KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Nga shkurti e tutje duhet të jeni gati”, Dias paralajmëron Arsenalin për garën për titull

“Nga shkurti e tutje duhet të jeni gati”, Dias paralajmëron Arsenalin për garën për titull

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias, i ka lëshuar një paralajmërim rivalëve për titullin e Ligës, Arsenalit.

Arsenali është në krye të tabelës së kampionatit anglez pas 17 xhirove me 39 pikë apo vetëm dy më pak se City i dyti.

Kështu, kapiteni i Cityt, Dias ka paralajmëruar rivalët e arsenalit se duhet të jenë gati për të luftuar në pjesën e dytë të edicionit.

Dias tha se skuadra e tij është gjithmonë në formë në gjysmën e dytë të sezonit dhe e ka dëshmuar këtë gjatë viteve.

“Gjatë një sezoni, gjithmonë duhet të ndërtosh ngadalë. Kur të arrish në shkurt e tutje, duhet të jesh gati”, ka thënë fillimisht Dias.

“E kemi parë çdo vit që kemi pasur sukses, por mund të mos jemi në krye të ligës, por jemi aty. Na duhet kjo përsëri këtë sezon”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.