KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Raportimet se nuk raportoi në Komision, ZRRE reagon: Ishim në Kuvend të gatshëm për të raportuar, mbledhja nuk u mbajt në mungesë të kuorumit

Raportimet se nuk raportoi në Komision, ZRRE reagon: Ishim në Kuvend të gatshëm për të raportuar, mbledhja nuk u mbajt në mungesë të kuorumit

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka reaguar sot në lidhje me raportimet e fundit në media se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji nuk ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.

ZRRE theskon se këto pretendime nuk qëndrojnë.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji informon opinionin publik se, në përputhje të plotë me ftesën zyrtare të marrë nga Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, dje ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa sot ka qenë fizikisht i pranishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i gatshëm për të raportuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Megjithatë, mbledhja e Komisionit nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm”, thuhet në reagim.

Bordi i ZRRE-së shpreh keqardhje që disa raportime mediale kanë rezultuar të pasakta dhe kanë keqinformuar opinionin publik lidhur me mosprezencën dhe gatishmërinë e Bordit për raportim.

“Duke qenë të përkushtuar ndaj transparencës së plotë dhe komunikimit korrekt me publikun, Bordi i ZRRE-së fton të gjitha mediat që, para publikimit të çfarëdo informacioni që lidhet me ZRRE-në, të verifikojnë burimet dhe të drejtohen pranë ZRrE-së për të siguruar informimim të saktë dhe zyrtar”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.