Author: korrektpress

‘Teatri i Ëndrrave’ po përgatitet për një nga transferimet më ambicioze të dekadës së fundit nën drejtimin e Ruben Amorim. Manchester United i ka vënë syrin sulmuesit anësor të Juventusit, Kenan Yildiz, i cili dëshiron një transferim në Ligën Premier.Drejtuesit e klubit britanik e kuptojnë se rindërtimi i linjës sulmuese kërkon talent të jashtëzakonshëm për të sjellë freski dhe aftësinë për të krijuar menjëherë mundësi shënimi. Prandaj, United është i përgatitur të shpenzojë shumën astronomike prej 100 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e sulmuesit turk.Klubi anglez synon të përshpejtojë negociatat për të parandaluar gjigantë të tjerë evropianë që të…

Read More

Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Themelore në Prishtinë kanë pranuar informacion zyrtar lidhur me një rast të hetimit penal, ku dyshohet që përveç të tjerëve është i përfshirë edhe një gjyqtar.Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. “Po ashtu KGJK, është njoftuar nga menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti është regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm lidhur me përgjegjësinë disiplinore. KGJK ju njofton se të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve dhe për aq sa e lejuar mediat dhe publiku do të njoftohen me kohë”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Read More

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, shpërtheu në lot gjatë një momenti emocional brenda shtëpisë, duke shfaqur lodhjen dhe rëndësinë e emocioneve që po përjeton. Ajo nuk i mbajti dot lotët dhe u shpreh me një sinqeritet të dhimbshëm për ndjenjat e saj: “Jam e lodhur, s’po munden më. Kam harru kur kam qenë e lumtur, kam harruar”.Në këtë situatë të vështirë, Sasën e shoqëruan afër Klodi dhe Londrimi, të cilët u përpoqën ta qetësonin dhe ta mbështesnin gjatë shpërthimit të saj. BBVK/|YouTubeSasa shtoi se në jetën e saj gjithçka ka qenë e vështirë dhe se ka përballuar…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se vazhdon puna intensive në përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës në komunë.“Nga Koretini ku janë asfaltuar edhe dy rrugë të tjera, 11 rrugë në Muçiverc, rruga ‘Tema’ në Busavatë e 12 rrugë në Roganë. Në proces edhe trotuari në Kopërnicë e ndriçimi publik.Nuk kanë qenë vetëm fjalë fushate, po bëhen vepra, për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar kryetari Rahimaj.Me këtë projekt, Komuna synon të përmirësojë qasjen dhe sigurinë për qytetarët, duke sjellë standarde më të larta të infrastrukturës lokale. /Telegrafi/

Read More

Për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e rrugës “Skënder Çeku” me rrugën “Muharrem Fejza”, Komuna e Prishtinës njofton se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet përkohësisht dhe pjesërisht.Sipas njoftimit, qarkullimi do të menaxhohet në mënyrë të kontrolluar përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut.Mbyllja e përkohshme do të fillojë më 19 dhjetor 2025, ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më 21 dhjetor 2025, ora 20:00.Komuna falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/

Read More

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është matur në Shkup-Petrovec, Manastir, Strumicë dhe Berovë, ku është matur temperaturë minimale prej -4 gradë celsius, ndërsa më ngrohtë në Krushevë me 4 gradë Celsius të matura, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Në Tetovë, Veles dhe Demir Kapi në mëngjes janë matur -3 gradë, në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Shtip, Kavadar dhe Prilep-2, në Pretor dhe Hanet e Mavrovës 0, në Kriva Pallankë, Gjevgjeli, Vinicë dhe Kodra e Diellit 1 gradë dhe në Ohër 2 gradë celsius.Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite në disa…

Read More

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se çdo të premte do t’i dedikohet qytetarëve për takime të drejtpërdrejta, duke dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e tyre.“Çdo hall dëgjohet dhe, me mundësi financiare e bazë ligjore, do të adresohet”, shkroi Peci, duke theksuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, përcjell Telegrafi.Ai shtoi se këto takime do të jenë të hapura për të gjithë banorët nga çdo lagje, fshat dhe lokalitet i komunës: “Çdo të premte, do t’ia dedikoj secilit qytetar nga secila lagje, secili fshat e secili lokalitet”.Qytetarët mund të caktojnë termin për takim përmes kabinetit…

Read More

Pronari kinez i TikTok, ByteDance, ka nënshkruar një marrëveshje detyruese me investitorë amerikanë dhe globalë për pjesën kryesore të biznesit të tij në SHBA, siç u komunikua nga shefi i TikTokut, Shou Zi Chew, punonjësve të kompanisë.Gjysma e bashkëpronësisë së përbashkët do t’i përkasë një grupi investitorësh, përfshirë Oracle, Silver Lake dhe firmën e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, MGX, sipas një memorandumi të dërguar nga drejtori ekzekutiv, raporton bbc.Marrëveshja, e cila pritet të përfundojë më 22 janar, vjen pas viteve të përpjekjeve të Uashingtonit për ta detyruar ByteDancen të shesë operacionet e saj në SHBA për shkak të…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë kanë gjetur para prej 10.206.84 euro.Rasti ka ndodhur në pikën kalimin kufitar në Jarinje. “SPK Jarinje 18.12.2025 – 10:58. Më datë 18 .12.2025 hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa te Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të pa deklaruara (euro dhe dinar) në vlerë prej 10.206.84 euro”, thuhet në raport.Lidhur me rastin për procedurat e mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës. /Telegrafi/

Read More

Real Madridi ka marrë një vendim përfundimtar: klubi nuk do të kryejë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të janarit. Pavarësisht se skuadra nuk po shfaq nivelin e pritur dhe ka pësuar disa ndalesa si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, drejtuesit madrilenë kanë vendosur të mos ndërhyjnë në afat kalimtar.Sipas asaj që raporton OK Diario, në zyrat drejtuese të “Santiago Bernabeu” janë të vetëdijshëm se ekipit do t’i nevojitej një mesfushor me talent dhe vizion për të kontrolluar lojën, por konsiderohet se në këtë fazë të sezonit është praktikisht e pamundur të gjendet profili i duhur. Vendim…

Read More