Author: korrektpress

Problemi me pitonët në Floridë ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas një videoje virale që u shpërnda në rrjetet sociale. Në video dallohet dashamirësi i gjarpërinjve Kev Pav (@snakeaholic) bashkë me një ekip gjuetarësh duke gjetur një piton gjigant nën degëza. Njëri prej ekspertëve e ngre gjarprin për kokë, ndërkohë që kolegët e tij vëzhgojnë me kujdes çdo lëvizje. Takimet e tilla me pitonë nuk janë të rralla në Floridë. Këta gjarpërinj janë specie invazive dhe shfaqen edhe në lagje banimi, duke bërë që banorët të thërrasin shpesh shërbimet e specializuara për t’i larguar në mënyrë të sigurt. Biologët…

Read More

Nuk pritet që Rockstar të vendosë një çmim të tepruar për Grand Theft Auto 6.Spekulimet se GTA 6 mund të bëhet loja më e shtrenjtë në histori, me një çmim që shkon deri në 100 dollarë, janë rikthyer sërish në vëmendje. Megjithatë, sipas një ish-punonjësi të Rockstar Games, një skenar i tillë është shumë pak i besueshëm.Mike York, animator që ka punuar në GTA 5 dhe GTA Online, ka deklaruar se nuk pret që Rockstar ta rrisë ndjeshëm çmimin e versionit bazë të lojës. Sipas tij, kompania nuk ka nevojë për një hap të tillë, pasi GTA 6 pritet të…

Read More

Për shkak të mjegullës këtë mëngjes, dukshmëria është zvogëluar në 50 metra në qafën malore Pletvar, dhe në 30 metra në Krushevë.Në rrugët e tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, informon Ndërmarrja Publike “Rruga e Maqedonisë”.Prandaj, ata apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata.

Read More

Jeta Dida Bujari nuk vjen në politikë nga zyrat partiake, por nga shkollat, institucionet publike dhe puna e përditshme me njerëzit. Për vite me radhë, ajo ka qenë pjesë aktive e arsimit dhe kulturës në Prishtinë, duke ndërtuar besim përmes angazhimit konkret dhe përgjegjësisë institucionale.Si gruaja më e votuar në nivel komunal në Kosovë dhe sot e renditur ndër kandidatët më të votuar në nivel qendror, mbështetja që ajo gëzon shihet si reflektim i një përfaqësimi të qëndrueshëm dhe të afërt me qytetarët.Kandidatura e saj për Kuvendin e Kosovës po perceptohet si zë i atyre që shpesh mbeten në margjina…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ishte në Has bashkë me disa nga kandidatët për deputetë.Një miliard euro për prodhimtarinë, përmes garantimit të kredive ishte zotimi i Kryeministrit nga Hasi.Kurti rikujtoi edhe një herë, se gjatë mandatit aktual, 120 mijë fermerë nga Prizreni dhe gjithë Kosova, janë përkrahur me mbi 300 milionë euro. Ai u zotua se mbështetja për bujqit dhe fermerët do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.Kurti i ftoi edhe për të votuar numrin 116, të dielën, më 28 dhjetor, për të vazhduar siç tha qeverisjen e mbarë të subjektit të Kurtit.

Read More

Komediani dhe aktori Kumail Nanjiani, i njohur për rolin e tij si Mbreti në filmin “Eternals”, foli për një nga thashethemet më të pabesueshme që kanë qarkulluar ndonjëherë në Hollywood, se ai dyshohet se ka pasur një lidhje me ish-zonjën e parë të SHBA-së, Michelle Obama.Në podkastin “So True with Caleb Hearon”, Nanjiani tregoi se si i erdhi në mendje historia dhe sa i befasuar ishte që kaq shumë njerëz, përfshirë gruan e tij Emily V. Gordon, kishin dëgjuar për të. Edhe pse ai nuk e takoi kurrë Michelle Obamën, thashethemi qarkulloi midis personazheve të famshëm për njëfarë kohe.”Isha pa…

Read More

Reprezentuesi i SHBA-së, Christian Pulisic është aktualisht futbollisti me vlerësimin mesatar më të lartë në Serie A, duke lënë pas edhe bashkëlojtarin e tij te Milani, Luka Modric.Sipas vlerësimeve mesatare të dhëna nga gazetat sportive italiane, të përmbledhura nga “Fantacalcio”, ylli i Milanit po konsiderohet lojtari më i mirë i Serie A deri në këtë fazë të sezonit.Pulisic kryeson renditjen mes futbollistëve që kanë zhvilluar të paktën 50 për qind të ndeshjeve në kampionat, një fakt që nuk shihet aspak befasues duke pasur parasysh paraqitjet e tij.Ish-lojtari i Chelseat ka realizuar shtatë gola dhe ka dhuruar dy asistime në vetëm…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janë përleshur fizikisht dy gra.Rasti ka ndodhur të premten, në ora 20:47. “Lipjan 26.12.2025-20:47. Raportohet se në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janë përleshur fizikisht dy të dyshuara femra kosovare”, thuhet në raport.Të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read More

Të dielën, më 28 dhjetor qytetarët e Kosovës do të t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare. Kjo do të jetë hera e katërt që brenda këtij viti qytetarët i drejtohen kutive të votimit, më 9 shkurt në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale më 12 tetor, balotazhi më pas dhe këtë herë sërish për zgjedhjet parlamentare, më 28 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit erdhën pasi Kuvendi i Kosovës u shpërbë në pamundësi për të krijuar qeverinë. E ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me të dhëna zyrtare për procesin zgjedhor të 28 dhjetorit. 2,076,290 persona…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të grabitjes në rrugën Çagllavicë-Llapnasellë. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash. “Rr. Çagllavicë-Llapnasellë 26.12.2025-05:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës-recepsionist, ka shkuar një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash”, thuhet në raport.I dyshuari…

Read More