Author: korrektpress

Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes së Kosovës nga Bahamas, duke e cilësuar vitin 2025 si vitin e njohjeve të reja, pas një periudhe të gjatë stagnimi në këtë proces.Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Bahamas është shteti i katërt që e ka njohur Kosovën gjatë këtij viti dhe i 121-ti në total që e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Ai ka bërë një krahasim simbolik mes dy viteve të fundit, duke theksuar rëndësinë e arritjeve ndërkombëtare. Bahamas njeh Kosovën “Viti 2024 ishte viti i pasaportës sonë. Viti…

Read More

Marigona Shabiu, drejtore ekzekutive në YIHRNë Kosovë, pjesëmarrja e grave në politikë shpesh paraqitet si një histori suksesi. Kuota gjinore prej 30 përqind, rritja e numrit të grave në Kuvend dhe prania e tyre në asamble komunale përmenden rregullisht si dëshmi e përparimit demokratik. Në legjislaturën e kaluar, gratë përbënin mbi një të tretën e deputetëve në Kuvend, një shifër që në letër e pozicionon Kosovën më mirë se shumë vende të rajonit. Megjithatë, përtej statistikave dhe deklaratave zyrtare, realiteti politik mbetet shumë më kompleks, sidomos kur kjo pjesëmarrje shihet nga perspektiva e rinisë dhe e grupeve të tjera të…

Read More

Ylli i Napolit, Scott McTominay ka deklaruar se është “shumë e lehtë” të fajësohet Manchester United sa herë që lojtarët që largohen nga “Old Trafford” shkëlqejnë diku tjetër, duke theksuar se klubi kishte bërë gjithçka për ta ndihmuar gjatë kohës sa ishte aty.McTominay është një nga shumë ish-lojtarët e Manchester United që kanë nisur të japin rendimente të qëndrueshme pasi janë larguar nga klubi anglez. Rasmus Hojlund duket se po ndjek një rrugë të ngjashme në “Stadio Maradona”, ndërsa raste të tjera të ngjashme ka edhe jashtë Serie A, si Anthony Martial apo Marcus Rashford.“Është thjesht shumë e lehtë si…

Read More

Pronari i kompanisë Frutex dhe veprimtari Nusret Pllana kanë vizituar sot ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi, nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë.Rexhepi, i cili ka kontribuar për lirinë e vendit, prej 17 vitesh është i shtrirë në shtrat, i prekur nga një sëmundje e rëndë që i ka shkaktuar humbjen e të dyja këmbëve. Gjendja e tij shëndetësore, sipas vizitorëve, pasqyron mungesën e përkujdesjes së duhur institucionale dhe shoqërore për ish-luftëtarët.“Kurrë nuk e kisha menduar që një njeri që kontribuoi për lirinë tonë të jetë në një gjendje të tillë, pa një përkujdesje të duhur. Plagët…

Read More

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar se gërmimet vlerësuese në lokacionin “Përzhina”, në Rahovec, kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.Sipas njoftimit nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë pasdites janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që i përkasin një individi. Ndërkohë, një ditë më parë janë gjetur mbetje mortore të një individi tjetër, ndërsa në ditën e parë të gërmimeve janë identifikuar dy pjesë kockore.Mbetjet mortore të zhvarrosura, që potencialisht mund t’u përkasin viktimave të luftës ende në Listën e Personave të Zhdukur, janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në përputhje me…

Read More

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord t’i japin Ukrainës një kredi masive pa interes për të përmbushur nevojat e saj ushtarake dhe ekonomike për dy vitet e ardhshme.Krerët e shteteve të bllokut prej 27 vendesh kishin planifikuar të përdornin disa nga asetet ruse me vlerë 210 miliardë euro që janë ngrirë në Evropë, kryesisht në Belgjikë. Por, pavarësisht punës gjatë gjithë natës deri në mëngjesin e së premtes, ata nuk arritën ta bindnin Belgjikën se vendi do të mbrohej nga çdo hakmarrje ruse nëse do të mbështeste planin e kredisë.Ata vendosën për një alternativë: marrjen hua të 106 miliardë dollarëve…

Read More

Legjenda e Real Madridit, Marcelo, ka përzgjedhur Pedrin si lojtarin që ai do të transferonte te ‘Los Blancos’ nga Barcelona. “Për momentin do ta nënshkruaja Pedrin për Real Madridin. Ai ka disa nga cilësitë e një lojtari të Real Madridit”. “Të gjithë do të thoshin Lamine, por mendoj se Pedri do të ishte një transferim më i mirë”, ka deklaruar Marcelo.Në moshën 23-vjeçare, Pedri tashmë është vendosur si një nga mesfushorët më të mirë në nivelet më të larta të historisë së Barcelonës, me një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe magji të rrallë në fushë.Si një nga mesfushorët më të mirë…

Read More

Maqedonia kryeson listën si vendi më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave nga harta e Agjencisë Evropiane të Mjedisit, e cila gjurmon indeksin e cilësisë së ajrit në vendet evropiane.Sipas këtyre të dhënave, Maqedonia është në kategorinë më të keqe kur bëhet fjalë për përqendrimet e grimcave PM2.5 dhe PM10, me ndotje jashtëzakonisht të lartë të ajrit.Përqendrimet e matura të PM2.5 në vend janë disa herë mbi kufirin maksimal të lejuar prej 25 mikrogramësh për metër kub, gjë që përbën një rrezik serioz për shëndetin e popullsisë. Këto grimca janë ndër ndotësit më të rrezikshëm, pasi ato depërtojnë lehtësisht…

Read More

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nis zyrtarisht të shtunën, më 20 dhjetor.Ky edicion po pritet me padurim nga fansat anembanë trojeve shqiptare, të cilët mezi presin dinamikat dhe surprizat që do të ndodhin brenda shtëpisë.Megjithatë, një zhvillim i papritur ka befasuar publikun. Stafi i këtij edicioni ka zbuluar emrin e banorit të parë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)Sipas njoftimit zyrtar, konkurrenti që do t’i bashkohet këtij edicioni është Angelo Haruni.Ky postim ka ngjallur dyshime dhe habi te komentuesit e shumtë, pasi zakonisht emrat e konkurrentëve mbahen sekret…

Read More

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka konfirmuar se verën e kaluar refuzoi Juventusin për të marrë drejtimin e Giallorossëve, pasi sipas tij, sfida në kryeqytet ishte “më e vështirë”, ndërsa përballjet me bardhezinjtë mbeten gjithmonë të forta për shkak të cilësisë së lartë që ata posedojnë.Gasperini foli në një konferencë për shtyp të premten, në prag të ndeshjes së Serie A ndaj Juventusit në “Allianz Stadium” në Torino.Roma e emëroi Gasperinin trajner verën e kaluar, por në atë periudhë u raportua se Drejtori i Juventusit, Damien Comolli, i kishte ofruar gjithashtu stolin e “Zonjës së Vjetër”. Tashmë, tekniku italian…

Read More