- Trump: Nëse s’ka marrëveshje me Iranin, fajtor JD Vance – në rast të kundërt, unë jam më meritori
- Italianët humbën miliona euro për shkak të humbjes ndaj Bosnjës
- OBRM-PDUKM akuzon Zaevin për lidhje korrupsioni me afaristin Davidoviq
- Kylian Mbappe e thotë hapur: Nëse jo Franca atëherë do të luaja për Kamerunin para Algjerisë
- Amazon synon një marrëveshje prej 9 miliardë dollarësh për të rivalizuar Starlink të SpaceX
- MINTI gjen parregullsi në njehsorë, paralajmëron gjoba për KEDS-in
- GM ndalon përkohësisht prodhimin e dy EV-ve, 1,300 punonjës dërgohen në shtëpi
- Firmës gjermane i ndalohet të shesë në treg “alternativën pa alkool si uiski”
Author: korrektpress
Nga Viti i Ri, nëse nuk zgjidhet një Avokat i ri i Popullit, institucioni do të hyjë në një bllokadë totale sepse Kuvendi nuk ka zgjedhur zëvendës për Naser Ziberin për gjysmë viti, i cili doli në pension në korrik, ndërsa autorizimin që e mori zëvendësi i tij Ilber Rufati për të nënshkruar tashmë po skadon.Më shumë se tetëdhjetë punonjës të institucionit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut do të mbeten pa pagë, qira për ambientet e marra me qira nga institucioni, shpenzimet rrjedhëse dhe detyrimet sipas kontratave të lidhura të prokurimit publik nuk do të paguhen.Në…
Është mbyllur stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës me ndeshjen Drita – Prishtina që përfundoi 2-0 në të mirë të vendasve.E pas 18 xhirove të zhvilluara, Ballkani është kampion vjeshtor dhe dimëron si lider. Skuadra nga Suhareka ka përfunduar pjesën e parë të kampionatit me 33 pikë, duke regjistruar 9 fitore, 6 barazime dhe vetëm 3 humbje, me golaverazh mbresëlënës 38:18, sulmi më i mirë në ligë deri tani.Pas tyre renditet Prishtina me 30 pikë, e cila megjithëse ka të njëjtin numër fitoreje sa Ballkani (9), ka pësuar më shumë humbje dhe ka një golaverazh dukshëm më modest (32:26). Forma…
Erërat e këqija në frigorifer mund të jenë shumë bezdisëse dhe, me kalimin e kohës, mund të ndikojnë edhe në shijen e ushqimit. Shpesh, pajisjet shtëpiake si frigoriferi neglizhohen gjatë pastrimit, edhe pse higjiena është thelbësore për ruajtjen e freskisë së ushqimeve.Për të luftuar aromat e pakëndshme, një pastruese profesioniste nga Zapatas Cleaning Services, e quajtur Kellsie, ka ndarë në TikTok katër metoda shumë efektive. Ajo shpjegon se këto truke funksionojnë më mirë se qirinjtë apo spërkatësit dhe janë zgjidhje të shpejta që mund t’i provoni menjëherë.Frigoriferët ndoten lehtë nga derdhjet dhe mbetjet e ushqimit. Nëse raftet dhe pjesa e…
Në Ferizaj ka filluar sot Panairi i Bizneseve Artizanale, një ngjarje e organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit e Komunës, me qëllim promovimin dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë.Panairin e vizitoi Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Derguti, i cili theksoi rëndësinë e këtij eventi për fuqizimin e bizneseve artizanale. “Kjo ngjarje u ofron prodhuesve vendorë hapësirë për promovim, rrjetëzim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Është një mundësi për artizanët lokalë që të prezantojnë produktet e tyre unike dhe punimet tradicionale, si dhe të krijojnë lidhje të reja me konsumatorë dhe partnerë potencialë”, tha Derguti.Panairi do të…
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe që veprojnë në Kosovë.Në njoftimin e publikuar përmes Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thuhet se konkursi ka të bëjë me “300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore serbe në Kosovë”.Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se është në proces edhe një konkurs tjetër për 50 vende pune, i cili është hapur më 22 dhjetor të këtij viti, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të reja të punës në 350.Sipas autoriteteve serbe, këto punësime synojnë…
Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, ka paralajmëruar se “burrat e vegjël të gjelbër” të Rusisë që përpiqen të shkelin kufirin me Estoninë, do të përballen me forcë vdekjeprurëse.”Burrat e vegjël të gjelbër” i referohet ushtarëve rusë pa shenja dalluese gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, të cilët mbanin uniforma të gjelbra pa shenja dalluese për të fshehur përfshirjen zyrtare, transmeton Telegrafi.Duke komentuar incidentet e fundit kufitare me Rusinë – përfshirë një në tetor kur rusë pa shenja dalluese u panë në kufi – Tsahkna i tha medias polake o2.pl se trupat estoneze do t’i “qëllojnë” nëse…
Të frymëzuara nga stili i Marlene Dietrich, kostumet elegante për gra po bëhen zgjedhja perfekte për mbrëmjet festive dhe rastet solemne këtë dimërMarlene Dietrich doli për herë të parë e veshur me kostum, kravatën flutur dhe kapelë cilindrike të lartë në filmin “Morocco”. Për fillimin e viteve ’30 të shekullit të kaluar, kjo ishte një surprizë e vërtetë për publikun. Një vendim rebel, me të cilin ajo dëshmoi se një xhaketë “mashkullore” nuk e bën gruan më pak femërore, vendim që do të shndërrohej në shenjën e saj dalluese deri në fund të karrierës.Prandaj, për natën e Vitit të Ri…
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias, i ka lëshuar një paralajmërim rivalëve për titullin e Ligës, Arsenalit.Arsenali është në krye të tabelës së kampionatit anglez pas 17 xhirove me 39 pikë apo vetëm dy më pak se City i dyti. Kështu, kapiteni i Cityt, Dias ka paralajmëruar rivalët e arsenalit se duhet të jenë gati për të luftuar në pjesën e dytë të edicionit. Dias tha se skuadra e tij është gjithmonë në formë në gjysmën e dytë të sezonit dhe e ka dëshmuar këtë gjatë viteve. “Gjatë një sezoni, gjithmonë duhet të ndërtosh ngadalë. Kur të arrish në shkurt…
Kërkimi i Mario Balotellit për një ekip të ri vazhdon, me interesin nga Lindja e Mesme që po shfaqet si një mundësi konkrete për rikthimin e tij në futbollin profesionist.Ish-sulmuesi i kombëtares italiane është pa skuadër që prej periudhës së shkurtër dhe zhgënjyese te Genoa, ku aktivizimi i tij u kufizua në vetëm pak minuta përpara se të dilte jashtë planeve të ekipit.Pavarësisht këtij dështimi, Balotelli ka pritur me durim një tjetër mundësi në Serie A, duke shpresuar për një rikthim të fundit në elitën e futbollit italian. Ndërkohë, 35-vjeçari ka ruajtur formën fizike larg vëmendjes mediatike, duke u stërvitur…
Vendimi për t’u bërë prind mund të jetë i frikshëm. Shumë gra pyesin veten nëse kanë atë që duhet për të qenë një nënë e mirë. Është një pyetje për të cilën askush nuk ka një përgjigje përfundimtare. Mendimet e të tjerëve, sado të mira që janë, mund t’ju bëjnë të dyshoni në aftësitë tuaja dhe të vini në dyshim nëse jeni vërtet gati për një përgjegjësi kaq të madhe. Është krejtësisht normale të ndiheni të shqetësuar për të panjohurën, por disa gra kanë cilësi që përbëjnë një themel të fortë për amësinë.Amësia është një kapitull i veçantë dhe i…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari