Author: korrektpress

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë, të dielën më 28.12.2025. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Elezi më 27.12.2025.

Read More

Bedri Hamza ka thënë se fushatën nuk e ka bërë nga zyra. Ai ka thënë se atë e ka bërë në rrugë, në shtëpi, në fabrika, në tregje, në fshatra e qytete.“Kam dëgjuar shpresë. Por kam dëgjuar edhe zhgënjime. Mbi të gjitha, kam dëgjuar një kërkesë të qartë: “Mos na lini vetëm. Fitoni dhe bëjeni ndryshimin”. Sonte dua t’ua tregoj këtë rrugëtim. Jo për mua. Por, për qytetarët e Kosovës. Ju ftoj ta ndiqni një rekapitulim të këtij rrugëtimi që e kemi bërë bashkë këtë muaj”, ka thënë Hamza, ku më pas është transmetuar edhe një video e fushatës së…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Halifax, Nova Scotia, për bisedime me kryeministrin kanadez Mark Carney.Dyshja do të diskutojë luftën në Ukrainë dhe më vonë do të zhvillojë një telefonatë me disa nga aleatët kryesorë të Ukrainës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.Pas telefonatës, Zelensky do të shkojë në Florida, ku do të takohet me Donald Trumpin nesër.Carney falënderoi Zelenskyin për takimin me të në Kanada në “këtë moment vendimtar në procesin e paqes”.”Ne kemi kushtet, mundësinë, për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.Por ai shton se kjo kërkon një “Rusi të gatshme”, të cilën…

Read More

Periudha e festave të fundvitit gjen shumë turistë të huaj në Shqipëri për të festuar.“Kemi disa tregje tradicionale, besnike, tregu i Kosovës, bullgar, maqedonas dhe kohët e fundit dhe ai Italian. Këto janë tregje që ka kërkesa dhe rezervime për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, por sidomos për Vitin e Ri. Kjo është periudhë dimri dhe nuk krahasohet me verën. Në këtë periudhë vijnë për 3-4 ditë, deri në 5 netë, kryesisht për Vitin e Ri. Ka Tirana që tashmë është bërë destinacion gjithëvjetor, Durrësi që zgjidhet për hotelet e mëdha, ka Vlora, Saranda, Shkodra, por edhe destinacionet malore si…

Read More

Banorët e Big Brother VIP Kosova përjetuan një sfidë mjaft interesante gjatë edicionit të katërt të spektaklit, por që nuk ishte e panjohur për publikun. Ata morën pjesë në sfidën e njohur të biskotave nga Squid Game, ku duhet të tregojnë durim dhe precizion.Rregulli kryesor ishte i rreptë: banorëve u lejohej të përdornin vetëm gjilpërën dhe gjuhën, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë dhe të tensionuar. BBVK/InstagramReagimet e tyre gjatë tentativave për të nxjerrë formën e duhur të biskotës tërhoqën vëmendjen e publikut dhe sollën momente të shumta të qeshura, por edhe frikë të lehtë nga gabimet.Kjo sfidë…

Read More

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, ka lëshuar akuza në adresë të kundërkandidatit të tij, Valbon Limani, për keqpërdorim tenderësh, derisa Limani ishte ushtrues detyre i kryetarit të Gostivarit. Sipas Bejtës, bëhet fjalë për tender për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve në vlerë prej 700 mijë eurosh, për të cilin janë paguar mjete edhe pse nuk janë kryer punime.“Rehabilitimi dhe rindërtimi i rrugëve lokale dhe rrugëve në komunë. Tenderi ka qenë 700 mijë euro, asnjëherë nuk është bërë as rindërtimi, as rehabilitimi i ndonjë rruge, qoftë në fshat, qoftë në qytet. Është nënshkruar nga Valbon Limani”,…

Read More

Komiteti Teknik i Gjyqtarwve (CTA) ka pranuar zyrtarisht 10 gabime tw gjyqtarwve këtë sezon, pas shqyrtimit të 51 incidenteve përmes platformës audiovizive të RFEF.Vendimet e analizuar u përzgjodhën nga një panel këshillues që përfshinte Jose Luis Oltra, Jose Ramon Sandoval, Jose Luis Sanchez Vera dhe Fernando Morientes, ndërsa verdikti i CTA-së trajtohet si përfundimtar.Atletico Madrid rezultoi të jetë ekipi më i prekur, me një gabim të pranuar në pozicionin jashtë loje të Giuliano ndaj Alavés.Rayo Vallecano, me dy veprime kundër tyre (nga Batalla dhe Alemao, të mbajtura disa sekonda në favor të Alavres), kryeson listën e ekipeve më të prekura,…

Read More

Xhavit Haliti, kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, në listën e PDK-së, ka thënë se Albin Kurti e ka dëmtuar Kosovës, me ftohjen e raporteve me miqtë ndërkombëtarë, me të cilët UÇK-ja e bëri luftën çlirimtare. “UÇK-ja e bëri luftën bashkë me amerikanët dhe evropianët. Bashkë e ndërtuam edhe shtetin e Kosovës. Albin Kurti i dëmtoi raportet me miqtë ndërkombëtarë. E dëmtoi rëndë Kosovën”, ka shkruar Haliti në rrjetet sociale. Haliti ka vlerësuar se Kosovës i duhen miq të fortë ndërkombëtarë dhe qeverisje e përgjegjshme në krye me Bedri Hamzën kryeministër.

Read More

Opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi, ka dhënë një sqarim për ndjekësit e saj lidhur me televotimet dhe dyshimet që shpesh shfaqen rreth tyre.Ajo theksoi se edhe pse nuk është pjesë e produksionit, ka një pamje të qartë nga brenda formatit.Nëpërmjet një InstaStory ajo tha: “Edhe unë dikur i kam pasur dyshimet e mia për televotim, por tash duke qenë pjesë e këtij formati edhe pse nuk jam pjesë e produksionit jam thjesht opinioniste, po ju tregoj shumë sinqerisht se me atë që kam parë, me televotimet, janë shumë reale”, tha Leonora. Leonora Jakupi/InstaStoryKëngëtarja…

Read More

Përballja e fundjavës së ardhshme në La Liga mes Espanyolit dhe Barcelonës në stadiumin RCDE pritet të jetë tejet e zjarrtë, me dy rivalët e qytetit që përballen për herë të parë këtë sezon.Tensioni do të jetë edhe më i madh për shkak të rikthimit të Joan Garcias në ish-klubin e tij, për herë të parë që nga transferimi i tij veror te Barcelona. Kalimi i portierit te rivalët katalanas u kritikua ashpër nga shumë figura të lidhura me Espanyolin, ndërsa tifozët e klubit pritet ta konsiderojnë atë si “armikun numër një” në ndeshjen e së shtunës së ardhshme.Në pritje…

Read More