Read More

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim rrënjësor, falë investimeve të mëdha në aparaturë moderne, shërbime të avancuara dhe infrastrukturë bashkëkohore.Vitia theksoi se në kuadër të këtij procesi janë realizuar dhe po realizohen investime në fusha të ndryshme mjekësore, përfshirë kardiologjinë invazive me angiografin e ri, rezonancën magnetike (MRI), pulmonologjinë dhe shërbimin e ri për Sleep Apnea, pediatrinë, internon dhe kujdesin intensiv, si dhe emergjencën, radiologjinë dhe bllokun kirurgjik, përcjell Telegrafi.Sipas ministrit, investime të rëndësishme janë bërë edhe në hemodializë, transfuzion, patologji, pajisje moderne diagnostike dhe…

Read More

Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka ndarë në mëngjes ëndrrën me banorët e tjerë.Ai pretendon se i është shfaqur ylli i futbollit brazilian, Ronaldo Luis Nazario de Lima.”Jam zgjuar jerem, kam parë ëndërr Ronaldon e Brazilit, më dha kupën, më tha: luaj me këta krejt. Ti je fituesi”, u shpreh Labi. Foto: InstagramKy moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij, të cilët kanë komentuar me humor dhe kureshtje mbi ëndrrën e banorit dhe lidhjen e saj simbolike me fitoret dhe ambiciet brenda shtëpisë së Big Brother.Kjo ka shkaktuar të qeshura te konkurrentët e tjerë…

Read More

Nga: Eleanor Margolis / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comTeksa aplikoj për një tjetër punë, shoh faqen e internetit të kompanisë për përmbajtje. Katër ose pesë herë e lexova seksionin e tyre “çfarë bëjmë”, dhe kam një problem – nuk arrij të kuptoj çfarë bëjnë. Këtu janë dy mundësi. E para: vetë ata nuk e dinë çfarë bëjnë. E dyta: ajo që bëjnë është aq e pavlerë dhe për turp saqë nuk guxojnë ta thonë qartë në gjuhë të zakonshme. “Ndërtojmë sisteme të avancuara marketingu të hapësirës së mirëqenies në internet” mund të përkthehet si: “Përdorim ChatGPT-në për të shitur suplemente të…

Read More

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatmane Sada ka thënë se bashkëndjen me mijëra vreshtarë dhe fermerë që ende nuk i kanë marrë të hollat e subvencioneve që u takojnë, për vitin 2025.Ajo kërkon që fermerëve t’u dalin mjete. Lexoni të plotë postimin:Sot, bashkëndjej me mijëra vreshtarë dhe fermerë që ende nuk i kanë marrë të hollat e subvencioneve që u takojnë, për vitin 2025. Porosia e përbashkët e jona nga tubimi i madh sonte në Rahovec duhet të jetë: Albin, qiti paret. /Telegrafi/

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës dhe disa punonjësve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë, si dhe ndaj tre personave nga Bogovina.Sipas MPB-së, ata dyshohen për keqpërdorime në realizimin e të drejtës për kompensim për shkak të paaftësisë.“SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzime penale ndaj H.A. (46) nga Tetova, i punësuar si drejtues i sektorit në Institucionin Publik “Qendra për Punë Sociale” – Tetovë dhe V.A. (49) nga Tetova, drejtor i institucionit, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshimin se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i autorizimit”. Ndaj Q.B.D. (34) nga…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “Ymer Prizreni”, ndërkaq lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi Enis Pllana nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 10:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën Ymer Prizreni në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete”, njoftoi Pllana.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Read More

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po mblidhen për një samit në Bruksel, ku do të merret një vendim i rëndësishëm nëse do t’i jepet Ukrainës dhjetëra miliarda euro në asete të ngrira ruse për të financuar nevojat e saj ushtarake dhe ekonomike.Shumica e aseteve të Rusisë në BE me vlerë 210 miliardë euro (245 miliardë dollarë) mbahen nga organizata me seli në Belgjikë, Euroclear, dhe deri më tani Belgjika dhe disa anëtarë të tjerë të bllokut kanë thënë se janë kundër përdorimit të parave të gatshme, transmeton Telegrafi.Pa një rritje të financimit, financat e Ukrainës do të shterojnë brenda pak muajsh.Një…

Read More