KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zajkova: Reformat “e përshpejtuara” nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor

Zajkova: Reformat “e përshpejtuara” nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor

Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputetja e Kuvendit, Monika Zajkova, reagoi ashpër ndaj mënyrës se si po miratohet Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, duke paralajmëruar se reformat “e përshpejtuara” nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor.

Sipas Zajkovës, ligji i propozuar nuk sjell përparim të vërtetë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pasi vendimi përfundimtar i takon përsëri Komisionit Parlamentar të Përzgjedhjes dhe Emërimeve.

“Nuk ka listë renditjeje, por vetëm një listë kandidatësh. Kjo do të thotë që Komisioni mund të vendosë lirisht se cili kandidat do të zgjidhet, pa kritere dhe rend të qartë. Pra, i 15-ti në listë mund të bëhet i pari”, paralajmëroi Zajkova.

Ajo kujtoi se, sipas rekomandimeve të misionit të vlerësimit, është e nevojshme të krijohet një këshill i posaçëm i apelimeve që do të vendosë për ankesat në procesin e përzgjedhjes, diçka që edhe një herë injorohet nga ky ligj.

Edhe pse Ministria e Drejtësisë pretendon se ligji shtrëngon kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve, Zajkova theksoi se problemi kryesor mbetet, ndikimi politik në gjyqësor./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.