Author: korrektpress

Shqipëria vijon të përballet me një rënie të ndjeshme të popullsisë, duke shënuar ritmet më të larta negative në rajon. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet ndër shtetet me tkurrjen më të madhe demografike, si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë.Të dhënat tregojnë se ndryshimi i popullsisë në Shqipëri ndikohet kryesisht nga bilanci negativ migrator, ndërsa rritja natyrore (lindje minus vdekje) mbetet shumë e ulët. Kjo e dallon Shqipërinë nga disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat, ndonëse po përballen me plakje të popullsisë, kanë ritme më të moderuara të rënies.Eurostat…

Read More

Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rezhepi – Zejdi e ka quajtur tallje Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili mori vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venedikut. Ai gjatë emisionit Debat në Shenja tha se edhe vet Komisioni i Venedikut ka thënë se ligji ishte i mirë por jo përmbajtësor. Sipas tij, bëhet fjalë për një “propozim ligj të turpshëm” me 11 pika nga të cilët gati se asnjëherë nuk është obligative dhenuk ka asnjë lloj mekanizëm me të cilën do të jetësohet e njëjta në praktikë.‘’Pra është vlerësim i tyre jo i yni. Pra atë që ne e…

Read More

Emmanuel Macron humbi durimin për shkak të problemeve teknike në një konferencë për shtyp.Presidenti francez i kërkoi stafit të mos lëviznin mikrofonat dhe të caktonin qartë një kamerë kryesore që do të përdorej gjatë konferencës. Ai theksoi se ndryshimi i vazhdueshëm i pozicioneve të mikrofonave dhe kamerave e bën shumë të vështirë të flasësh në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për të pranishmit dhe për publikun që ndjek ngjarjen. Macron dukej i irrituar nga situata, duke sugjeruar se çështjet teknike të tilla mund të pengojnë komunikimin efektiv gjatë ngjarjeve zyrtare. /Telegrafi/ — (@)

Read More

Manipulimi në rrjetet sociale dhe platformat online është kthyer në një biznes të mirëfilltë, ndërsa çmimi i krijimit të një “ushtrie” botësh ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Këtë e tregon COTSI (Cambridge Online Trust and Safety Index), një indeks i ri i zhvilluar nga Universiteti i Cambridge, i cili monitoron tregun global të llogarive false.Indeksi analizon të dhëna nga mbi 500 platforma online, përfshirë TikTok, Telegram, WhatsApp dhe Amazon, duke matur koston reale të blerjes së llogarive të rreme që përdoren për manipulim të opinionit publik, klikime të rreme, shpërndarje propagande apo mashtrime digjitale.Sipas të dhënave, një nga…

Read More

Mesfushori Ruben Neves po përgatit terrenin për një rikthim në Ligën Premier që në afatin kalimtar të muajit të ardhshëm, duke vënë në lëvizje disa klube angleze, mes tyre Manchester United dhe Newcastle United.Pportugez, aktualisht pjesë e Al-Hilal në Arabinë Saudite, ka refuzuar ofertat për rinovimin e kontratës, çka e bën atë një nga emrat më të kërkuar sapo të rihapet merkatoja më 1 janar.Al-Hilal, që pagoi rreth 47 milionë funte për ta transferuar Neves nga Wolverhampton Wanderers në verën e vitit 2023, është i gatshëm ta lejojë largimin e tij që në fillim të janarit, në mënyrë që të…

Read More

Dronët kamikazë ukrainas kanë kryer një sulm të suksesshëm ndaj dy sistemeve raketore S-400 ruse në rajonin Belgorod të Rusisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas raporteve të fundit, një nga sistemet e lëshimit u shkatërrua plotësisht pas një goditjeje të drejtpërdrejt, ndërsa tjetri pësoi dëmtime serioze që mund të ndikojnë në funksionimin e tij operativ.Sulmi u realizua rreth 50 kilometra larg vijës së frontit, duke treguar aftësinë e Ukrainës për të goditur objektiva strategjike në territorin rus, pa u afruar direkt në zonat e rrezikshme të konfliktit. — (@) Veprimi tregon një përdorim gjithnjë e më të sofistikuar të…

Read More

Xhavit Haliti, kandidat për deputet me numër 14, në listën e PDK-së ka qëndruar sot në Suharekë. “Si dikur gjatë ilegales, edhe sonte u mirëprita nga njerëz të mirë, punëtorë dhe aktivistë të dalluar të Suharekës. Bashkëbiseduam për projektin zgjedhor të PDK-së, të prirë nga Bedri Hamza”, ka shkruar Haliti në rrjetet sociale. Haliti ka apeluar për mobilizim të PDK-së. “U bëra thirrje që, ashtu siç u mblodhëm dikur rreth UÇK-së për liri, sot të mblidhemi rreth PDK-së për fitore, për shpresë dhe për Kosovën”, ka shkruar Haliti.

Read More

Komiteti Demokratik i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve publikoi një seri të re fotosh nga prona e pedofilit të ndjerit Jeffrey Epstein, duke përfshirë disa imazhe që tregojnë figura të profilit të lartë. Ky veprim bëhet ndërsa komiteti shqyrton rreth 95 mijë imazhe dhe dokumente të tjera që lidhen me aktivitetet e Epstein, raporton cnn. Lajçak pranon se ka komunikuar me pedofilin Epstein: Kishim biseda brenda detyrave diplomatike Fotografitë e fundit përfshijnë figura të njohura, mes tyre filozofin Noam Chomsky në një aeroplan me Epstein, Bill Gates në një pozë me një grua (fytyra e së cilës është censuruar) dhe…

Read More

Barcelona ka qenë e angazhuar në muajt e fundit në disa negociata kontratash dhe më e rëndësishmja prej tyre ende pritet të vijë. Raphinha, Frenkie De Jong dhe Eric Garcia janë ndër lojtarët që kanë rinovuar qëndrimin e tyre në ‘Spotify Camp Nou’, ndërsa i radhës mund të jetë Hansi Flick.Në fund të sezonit të kaluar, Flick nënshkroi një zgjatje kontrate njëvjeçare, e cila e mban atë në klub deri në verën e vitit 2027. Aktualisht, atij i kanë mbetur edhe 18 muaj kontratë, por sipas BILD, Barcelona dëshiron të sigurojë që ai të mos hyjë në sezonin 2026/27 me…

Read More

Trupat amerikane nga Komanda Rajonale e Lindjes (RC-E) e KFOR-it, po vazhdojnë të zhvillojnë patrulla ditore në të gjithë zonën e përgjegjësisë.Në një njoftim për media thuhet se aktivitete të tilla sigurojnë prezencë të vazhdueshme në terren dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt.Trupat e KFOR-it tregojnë përkushtimin e misionit për stabilitet, profesionalizëm dhe respekt për të gjithë banorët e Kosovës.KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e…

Read More