Author: korrektpress

Real Madridi është lidhur me një transferim të mundshëm për një mesfushor që nga largimi i Toni Kroosit dy sezone më parë, por gjithnjë e më shumë po duket se klubi madrilen mund të dalë në treg verën e ardhshme për ta plotësuar këtë pozicion.Një nga emrat që është përfolur më së shumti është mesfushori i AZ Alkmaar, Kees Smit. Mesfushori holandez 19-vjeçar ka qenë në radar të Real Madridit dhe Barcelonës gjatë vitit 2025, por publikisht ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë zhvillimin e tij në Eredivisie.Së bashku me Adam Wharton dhe Rodri Hernandez, ai është një nga pak…

Read More

Shikimi mund të rrezikohet edhe pa dhimbje. Prandaj, çdo ndryshim i papritur, sado i vogël të duket, duhet marrë seriozisht dhe vlerësuar nga mjeku specialistNdryshimet e shkurtra të fushës së shikimit, që zgjasin vetëm disa sekonda, sidomos kur nuk shoqërohen me dhimbje, shpesh i konsiderojmë si të parëndësishme dhe kalimtare. Megjithatë, ato mund të jenë shenja paralajmëruese të sëmundjeve serioze të syrit. Kur bëhet fjalë për ablacionin e retinës, glaukomën apo infarktin e syrit, shikimi shpesh varet nga shpejtësia e reagimit. Oftalmologët theksojnë se disa simptoma nuk duhen anashkaluar kurrë. Blic i papritur drite, “njolla lundruese” në shikim Një blic…

Read More

Trajneri i Juventusit Luciano Spalletti ka marrë një lajm pozitiv pasi sulmuesi Edon Zhegrova, së bashku me disa bashkëlojtarë do të jenë gati për ndeshjen e të shtunës ndaj Pisa.Anësori kosovar ka munguar në stërvitje në ditët e fundit shkaku se ka qenë i sëmurë, megjithatë në stërvitjen e të premtes ka qenë në fushë me bashkëlojtarët.“Sportmediaset” raporton se Zhegrova, Weston McKennie dhe Gleison Bremer stërviten me grupin dhe do të jenë gati edhe për të nisur titullarë nëse Spalletti vendos t’iu jep hapësirë. Lajmi edhe më i mirë për yllin e Kosovës është se sulmuesi portugez Francesco Conceicao ka…

Read More

Pas gjashtë vitesh, viti 2026 do të jetë vendimtar për lëndën e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Këtë e deklaroi sot kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në fjalimin e tij të fundvitit, duke theksuar se askush nuk duhet të frikësohet nga vendimi, pasi sipas tij në këtë mënyrë ligji i gjuhëve do të përmirësohet.“Afati skadoi muajin e kaluar, gjykatësi raportues në mbledhje pune kërkoi edhe një muaj që ta përpunojë. Pritjet e mia janë që gjatë muajit janar unë do ta marr si kryetar. Sapo ta marr në takim pune do ta parashtroj pyetjen, a do të vazhdojmë me…

Read More

Sot, në varrezat e Rimanishtës, u varros me nderime ushtarake dhe me pjesëmarrje të lartë qytetare Jahja Mustafa, babai i Sali Mustafës – Calit. Në emër të familjes dhe shokëve, veprimtari Valon Murati mbajti fjalimin përshëndetës.“Jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit një njeriu të dashur, një familjari të mirë, një babai të përkushtuar, i cili një pjesë të madhe të jetës së tij, duke qenë se e gjithë familja – në krye me Calin tonë të dashur – ka qenë e angazhuar në veprimtarinë patriotike, natyrisht që ka qenë edhe vetë i përfshirë. Shtëpia e tij ka qenë…

Read More

Legjenda e Manchester Unitedit, Louis Saha, u ka bërë thirrje “Djajve të Kuq” që ta transferojnë Morgan Rogers gjatë afatit kalimtar të janarit.Manchester United do të hyjë në një ndeshje të Ligës Premier pa Bruno Fernandes vetëm për herë të dytë në gati gjashtë vjet, kur të presë Newcastle United, një mungesë e rrallë që ka rritur debatet rreth kreativitetit dhe thellësisë në repartin kreativ të skuadrës.Mungesa e portugezit pritet të lërë një boshllëk të madh në formacionin e Ruben Amorimit, në një moment kur diferencat në krye të tabelës janë minimale dhe çdo detaj ka peshë të madhe.Duke folur…

Read More

Psikologët shpjegojnë pse pauza është arma më e fortë e karizmës dhe lidhjes emocionale Në botën e takimeve, shpesh ngecim në analiza të tepruara – çfarë të themi, si të ulemi, si të dukemi. Presioni për të lënë një përshtypje perfekte që në fillim na shtyn shpesh drejt nervozës, të folurit të shpejtë dhe gabimeve në stil. Psikologët theksojnë se problemi kryesor nuk është ajo që themi, por sa shumë nxitojmë ta themi.Dhe pikërisht këtu hyn në lojë një teknikë e thjeshtë, por shumë e fuqishme: rregulli i tre sekondave, i cili mund të ndryshojë menjëherë mënyrën se si të…

Read More

Këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur të enjten mbrëma në Prishtinë, në koncertin e saj recital, me një veshje që ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka nxitur menjëherë krahasime në rrjete sociale dhe media.Dafina u ngjit në skenë me një kombinim elegant dhe provokues një trupore të zezë me mëngë të gjata dhe një fund të gjatë me shkëlqim, i theksuar me detaje voluminoze në pjesën e ijëve. Silueta dhe koncepti i veshjes u perceptuan gjerësisht si një frymëzim i drejtpërdrejtë nga paraqitja ikonike e Jennifer Lopez në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards 2025”, ku artistja amerikane ishte…

Read More

Kongresisti republikan, Mike Lawler, ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mbetet e “fortë dhe dypartiake” në Kongresin amerikan, në një letër dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.Në letër, të cilën Qeveria në detyrë e publikoi të premten në Facebook, thuhet: “Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës”.Përpjekjet e tilla, thuhet tutje në letër, janë të domosdoshme për promovimin e stabilitetit afatgjatë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.Ai po i referohej…

Read More

Real Madridi nuk e ka ndryshuar planin sa i përket Vinicius Jr, sipas asaj që raporton “SER Deportes”, por tashmë ka krijuar një plan të dytë.“Los Blancos’ dëshirojnë ta mbajnë brazilianin në klub, megjithatë besimi ndaj tij nuk është më i plotë si në sezonin e kaluar, për shkak të formës së dobët që po kalon sulmuesi.Vinicius po kalon një periudhë të vështirë, duke mos arritur të shënojë gol në 14 ndeshje radhazi, çka ka ngritur pikëpyetje të mëdha brenda klubit për ndikimin aktual në skuadër.Sipas raportit, nëse Vinicius vazhdon me paraqitje zhgënjyese, Real Madridi ka një plan alternativ: Transferimin…

Read More