Author: korrektpress

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.Krasniqi ka rrëfyer në detaje rrugëtimin e tij në futboll, duke nisur nga vendimi i guximshëm për të shkuar në prova te Shkëndija si 15-vjeçar, një hap që fillimisht dukej i zakonshëm, por që shumë shpejt u shndërrua në një mundësi serioze për karrierën e tij. Ai u ndal edhe te takimi i parë me trajnerin Bylbyl Sokoli në Ferizaj, një moment që, sipas tij, i dha besim dhe shtysë për…

Read More

Dronët ukrainas kryen një sulm të koordinuar ndaj disa objektivave ushtarake ruse në territoret e okupuar të rajonit të Donetskut dhe në Krim, njoftuan Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Sistemeve të Papilotuar (SBS) të ushtrisë ukrainase.Operacioni, i udhëhequr nga operatorët e dronëve të SBS-së, kishte për qëllim dobësimin e kapaciteteve komanduese, logjistike dhe të spiunazhit të Rusisë në disa lokacione kyçe.Sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm, forcat mbrojtëse ukrainase goditën në orët e hershme të mëngjesit disa njësi logjistike dhe speciale ruse. Forcat e Sistemeve të Papilotuar publikuan një video që tregon sulmet, duke njoftuar se ato u kryen…

Read More

Barcelona po shkon drejt një situate të ndërlikuar në portë, pavarësisht faktit se ky repart konsiderohet si një nga më të mbuluarit në skuadër, raporton “Diario Sport”.Transferimi i Joan Garcia ka siguruar të ardhmen, por rikthimet e shumta nga huazimet pritet të detyrojnë klubin të marrë vendime të vështira në fund të sezonit.Garcia, i cili ka kontratë deri në vitin 2031, konsiderohet qartazi si portieri numër një i së ardhmes së Barcelonës. Brenda klubit pritet që ai ta mbajë këtë rol për shumë vite, duke qenë i vetmi portier me vend të garantuar titullari.Në anën tjetër, Marc-Andre ter Stegen, i…

Read More

Nga: Mujë BuçpapajNë historinë e letërsisë, titulli Poet Laureat nuk ka qenë kurrë një dekor ceremonial, por një akt simbolik i konsolidimit të një hierarkie estetike. Që nga Ben Jonsoni i vitit 1616 në Angli, deri te modeli amerikan ku presidenti vepron mbi rekomandimin e Bibliotekës së Kongresit, poeti laureat ka qenë gjithnjë një figurë që përfaqëson jo vetëm lirinë krijuese, por edhe një standard të njohur estetik, etik, kulturor dhe kombëtar. Në Shqipëri, kjo praktikë është ende e brishtë, e pakonsoliduar dhe fatkeqësisht e ekspozuar ndaj ngatërrimit të vlerës estetike me zhurmën publike, të guximit poetik me provokimin banal,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme, pasi gazetari Elton Tozaj është dhunuar brutalisht në autostradën Tiranë–Durrës.Vetë Tozaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet me shenja të dukshme dhune në fytyrë, pas goditjeve të marra. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa shqetësimi është rritur pas njoftimit të familjes për gjendjen e tij shëndetësore.Sipas familjarëve, gazetari ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar dhe po merr trajtim intensiv mjekësor. Situata konsiderohet delikate, pasi Tozaj po lufton për të mos humbur shikimin, çka e bën këtë ngjarje…

Read More

Aleanca për Shqiptarët do të mbajë sot mbledhjen e Kuvendit të partisë.Para mbledhjes, Ziadin Sela tha se do të diskutohet për rezultatet e zgjedhjeve lokale si dhe për mbajtjen Kongresit të partisë.Sela tha se sipas të gjitha gjasave, do të caktohet që kongresi të mbahet në fund të prillit ose enë fillim të majit. Ndër tjerash, kryetari i ASH-së, tha se do të diskutohet edhe për situatën politike në vend.

Read More

Ndryshe nga vidat tradicionale me kryq, të hapura ose gjashtëkëndëshe, koka e kësaj vide ka formë klasike rrethore me logon e BMW-së, me gropa dhe skaje. Dizajni nuk është vetëm estetik; qëllimi kryesor është të parandalojë riparime jashtë serviseve të autorizuara. Dokumenti i patentës sqaron qartë se kjo strukturë e veçantë e gropave pengon përdorimin e mjeteve të zakonshme universale për të liruar ose shtrënguar vidat. Kjo do të thotë se as pronarët e veturave nuk do të mund të punonin vetë mbi automjetet, dhe as punishtet e pavarura nuk do të mund të trajtonin këto vida pa mjetin specifik…

Read More

Psikologët shpjegojnë cilat zakone të fëmijërisë përcaktojnë suksesin emocional dhe shoqëror në të rriturTë gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë të sjellshëm, empatikë dhe plot respekt, por shpesh përballen me presion të madh shoqëror dhe stereotipe se çfarë do të thotë të jesh një “prind i mirë”.Ky presion mund të krijojë një rreth vicioz, ku edhe fëmijët fillojnë të ndihen sikur nuk janë mjaftueshëm të mirë. Megjithatë, ekzistojnë tregues të qartë që dëshmojnë se keni bërë një punë të shkëlqyer si prind dhe ata pasqyrohen në zakonet që fëmijët tuaj i mbartin me vete edhe në moshën…

Read More

Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.“Qytetarët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 1-2.Nottingham faktkikisht e nisi më mirë, për të rrezikuar me Callum Hudson-Odoi, por nuk e konkretizoi.Ishte mesfushori Tijjani Reijnders që e zhbllokoi rezultatin pas një asistimi fantastik të Rayan Cherkit (48’).Sidoqoftë, i menjëhershëm ishte reagimi i vendasve që e barazuan rezultatin falë Omari Hutichnson që e konkretizoi një pasim nga harkimi (54’).Pavarësisht që u ndjenë në presion, City nuk gaboi për ta rikthyer epërsinë dhe njëkohësisht vulosur fitoren falë…

Read More

Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në Fllakë, Durrës, në një zonë të vjetër parkimi autobusësh, ku disa mjete të amortizuara dhe të papërdorura kanë marrë flakë.Sipas burimeve në terren, autobusët kanë qenë të parkuar prej kohësh dhe ndodhen pranë zonës së Fllakës, raporton euronews.alNë vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse për të monitoruar situatën. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Read More