- Nëna e regjistroi në shkollë në moshën 3-vjeçare dhe e quajti gjeni, drejtori tha se ka probleme mendore – sot e njeh gjithë bota
- Pse disa njerëz bien pa ndjenja kur shohin gjak? Ja çfarë po ndodh në trupin tuaj
- Sa kohë mund të zgjasin rezervat e naftës së BE-së?
- Arrestohet një shtetas serb në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policit
- Joao Cancelo e fton yllin e Man Cityt të transferohet te Barcelona
- Franca i dorëzon ushtrisë libaneze 39 automjete të blinduara
- Zgjedhja e presidentit, LDK konfirmon se Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën
- Specialja vlerëson pronat e krerëve të UÇK-së, reagon ashpër OVL-ja
Author: korrektpress
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.Albin Krasniqi ka rikujtuar me shumë emocion fillimet e tij në futbollin profesionist dhe mënyrën se si, pothuajse rastësisht, u gjend në provë te Shkëndija e Tetovës si adoleshent, një hap që më pas do t’i ndryshonte rrjedhën e karrierës.“E kam një njeri të familjes, shkojë në Tetovë shpesh edhe shkojë te ai edhe ai ma bën kështu kështu janë do prova nëse je në pushim, nëse nuk je duke bërë…
Në prag të përmbylljes së fushatës zyrtare zgjedhore, Demokracia në Veprim (DnV) ka prezantuar një vlerësim analitik me gjetjet kryesore nga vëzhgimi i fushatës, me qëllim ofrimin e një pasqyre reale mbi zhvillimet në terren, mesazhet e komunikuara dhe nivelin e gjithëpërfshirjes së procesit për qytetarët.Drejtuesi i DnV-së, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se fushata zgjedhore, në përgjithësi, është zhvilluar në një ambient të qetë dhe pa incidente serioze të sigurisë. Sipas tij, ka pasur konkurrencë aktive politike, aktivitete të rregullta dhe pjesëmarrje qytetare në të gjithë vendin, por vëzhgimi ka evidentuar edhe disa prirje dhe sfida që kanë ndikuar drejtpërdrejt…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk do të njohë asnjë lëshim territorial apo kontroll rus mbi Centralin Bërthamor të Zaporizhzhya (ZNPP).Duke folur gjatë një konference për shtyp online, Zelensky tha gjithashtu se do të vizitojë Kanadanë gjatë rrugës për në SHBA .“Aktualisht jemi në një aeroplan për në Florida, SHBA. Gjatë rrugës, do të ndalojmë në Kanada”, tha Zelensky.Lideri ukrainas konfirmoi një takim me kryeministrin kanadez Mark Carney.“Unë dhe ai planifikojmë të komunikojmë në internet me udhëheqësit evropianë, të diskutojmë të gjitha çështjet, të ndajmë detajet…
Bedri Hamza në tubimin përmbyllës ka thënë se Kosova ka kaluar shumë. Por, sipas tij, gjithmonë kemi ditur të bëhemi bashkë kur ka qenë më së vështiri.“Sot, sfida jonë nuk është më mbijetesa, por drejtimi. Drejtimi kah do të shkojmë si shtet, si shoqëri. E para që duhet të bëjmë është ta themi edhe një herë se pa unitet nuk ka stabilitet. E pa stabilitet nuk ka qeverisje të mirë. Ndërsa, pa qeverisje të mirë, nuk ka paga më të larta, as çmime më të ulëta, as siguri për familjet tona. Prandaj këto zgjedhje duhet t’i shërbejnë bashkimit tonë rreth…
Separatistët kryesorë jugorë të Jemenit kanë akuzuar Arabinë Saudite për nisjen e sulmeve ajrore kundër pozicioneve të tyre në provincën Hadramout, duke shënuar një përshkallëzim të mprehtë të tensioneve të fundit midis grupit dhe fqinjit të tij verior.Këshilli Kalimtar Jugor (STC) tha se aeroplanët luftarakë sauditë goditën forcat e Elitës Hadhrami dy herë në zonën Wadi Nahb.Megjithatë, Arabia Saudite nuk ka konfirmuar kryerjen e ndonjë sulmi, shkruan Al Jazeera.Nuk pati raportime për viktima, por pamjet e shpërndara në internet treguan re tymi që ngriheshin pranë Wadi Nahb në një zonë shkretëtire, duke konfirmuar se kishin ndodhur shpërthime.Sulmet vijnë një ditë…
Në një kohë kur politika shpesh prodhon figura të shkëputura nga realiteti i përditshëm, profili i Jeta Dida Bujarit theksohet për një arsye thelbësore: ajo vjen nga arsimi. Jo vetëm si profesion, por si trashëgimi familjare, si kulturë pune dhe si përgjegjësi e trashëguar brez pas brezi.Jeta Dida Bujari është brezi i tretë i mësimdhënësve në familjen e saj. Ky fakt nuk është thjesht fakt biografik e trivial, por nënvizon bazën mbi të cilën është ndërtuar formimi i saj profesional, etik dhe publik. Në familjen Dida, arsimi nuk ka qenë kurrë vetëm punë, por mision.Gjyshi i saj, Sedat Dida, dhe…
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të pestë të Aleancës për Shqiptarët, u miratua vendimi për thirjen e Kongresit të rregullt të partisë i cilit pritet të mbahet në gjysmën e parë të vitit të ardhëshëm 2026”, thuhet në komunikatën për media të Aleancës për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën.Në mbledhjene sotme të Kuvendit të partisë u formua edhe komisoni për organizimin e Kongresit me udhëheqëse, deçuteten Ilire Dauti. ASH njfton poashtu se deri në mbajtjen e kongresit do të bëjë ristruktimin e degëve dhe nëndegëve dhe organeve tjera partiake.”Në mbledhjen e sotme u prezentua edhe raporti për zgjedhjet e…
Kandidati i Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është digjitale, duke theksuar rolin kyç të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në zhvillimin e vendit.Gjatë një diskutimi të mbajtur sot në DeepSpace Prishtinë, Abdixhiku tha se teknologjia përfaqëson një mundësi reale për Kosovën që të bëjë një kapërcim të madh zhvillimor dhe të zërë hapin me vendet evropiane.Ai theksoi se në botën digjitale koha përshpejtohet dhe se një brez i ri, i vendosur dhe i pajisur me dije moderne, mund të sjellë ndryshim të madh për vendin. Sipas tij, rinia dhe njohuritë e…
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka nisur fjalimin e tij në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të PDK-së.“Është kënaqësi që sonte po takohemi edhe një herë. Që po bëhemi bashkë edhe një herë, në fund të kësaj fushate të mrekullueshme. Të kësaj fushate plot entuziazëm dhe energji. Të kësaj fushate plot ide për zhvillim, për punë e angazhim, për të bërë Kosovën vend më të mirë. Një Kosovë çfare e meritojmë të gjithë ne. Sonte nuk jemi mbledhur vetëm për ta përmbyllur fushatën tonë, por edhe për ta hapur një kapitull të ri për Kosovën. Një kapitull të…
Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Brightonit në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe që në minutën e katërt, Bukayo Saka u shfaq rrezikshëm, duke depërtuar në mbrojtjen e Brightonit dhe u përball me portierin Bart Verbruggen, por goditja e tij u ndal nga holandezi.Dominimi i Arsenalit u konkretizua në minutën e 14-të, kur Bukayo Saka asistoi për Martin Odegaard, i cili nga skaji i zonës realizoi saktë për epërsinë prej 1-0.Brighton reagoi pas golit dhe pati një moment të artë në minutën e 64-të, kur Yasin Ayari…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari