Author: korrektpress

Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputetja e Kuvendit, Monika Zajkova, reagoi ashpër ndaj mënyrës se si po miratohet Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, duke paralajmëruar se reformat “e përshpejtuara” nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor.Sipas Zajkovës, ligji i propozuar nuk sjell përparim të vërtetë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pasi vendimi përfundimtar i takon përsëri Komisionit Parlamentar të Përzgjedhjes dhe Emërimeve.“Nuk ka listë renditjeje, por vetëm një listë kandidatësh. Kjo do të thotë që Komisioni mund të vendosë lirisht se cili kandidat do të zgjidhet, pa kritere dhe rend të qartë. Pra,…

Read More

Një kompani japoneze, Car Mate, do të prezantojë në SHBA një “foli” për pasqyrat anësore të makinave, gjatë panairit CES në janar. Produkti, i quajtur Zero Wiper Film-Type Side Mirror, u shfaq fillimisht në Japan Mobility Show 2023 dhe premton dukshmëri më të mirë në kushte shiu. Ai ngjitet direkt mbi pasqyrë dhe bën që pika­t e ujit të rrëshqasin pa u kapur në sipërfaqe. Ai është i përshtatshëm për shumicën e pasqyrave moderne, edhe pse nuk mbulon skajet e jashtme, duke lënë një brez të vogël të dukshëm. – YouTube www.youtube.com Car Mate pretendon se produkti mund të zgjasë…

Read More

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën e Veteranit theksoi se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë.E para e shtetit theksoi se në Ditën e Veteranit të UÇK-së, përulen me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.“Sot, në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr. Ata u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët.Veteranët e UÇK-së…

Read More

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur që janë raportuar ditët e fundit në Fushë Kosovë.Sipas policisë, rasti i parë është raportuar më 26 dhjetor 2025, rreth orës 22:00, në rrugën Kadri Minushi, ku ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e kunatit të tij ka dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj.Ndërkaq, rasti i dytë është raportuar më 29 dhjetor 2025, ndërsa zhdukja ka ndodhur më 27 dhjetor 2025, rreth orës 12:00, në rrugën Bedri Pejani. Ankuesi ka deklaruar se djali i tij i mitur ka dalë…

Read More

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ardit Stafajt dhe Fjolla Morinës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.Si rezultat i publikimit të klipit me përplasjet mes këtyre dy banorëve, që ishin miq edhe jashtë shtëpisë më të madhe në vend, për një moment ndodhi e papritura.Arditi, i nxehur me situatën, i dha fund miqësisë me Fjollën. Foto: YouTubeE këngëtarja nga ana tjetër tha se bashkë do kishin bërë një lojë shumë të bukur.Artistja shqiptare pati inat me të për faktin se kishte biseduar me të tjerët për periudhën e vështirë të saj.E njëjta para pak…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesimin e rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga KQZ, pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 49.34 për qind të votave, apo 433,394 vota.Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 20.98 për qind, përkatësisht 184,318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.57 për qind, apo 119,201 vota.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.66 për qind të votave, me 49,698 vota, ndërsa Lista…

Read More

Një person është arrestuar nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë së huaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen Podujevë-Prishtinë i cili i kishte rënë një viktime mashkull kosovar. Në portofol, sipas deklarimit, ndodheshin rreth 800 euro para të gatshme dhe dokumente personale.Policia bën të ditur se i dyshuari nuk e ka raportuar gjetjen e portofolit në institucionet përkatëse dhe dyshohet se ka mbajtur një pjesë të parave. Pas identifikimit, ai është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.Viktimës i është…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me intervale të herëpashershme me diell.IHK njofton se vranësirat vende-vende do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë net dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.Për të martën, IHK ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të jenë -8 deri -4 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 1-3°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/

Read More

Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike nuk mund të shmangej, thotë kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimoski, në një intervistë për “360 Gradë”.Sipas Bislimoski-t, duhet të tregohet mirëkuptim për “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) sepse kompania shtetërore, siç thotë ai, duhet të qëndrojë në këmbë të shëndosha. Nga janari do të shtrenjtohet energjia elektrike në Maqedoni “Në atë pjesë ku rregullojmë çmimet, në pjesën e tarifave të rrjetit, ulëm çmimin për transmetim dhe shpërndarje dhe në tërësi e ulëm me 5 përqind sepse kishte hapësirë për ta ulur. Ulëm edhe çmimin e MEPSO-s, ulëm edhe…

Read More