- 30 mijë euro të humbura – historia e mashtrimit me kriptovaluta në Kroaci
- Trump tall Macronin: Gruaja e tij e trajton shumë keq, ende po shërohet nga një goditje në nofull
- Apple Maps merr funksione të reja në iOS
- Deputetja e LVV: Opozita po synon bllokada, nuk do zgjidhje për presidentin
- “Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme” – Miri i kërkon falje Selinit, banorja: Nuk ke pse
- BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut – i inkurajojnë të shfrytëzojnë marrëveshjen e 14 marsit
- Dezinformimi po sfidon integritetin e zgjedhjeve në Kosovë: Raporti i “Hibridinfo” zbulon trendet në zhvillim
- Durrës, 24-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal
Author: korrektpress
Alban Zogaj ka deklaruar se modeli i mësimit tërëditor, i aplikuar në Prishtinë, do të zbatohet në të gjitha shkollat e Kosovës. Ai ka thënë se kjo do të realizohet gjatë mandatit të parë qeverisës.Po ashtu, Zogaj ka bërë të ditur se parashihet ndërtimi i 80 çerdheve të reja, me qëllim të përgatitjes më të mirë të fëmijëve dhe lehtësimit të qasjes së prindërve në tregun e punës.Më poshtë mund të shihni mesazhin e kandidatit për deputet nga radhët e LDK (123), me numrin 20 në këto zgjedhje, Alban Zogaj.
Një raport i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë nxjerr në pah se bashkëpunimi ndër-komunal (BNK) në vend nuk po shfrytëzohet sa duhet, edhe pse ekziston një kornizë ligjore e harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe OECD-së.Bashkëpunimi ndër-komunal, sipas raportit, i referohet marrëveshjeve formale ose joformale midis komunave për të arritur qëllime të përbashkëta, të tilla si përmirësimi i ofrimit të shërbimeve, tërheqja e fondeve të reja dhe forcimi i lidhjeve ndërmjet komuniteteve. Megjithatë, zbatimi praktik mbetet i kufizuar.“Pavarësisht këtyre përfitimeve potenciale, bashkëpunimi ndër-komunal është ende shpeshherë joformal, i pastrukturuar ose nuk ndodh fare. Si…
Xhavit Haliti kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në listën e PDK-së, e ka shpjeguar simbolikën e numrit 14 që e mban në listën e PDK-së.”Numri 14 është simbol i legjendave që kanë shkruar histori në futboll. Nga Johan Cruyff te Thierry Henry e Xabi Alonso, ky numër gjithmonë u takoi atyre që bënin diferencën. Edhe politika, në fund të fundit, është një lloj sporti: kërkon vizion, guxim dhe lidership për të fituar”, ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar krijimin e Këndit të Fëmijëve, një hapësire të dedikuar për fëmijët e qytetarëve që vizitojnë komunën për shërbime administrative.“Kjo nismë adreson nevojat e përditshme të familjeve, duke e bërë procesin administrativ më të lehtë për prindërit dhe më të përshtatshëm për fëmijët. Në frymën e festave të fundvitit, Këndi i Fëmijëve vjen si një dhuratë nga Kristale për fëmijët e qytetit”, tha kryetari Rama.Sipas tij, hapësira është e vendosur si në Komunën e Vjetër, ashtu edhe në Komunën e Re, dhe synon që vizita në institucionet komunale të jetë më e rehatshme për…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zbuluar se Ukraina vlerëson humbjet e saj totale nga lufta me Rusinë në 800 miliardë dollarë amerikanë, dhe shpreson t’i mbledhë këto fonde përmes fondeve të ndryshme për rindërtimin pas luftës.”800 miliardë dollarë amerikanë është vlerësimi ynë total i humbjeve nga kjo luftë ruse. Kjo është ajo që po diskutojmë me partnerët tanë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.Presidenti vuri në dukje se drafti i dokumentit bazë midis Ukrainës, SHBA-së, Rusisë dhe Evropës për përfundimin e luftës parashikon krijimin e disa fondeve për të adresuar rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, rindërtimin e zonave dhe rajoneve të dëmtuara, si…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji.Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Kingjin për lidershipin e tij në udhëheqjen e FARSH-it, si dhe për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore ndaj FSK-së.Po ashtu, u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe roli i FSK-së në garantimin e sigurisë së Kosovës, si një kontribuues i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan lart progresin e FSK-së në fushën e zhvillimit dhe modernizimit, si dhe performancën e trupave tona…
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Leposaviq, në fshatin Rudar, ku janë përfshirë dy automjete, një civil dhe një zyrtar i Policisë së Kosovës.Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:23. Në vendin e aksidentit kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe stafi mjekësor emergjent, përcjell Telegrafi. Pesë persona kanë pësuar lëndime, tre nga automjeti civil dhe dy policë, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor.“Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me ngjarjen është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, bëhet e ditur në raportin e…
Bullgaria i ka ofruar furnizime emergjente me mazut Maqedonisë në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend për shkak të vështirësive me prokurimin, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare.Me urdhër të kryeministrit në largim Rosen Zheljazkov, ministri në largim i Energjetikës, Zheço Stankov kontrolloi furnizimet e vendit me naftë. Kontrolli përcaktoi se Bullgaria ka sasi të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e brendshme.Bazuar në këtë informacion, ministri në largim i Ministrisë së Jashtme bullgare i paraqiti qeverisë së Maqedonisë së Veriut një propozim për ndihmë emergjente përmes furnizimeve me naftë. Propozimi u bë gjatë një bisede telefonike…
Marcos Senesi është kthyer në një nga emrat më të kërkuar të afatit kalimtar evropian. Pas paraqitjeve shumë bindëse me Feyenoord dhe më pas me Bournemouth, mbrojtësi argjentinas ka arritur pjekurinë e duhur për të bërë një hap të madh në karrierë. Stabiliteti, qetësia në lojë dhe eksperienca në nivele të larta e bëjnë një profil shumë të vlefshëm për klubet elitare.Situata kontraktuale e Senesit e rrit edhe më shumë interesin. Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit dhe nuk pritet rinovim me Bournemouth, çka do ta bënte të lirë në verë. Kjo ka shtyrë disa klube të mëdha…
Një stacion i ngarkimit të veturave elektrike në qytetin e vogël Katrineholm të Suedisë po tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve elektrike në gjithë Evropën. Falë energjisë diellore të prodhuar direkt në vend, ngarkimi i shpejtë kushton vetëm 15 centë për kWh, një nga çmimet më të ulëta në kontinent.Stacioni ETC Solpark ofron dy ngarkues të shpejtë me kapacitet 150 kW, të cilët mund të shërbejnë deri në katër automjete njëkohësisht. Oferta e lirë vlen gjatë ditës, nga ora 08:00 deri në 16:00, ndërsa pas kësaj ore çmimi rritet në 0,43 euro për kWh – megjithatë, edhe kjo mbetet më…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari