Author: korrektpress

Derbi i madh katalanas ndërmjet Espanyolit dhe Barcelonës, që do të zhvillohet më 3 janar në stadiumin RCDE, është shpallur zyrtarisht si ndeshje me rrezik të lartë.Shkak kryesor për këtë vendim është portieri i Barcelonës, Joan Garcia, i cili gjatë verës iu bashkua kampionëve aktualë pikërisht nga Espanyoli për shumën e 25 milionë eurove. Ky transferim ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët e klubit vendas, duke rritur tensionin para përballjes. Në këtë kontekst, Espanyoli po punon intensivisht në koordinim me autoritetet për të forcuar masat e sigurisë, me qëllim që rikthimi i Garcias në RCDE Stadium të mos shndërrohet…

Read More

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka njoftuar se ka pranuar një telefonatë nga bashkëluftëtarët që aktualisht po mbahen në Hagë, të cilët kanë kërkuar që përmes organizatës t’i përcillen ngushëllimet për familjen Mustafa, pas ndarjes nga jeta të babait të Salih Mustafës – Cali.Në mesazhin e OVL-së thuhet se ngushëllimet vijnë në emër të ish-pjesëtarëve të UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pjetër Shala, Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj, si dhe në emër të vetë organizatës.“Jemi pranë familjes Mustafa me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda. Kujtimi…

Read More

Pronari i Golden Eagle dhe themeluesi i Fondacionit Frutex & Golden Eagle, Shaqir Palushi, ka paralajmëruar qytetarët për persona mashtrues që gjatë ditëve të fundit po paraqiten në disa qytete, duke ofruar ndihma të rreme në emrin e fondacionit dhe të tijin.Palushi ka bërë të ditur se Fondacioni Frutex & Golden Eagle nuk kërkon asnjëherë pagesë për ndihmat që ofron, dhe çdo kërkesë për pagesë në këmbim të ndihmave përbën mashtrim.Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e këtyre mashtrimeve dhe çdo rast të tillë ta raportojnë menjëherë te organet e sigurisë.Ky paralajmërim vjen pas disa raportimeve…

Read More

Komuna e Çairit njofton se në mbledhjen e 6-të të Këshillit të Komunës së Çairit, të mbajtur më 25.12.2026, me vota unanime të këshilltarëve komunalë, u miratua Buxheti i Komunës së Çairit për vitin 2026 në vlerë totale prej 1.604.144.521 denarë, ose rreth 26 milionë euro, në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale.Siç thonë nga Komuna e Çairit, buxheti i miratuar ka karakter publik dhe zhvillimor dhe përfaqëson dokumentin kryesor financiar për funksionimin e komunës dhe realizimin e aktiviteteve të planifikuara gjatë vitit 2026.”Limiti bazë i buxhetit të komunës për vitin…

Read More

Tilly Norwood është një aktore e krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale. Personazhi i saj virtual ishte arsyeja për reagime të shumta nga punëtorët e filmit të cilët besojnë se inteligjenca artificiale po ua vjedh vendet e punës.Eline Van der Velder, drejtoreshë e kompanisë së prodhimit Particle6, e cila krijoi Tilly Noorwood, tha:”Në shkurt të vitit 2025, pashë shumë ndikues të inteligjencës artificiale që po shfaqeshin. Ne kemi eksperimentuar me inteligjencën artificiale për tre vitet e fundit dhe mendova se do të ishte shumë argëtuese të krijonim një personazh të gjeneruar nga kompjuteri. Menduam gjatë dhe me kujdes se si duhet…

Read More

Pse ndriçimi, madhësia e hapësirës dhe balanca e ngjyrave janë më të rëndësishme se trendëtZgjedhja e ngjyrës për kuzhinën është shumë më tepër sesa çështje shijeje. Ngjyrat ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën si e përjetojmë hapësirën, në humorin e përditshëm dhe në ndjesinë e rehatisë. Një vendim i nxituar mund ta bëjë ambientin të duket i rëndë, i ftohtë ose i errët, edhe kur mobiliet janë të reja dhe moderne.Gabimi që e bëjnë më shpesh kuzhinat e vogla Në hapësirat e vogla, përdorimi i ngjyrave shumë të errëta është një nga gabimet më të shpeshta. Këto tone e ngushtojnë vizualisht ambientin…

Read More

Gjatë një bisedë për promovimin e romanit të tij “Jam Musliman”, shkrimtari dhe analisti Ben Blushi ka diskutuar për karakterin shumë mashkullor të feve dhe mënyrën se si ato kanë përdorur autoritetin për të nënshtruar gratë.Blushi ka theksuar se, sipas tij, fetë kryesore, përfshirë Krishtërimin dhe Islamin, i kanë dhënë burrave privilegje mbi gratë, duke vendosur rregulla të cilat kufizojnë liritë e tyre dhe kërkojnë nga gratë të mbulojnë trupin e të ulin shikimin, ndërsa burrat nuk i nënshtrohen të njëjtave rregulla Ai ka argumentuar se nëse fetë do të kishin kërkuar nga të dyja gjinitë të respektonin këto rregulla,…

Read More

Banorët e kryeqytetit të Somalisë, Mogadishut, të enjten do të votojnë në zgjedhjet lokale kundërthënëse, të cilat përfaqësojnë për herë të parë që nga viti 1969 zbatimin e drejtpërdrejtë të principit “një njeri, një votë” në vend.Analistët theksojnë se ky është një hap i madh përpara në krahasim me sistemin e deritanishëm të ndarjes së pushtetit bazuar në klane. Zgjedhjet për anëtarë të këshillave lokalë, të cilat do të zhvillohen në 16 distrikte të Mogadishut, janë organizuar nga qeveria federale, por janë refuzuar nga partitë opozitare, të cilat i quajnë ato të padrejta dhe njëanshme. Për dekada me radhë, Somalia…

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim të ashpër, duke parashikuar se viti 2026 “do të jetë shumë më i keq” se viti 2025.48-vjeçarja bëri parashikimin jo aq festiv gjatë shkëmbimit tradicional të përshëndetjeve të Krishtlindjeve me stafin e Presidencës së Këshillit të Ministrave.“Fundi i vitit 2025 ka qenë i vështirë për të gjithë ne. Mos u shqetësoni, sepse viti i ardhshëm do të jetë shumë më keq”, tha Meloni.“Pra, pushoni siç duhet gjatë këtyre festave, sepse ne duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij kombi të jashtëzakonshëm”, vazhdoi ajo.Duke folur nga Pallati Qeveritar në Romë, Meloni e përshkroi…

Read More

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka prezantuar një qasje alternative për zgjidhjen e çështjes së banimit, duke theksuar se fokusi nuk duhet të jetë te ndërtimi i banesave sociale, por te përkrahja direkte për familjet e reja.Rukiqi ka propozuar subvencionimin e kamatës për çdo kredi për blerjen e banesave nga çiftet e reja, duke vlerësuar se një masë e tillë do ta bënte jetën më të përballueshme për familjet dhe njëkohësisht do të krijonte qarkullim në ekonomi.Sipas tij, pamundësia për të blerë një pronë për banim është një nga arsyet kryesore që shtyn të…

Read More