- Për herë të parë pas 20 viteve Maqedonia do të organizojë provime profesionale për kapitenët dhe ekuipazhin e anijeve
- Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i Albert Bunjakit për Vedat Muriqin
- Inspektorët e Gjilanit nisin aksion për largimin e reklamave pa leje
- Nga sekonda në euro, pse koha e saktë ka rëndësi? Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?
- Kurti: Shpërndarja e Kuvendit nuk mund të përdoret si mjet për të tejkaluar vështirësitë politike
- PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës, shmangie nga përgjegjësia ndaj së vërtetës historike
- LSDM ngrit kallëzim penal kundër Trajko Sllaveskit
- Bebe Rexha dominon edhe në Shazam, kënga e saj e re “New Religion” është më e kërkuara nga fansat në këtë platformë
Author: korrektpress
Lyon ka kompletuar huazimin e sulmuesit Endrick nga Real Madrid. 19-vjeçari u transferua te klubi i Ligue 1 për pjesën e mbetur të sezonit, në një marrëveshje që nuk përmban opsion blerjeje.Sipas marrëveshjes, skuadra franceze do të mbulojë pjesërisht pagën e Endrick, ndërsa Madrid do të marrë kompensim shtesë nëse sulmuesi nuk luan të paktën 25 ndeshje. SShuma e kompensimit do të ndryshojë në varësi të ndeshjeve që Lyon do të zhvillojë në kupë dhe në Ligën e Evropës. Endrick do të mbajë fanellën me numrin 9 te Lyon.Rregulloret franceze parashikojnë që një lojtar duhet të presë katër ditë nga…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, me kritika serioze për ndryshimet në Kodin Penal të bëra dy vite më parë. Thotë se me uljen e dënimeve për veprat e korrupsionit të lartë, pa debat publik dhe ekspertë, dhe me miratimin e tyre me flamurin evropian në Kuvend, deputetët u kthyen shpinën qytetarëve që i kanë zgjedhur. Sipas Kostadinovskit, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim historik, duke i urdhëruar Kuvendit që brenda gjashtë muajve të bëjë ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal, afat i cili megjithatë u shty për shkak të zgjedhjeve lokale.“Një vendim shfuqizues do të shkaktonte edhe më shumë dëm…
Paris Saint-Germain po shfaq ambicie të mëdha për të ardhmen, duke besuar se do të fitojë edhe më shumë trofe të Ligës së Kampionëve në vitet e ardhshme. Sipas raportimeve të mediave franceze, drejtuesit e klubit kanë vendosur një objektiv të qartë: të sigurojnë tre ose katër tituj të tjerë të Ligës së Kampionëve brenda 10 viteve të ardhshme.Klubi francez është i bindur se ka ndërtuar një skuadër dhe një strukturë të aftë për të arritur jo vetëm këto trofe, por edhe më shumë, duke i dhënë prioritet suksesit kontinental. PSG e konsideron këtë një strategji afatgjatë, duke synuar që…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar opinionin publik lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, pasi është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus.Sipas njoftimit, thuhet e AUV përmes Komisionit Evropian – Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar një njoftim lidhur me produktin ushqimor qumësht APTAMIL, në të cilin është identifikuar prania e bakteries Bacillus cereus, si dhe është kërkuar tërheqja e këtij produkti nga tregu.Agjencia ka bërë të ditur se, duke marrë parasysh se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, është duke…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se situata aktuale në veri të Kosovës është rezultat i mungesës së formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se kjo është arsyeja pse, sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dëshiron krijimin e tij.Në një emision televiziv, Vuçiq u shpreh se ndodhet në një “pozicion të papërshtatshëm”, duke kritikuar retorikën e atyre që, siç tha ai, flasin lehtë për luftë dhe ndërhyrje ushtarake. Ai veçoi atë që i quajti “patriotë të rremë” dhe të djathtë që, sipas tij, diskutojnë nga kafeteritë pa e kuptuar çmimin real të një…
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave të dyshuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit.Sipas njoftimit zyrtar, paraburgimi është kërkuar ndaj A.K., zyrtar policor, për veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe ndaj B.C., shtetas serb, për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 1 dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 paragrafi 1 i KPRK-së.Sipas prokurorisë, më 22 dhjetor 2025, rreth orës 08:10, në Pikën…
Ofrohet për qira një shtëpi moderne me sipërfaqe 280m², e vendosur në Lagjen Marigona 1 në Prishtinë, një nga zonat më të kërkuara për banim cilësor dhe jetë të qetë.Shtëpia ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe është e organizuar në përdhes dhe një kat, me planimetri funksionale që ofron hapësirë dhe komoditet për jetesë familjare.Në katin përdhes ndodhen qëndrimi ditor, kuzhina, një dhomë gjumi master dhe një depo. Kati i parë përfshin tri dhoma gjumi, prej të cilave dy janë master, një banjo shtesë dhe dy ballkone me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.Prona është e pajisur me sistem ngrohjeje…
Manchester United po përgatitet të investojë në një partneritet të ri në mesfushë verën e ardhshme, si pjesë e një ristrukturimi të planifikuar nën drejtimin e Ruben Amorim.“Djajtë e Kuq” kanë qenë duke monitoruar disa mesfushorë të Ligës Premier, përfshirë Elliot Anderson, Adam Wharton, Carlos Baleba dhe Alex Scott, teksa vlerësojnë ndryshimet afatgjata në qendër të mesfushës. E ardhmja e Bruno Fernandes, Casemiro dhe Kobbie Mainoo mbetet e paqartë.Mes objektivave që po analizohen për verën, mesfushori i Nottingham Forest, Elliot Anderson, ka kontratë deri në vitin 2029 dhe vlera e tij ka ardhur në rritje pasi është konsoliduar si pjesë…
Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Albës dhe Benitës, ku kjo e fundit ka shpërthyer në zemërim. Ende nuk dihet se si u arrit deri në këtë pikë, por sipas Benitës, Alba i ka përmendur nënën, gjë që e ka revoltuar këngëtaren.“Mos fol për mamin tem, mos fol për mamin tem”, i thoshte ajo Albës me nervozizëm.Pas kësaj situate, shumë nga banorët u mblodhën për ta qetësuar Benitën, e cila ishte e mbushur me emocione të forta.“E ke mamin sëmurë, ajo po e din më mirë se unë”, u shprehej Benita banorëve të tjerë, teksa përpiqej të qetësohej dhe…
Viti 2026 do të nisë me greva, protesta dhe bllokada. Paralajmërimet vijnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.Nënkryetari i LSM-së, Ivan Peshevski, për televizionin Alsat, thotë se nëse pushteti nuk e pranon kërkesën për rritjen e pagës minimale në 600 euro, punëtorët do të dalin në rrugë.Peshevski shton se nuk pajtohen me asnjë propozim që subvencionet të mbeten të njëjta si për pagën minimale.“Po ashtu pamë hedhjen e topit nga përfaqësuesit e Qeverisë që të merren vesh sindikatat dhe punëdhënësit. Nëse mendojmë se kështu i nënvlerësojmë punëtorët, do të krijojmë revoltë edhe më të madhe. Duke pasur parasysh, nëse mund…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari