Author: korrektpress

Milani po shqyrton disa opsione për repartin defensiv përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit, teksa Massimiliano Allegri synon të shtojë përvojë dhe thellësi në mbrojtje.Një nga emrat që po merret në konsideratë është Federico Gatti, profil që Allegri e njeh shumë mirë nga koha e tyre e përbashkët te Juventusi.Mbrojtësi 27-vjeçar kishte refuzuar një transferim te Napoli verën e kaluar, por situata e tij aktuale në Torino është bërë më e ndërlikuar si pasojë e lëndimeve dhe mungesave të shumta në prapavijën e bardhezinjve.Juventusi po operon në kushte emergjente në qendër të mbrojtjes, me Daniele Rugani jashtë fushave për…

Read More

Regjisori dhe aktori amerikan Tyler Perry është përballur me një tjetër padi të re për sulm seksual. Padia është ngritur nga aktori Mario Rodriguez, i cili ka qenë pjesë e filmit Boo! A Madea Halloween, dhe nga Perry kërkon dëmshpërblim në vlerë minimale prej 77 milionë dollarësh.Sipas pretendimeve të Rodriguezit, Tyler Perry e ka ngacmuar dhe sulmuar seksualisht për vite me radhë, duke shfrytëzuar pozitën dhe ndikimin e tij në industrinë e filmit. Mediat e huaja raportojnë se kjo është padia e dytë ndaj Perry-t brenda vetëm pak muajsh, ku ai akuzohet se ka përdorur pushtetin e tij në Hollywood…

Read More

Mesfushori Granit Xhaka është rikthyer të flet për kohën kur ishte te Arsenali, më saktësisht për incidentin në vitin 2019.Ai u fishkëllye nga tërë tifozët vendas e pastaj zhveshi edhe fanellën duke e gjuajtur në tokë, ku ishte pranë largimit por Mikel Arteta ia ndryshoi mendjen, me këtë të fundit që u bë ndër të preferuarit pak vite më vonë.Xhaka në një intervistë të fundit konfirmoi se donte largimin, si dhe babai i tij, Ragipi – gjithashtu e këshilloi të përshëndetet me “Emirates”.“Valixhet ishin gati. Babai im, që gjithnjë ka qenë kritikues gjatë karrierës dhe thoshte “Sapo të ikësh njëherë,…

Read More

Pas më shumë se tre dekadash spekulimesh, Macaulay Culkin iu përgjigj njërës prej pyetjeve më të shpeshta në lidhje me filmin “I vetëm në shtëpi” – punën misterioze të babait të Kevinit.Në një intervistë të kohëve të fundit, 45-vjeçari ndau perspektivën e tij mbi atë që bënë Peter dhe Kate McCallister, babai dhe nëna e tij, për të përballuar jetesën e tyre luksoze.Që kur filmi i parë “Home Alone” doli në kinema në vitin 1990, 35 vjet më parë, fansat e këtij seriali janë përfshirë në spekulime të përhapura dhe madje edhe në teori konspiracioni rreth asaj se si saktësisht…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bën të ditur se në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit.MPJD rikujton se votimi në përfaqësitë diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.“Sot, duke filluar nga ora 07:00, përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës janë të hapura dhe në dispozicion të qytetarëve tanë të regjistruar për të ushtruar të drejtën e tyre të votës”, thuhet në njoftim.“Vota juaj është…

Read More

Në verën e vitit 2025, Granit Xhaka u largua nga Bayer Leverkusen dhe u transferua te Sunderland, skuadër që sapo ishte ngjitur në Ligën Premier. Mesfushori 33-vjeçar ka folur së fundmi për “Suddeutsche Zeitung”, ku është pyetur nëse i mungon bashkëpunimi me yllin e madh të futbollit gjerman, Florian Wirtz.Xhaka nuk ka hezituar ta vlerësojë ish-bashkëlojtarin e tij, duke pranuar se bëhet fjalë për një futbollist të veçantë, por njëkohësisht ka theksuar se sot prioritetet janë krejtësisht të tjera, të lidhura më shumë me rolin udhëheqës dhe ndikimin që dëshiron të ketë te brezi i ri i lojtarëve në Sunderland.“Florian…

Read More

Satelitët kanë kapur imazhe që tregojnë se Rusia mund të ketë vendosur sisteme raketash të reja hipersonike Oreshnik në një bazë ajrore të braktisur në pjesën lindore të Bjellorusisë, thanë dy studiues amerikanë që analizuan materialet nga satelitët.Sipas ekspertëve, këto raketa janë të afta të mbajnë lëndë shpërthyese edhe bërthamore dhe kanë rreze veprimi të llogaritur deri në 5500 kilometra, gjë që do t’i mundësonte Moskës të arrinte objektiva në mbarë Evropën. Vlerësimi i studiuesve përputhet në masë të madhe me vlerësimet e komunitetit të inteligjencës së SHBA-së, thanë burime të paidentifikuara për Reuters. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur…

Read More

Sot në përfaqësitë diplomatike të Kosovës zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.Qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.Vetëm 19.187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike mund të votojnë sot, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit 26 nëntor-6 dhjetor.Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq temperaturat do të jenë në minus.IHK thekson se të shtunën do të mbajë vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.Ndërkaq, edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet.Temperaturat…

Read More

Në Blogun e PlayStation-it janë publikuar rezultatet e çmimeve PlayStation Blog Game of the Year për vitin 2025, të cilat u vendosën plotësisht nga lojtarët.Në votim morën pjesë pothuajse 1.5 milion përdorues, dhe votat u shpërndanë në gjithsej 19 kategori, pa ndikimin e redaktorëve apo komisioneve profesionale. Fituesi më i madh i këtyre çmimeve këtë vit është Ghost of Yōtei, i cili fitoi trofetë Platinum në kategoritë: loja më e mirë për PS5, personazhi më i mirë i ri, grafika më e mirë, drejtimi artistik më i mirë, dizajni më i mirë i audios, opsionet më të mira të aksesueshmërisë…

Read More