KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bullgaria ofron furnizim emergjent me mazut për Maqedoninë

Bullgaria ofron furnizim emergjent me mazut për Maqedoninë

Bullgaria i ka ofruar furnizime emergjente me mazut Maqedonisë në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend për shkak të vështirësive me prokurimin, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare.

Me urdhër të kryeministrit në largim Rosen Zheljazkov, ministri në largim i Energjetikës, Zheço Stankov kontrolloi furnizimet e vendit me naftë. Kontrolli përcaktoi se Bullgaria ka sasi të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e brendshme.

Bazuar në këtë informacion, ministri në largim i Ministrisë së Jashtme bullgare i paraqiti qeverisë së Maqedonisë së Veriut një propozim për ndihmë emergjente përmes furnizimeve me naftë. Propozimi u bë gjatë një bisede telefonike midis dy ministrave të jashtëm, Timço Mucunski dhe Georg Georgiev./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.