Author: korrektpress

Mesfushori i Barcelonës, Pedri, ka përfshirë dy bashkëlojtarë të tij në listën e futbollistëve më të mirë të momentit, teksa entuziazmi për Kupën e Botës që po vjen po rritet.Në një intervistë për revistën Esquire, të publikuar të martën, 23-vjeçari përmendi Lamine Yamal dhe Raphinha, duke i renditur ata përkrah yjeve botërorë si Kylian Mbappé, Mohamed Salah, Erling Haaland dhe Julián Álvarez, kur foli për lojtarët më të mirë që po shkëlqejnë aktualisht.Pedri u shpreh i etur për t’u përballur me shumicën e këtyre emrave në arenën ndërkombëtare — me përjashtim të Yamalit, shokut të tij të skuadrës te Barcelona,…

Read More

Nga tubimi i Podujevës kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku, tha se Llapi është vet historia e popullit të Kosovës. Sipas tij, Llapi e ka kuptuar herët se shteti nuk ndërtohet me sharje por me mençuri. “Llapi ka nxjerrë breza mësuesish, intelektualësh dhe profesionistësh që i kanë shërbyer gjithë vendit. Llapi e ka kuptuar herët se liria dhe shteti nuk ndërtohen me ankesa e sharje, por me mençuri, me organizim dhe me përgjegjësi. Diku me mend, diku me pushkë, Llapi është vet historia e popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku. Tutje ai shtoi se Llapi është trevë e punës, e sakrificës dhe…

Read More

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se AAK është pritur me energji të jashtëzakonshme dhe përkrahje të madhe nga qytetarët e Suharekës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Sipas Lekajt, Suhareka ku vetëm pak javë më parë u festua fitorja e radhës e kryetarit Bali Muharremaj edhe kësaj here dëshmoi unitet dhe mobilizim të madh qytetar në mbështetje të Aleancës.Ai theksoi se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër të Kosovës, u prezantua platforma politike e ndërtuar për secilin qytetar të vendit, ndërsa sallat e mbushura…

Read More

Një aeroplan tip Falcon 50, që transportonte Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, është rrëzuar pranë Ankarasë, në Turqi, duke shkaktuar humbjen e jetës së udhëheqësve të lartë ushtarakë që ndodheshin në bord, raportojnë mediat lokale.Sipas burimeve, më herët gjatë së njëjtës ditë, Mohammed Ali al-Haddad kishte zhvilluar takime në Turqi me zyrtarë të lartë ushtarakë. Pas incidentit, autoritetet turke mbyllën përkohësisht hapësirën ajrore mbi Ankara si masë sigurie.BREAKING: Turkish authorities have confirmed that the aircraft has crashed and that security forces have reached the wreckage.pic.twitter.com/EavZU3XaH6 https://t.co/goELGzCzXu— Clash Report (@clashreport) December 23, 2025 Autoritetet turke kanë konfirmuar zyrtarisht rrëzimin…

Read More

Mbrëmjen e së shtunës, në Teatrin Shqiptar në Shkup, u jetësua teksti i Eugene Ionesco “Rinoqerontët”, me regji të regjisorit bullgar Vasil Vasilev, koreografi të Rosen Mihajlov, skenografi të Maria Kunçeva dhe muzikë nga Milen Apostolov.Ky tekst i shkruar më 1959 shpalosi para audiencës shqipfolse dhe jo vetëm, dramën në frymën e ‘teatrit të absurdit’e cila ndonëse me vite e largët e shkruar, ende pasqyron realitetin e ditëve të sotme.Vepra “Rinocerontët” është shkruar në periudhën e pasluftës, kur tmerret dhe traumat e Luftës së Dytë Botërore ishin ende shumë të pranishme në ndërgjegjen e evropianëve. Drama përbën një kritikë ndaj…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:10 në hyrje të autostradës “Arbën Xhafetri” në Kaçanik, ku një person ka pësuar lëndime.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura prej të cilave njëra me targa të huaja.“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Veseli.Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rrugor të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë hetuar rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/

Read More

Vajza e Fjolla Morinës, Lediana, ka reaguar në rrjetet sociale pas ngjarjeve të sotme në Big Brother VIP Kosova, të cilat kanë përfshirë nënën e saj. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka deklaruar se nuk do të qëndrojë indiferente përballë ofendimeve të drejtuara ndaj nënës së saj.“Nuk do ta lejoj dhe nuk do të hesht përballë ofendimeve që i janë bërë nënës sime. Kritika është një gjë, loja është diçka tjetër. Por fyerja e një nëne dhe gruaje nuk do të jetë kurrë e pranueshme, në asnjë rrethanë dhe në asnjë format televiziv. Nëna ime…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, ka vazhduar serinë e videove përmes të cilave u drejtohet qytetarëve, duke shpjeguar pikat kryesore të programit zgjedhor të PDK-së.Në videon e publikua sot, Ismaili flet për masat konkrete që, sipas tij, do të ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, në kuadër të programit të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. “Kemi paraparë uljen e TVSH-së në produktet esenciale, ndërsa për shumë prej tyre TVSH-ja do të jetë zero. Po ashtu, do…

Read More

Bashkimi Demokratik për Integrim informon publik se sot ka mbajtur mbledhjen e parë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.Siç njoftojnë nga BDI, në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Rregullorja e punës së Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, si akt bazë për funksionimin, koordinimin dhe vendimmarrjen e këtij organi.”Po ashtu, u zhvilluan diskutime dhe u morën vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e sekretariateve, si dhe me strukturimin e mëtejmë të Bashkimit Demokratik për Integrim”.”Në kuadër të këtyre vendimeve u vendos për emërimet në funksione kyçe organizative, si vijon: Shef i Kabinetit: Faton Ahmeti; Zëdhënëse e BDI-së: Arta Bilalli-Zenedeli;…

Read More

Pak para nisjes së debatit politik, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti po krijon hapësirë që kryeministri Albin Kurti të shprehë qëndrimet e tij në një debat të hapur politik.Haziri tha se fillimisht nuk e kishte planifikuar të ishte pjesë e debatit, por kishte vendosur të bashkohej për të diskutuar dallimet politike mes partive.“Unë nuk kam pasur qëllim të jem pjesë e debatit, por vendosa të bashkëngjitem për të diskutuar dallimet dhe për të debatuar mbi to,” deklaroi Haziri.Qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Nënkryetarja e kësaj…

Read More