Author: korrektpress

Sot, më 22 mars, shënohet Dita Botërore e Ujit, një ditë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë jetike të ujit dhe nevojën për menaxhim të qëndrueshëm të tij.Uji, si një nga burimet më të çmuara për jetën, vazhdon të jetë i paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë botërore. Sipas statistikave, çdo ditë një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë vetëm për tualet, ndërkohë që një në gjashtë njerëz në botë nuk ka qasje në 20 deri në 50 litra ujë të freskët për pije. Pasojat e mungesës së ujit vazhdojnë të jenë tragjike, duke përfshirë edhe…

Read More

Sot (e diele) do të zhvillohen edhe tre përballje shumë interesante në kuadër të Superligës së Kosovës.Vëmendja pa asnjë diskutim do të jetë në derbin lokal mes Gjilanit dhe Dritës, që zhvillohet në stadiumin e qytetit. Të dy skuadrat kanë ambicie tani të njëjtë andaj kërkohen pikët e plota.Drita me një fitore do të merrte kreun dhe të shkëputej plus tre ndërsa “Skifterët” do të hynin në garë për titullin kampion.Në anën tjetër, Malisheva gjithashtu e pret Llapin. Vendasit po synojnë Evropën andaj fitorja është e nevojitshme, derisa te skuadra e Tahir Batatinës duan t’i ikin rënies.Në sfidën e fundit,…

Read More

Disa ishuj të vegjël në Gjirin Persik mund të fitojnë papritur rëndësi nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të rrisin presionin mbi regjimin iranian duke përfshirë forca tokësore.Tre kontingjente të Marinës Amerikane janë dërguar drejt rajonit, por presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk ka dhënë asnjë shenjë se po shqyrton pushtimin e ndonjë territori iranian. Trump u tha gazetarëve të enjten se “nuk do të vendoste trupa askund”, por shtoi: “Nëse do ta bëja, sigurisht që nuk do t’ju tregoja”.Disa nga ishujt mbajnë një pozicion komandues pranë rrugëve detare, dhe njëri në veçanti – Ishulli Kharg – është me rëndësi kritike…

Read More

Dita e diel do të karakterizohet me mot të vranët, i shoqëruar me intervale të herëpashershme me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, duke sjellë mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës pritet një rritje e lehtë e temperaturave.Vlerat maksimale do të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius, duke krijuar kushte relativisht të freskëta, por të qëndrueshme për këtë periudhë.Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me intensitet të lehtë deri mesatar. /Telegrafi/

Read More

Trafiku i botëve në internet do të tejkalojë aktivitetin e njerëzve deri në vitin 2027, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë teknologjike Cloudflare, Matthew Prince, në një konferencë në Austin, SHBA.Ai tha se zgjerimi i inteligjencës artificiale do të shkaktojë një pikë kthese historike në strukturën e trafikut në internet. Sipas parashikimeve të tij, gjatë viteve të ardhshme, sasia e të dhënave që gjenerojnë agjentët e AI-së dhe botët do të tejkalojë aktivitetin total të përdoruesve njerëzorë në rrjet.Prince shpjegoi se inteligjenca artificiale që krijon përmbajtje kërkon ndërveprime shumë më të mëdha me faqet në internet: një njeri zakonisht viziton…

Read More

Këngëtari Artan Kola është eliminuar të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në edicionin e pestë të spektaklit. Artisti nuk arriti të shpëtojë nga televotimi javor, ku përballë tij në nominim ishin edhe Rogert Hysa, Selin Bollati, Stenaldo Hoxha dhe Nikol Doda.Pas mbylljes së votimit të publikut, emri i Artan Kolës u shpall si më pak i votuari, duke bërë që ai të largohej nga gara. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)Eliminimi i tij erdhi pas një jave me dinamika dhe diskutime…

Read More

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar pasagjerët dhe stafin.Alarme të ngjashme për bombë janë regjistruar edhe më parë në këtë aeroport, të cilat kanë rezultuar të rreme, duke mos shkaktuar incidente. /Telegrafi/

Read More

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), Admirali Brad Cooper, tha se operacioni i Pentagonit në Iran ka goditur më shumë se 8,000 objektiva që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Në përditësimin e tij, të postuar në X, Cooper tha se fushata ka dobësuar aftësitë luftarake të Iranit dhe ka paralizuar forcat e tij detare. Ai shtoi se sulmet kanë synuar me sukses vendet e raketave iraniane dhe dronët sulmues.“Marina e tyre nuk po lundron, luftëtarët e tyre taktikë nuk po fluturojnë dhe kanë humbur aftësinë për të lëshuar raketa dhe dronë me ritmet e larta të…

Read More

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar me përfaqësuesit e portierit të Real Sociedadit, Alex Remiro, për të eksploruar një transferim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror, raporton SPORT.Pavarësisht ardhjes së Joan Garcia verën e kaluar, Barcelona mbetet e hapur për të shtuar një portier rezervë.Remiro, është aktualisht titullar i padiskutueshëm te Real Sociedadi dhe ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh, megjithatë këtë verë do të hyjë në vitin e fundit të kontratës, gjë që mund të ulë çmimin e transferimit. Nëse transferohet, Remiro do të shërbente si rezervë e Garcias, duke i dhënë pushim 24-vjeçarit kur të…

Read More

Pasi kanë agjëruar për 30 ditë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festuar ditën e Fiter Bajramit, shumë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme të Shqipërisë për të kaluar fundjavën.Një pjesë prej tyre, si në mënyrë të organizuar ashtu edhe individuale, janë nisur drejt qyteteve bregdetare.Në fakt, jo vetëm përfundimi i muajit të Ramazanit, por edhe përmirësimi i dukshëm i kushteve të motit gjatë kësaj të shtune, krahasuar me dy ditë më parë, ka shtuar lëvizjet në pikat kufitare Shqipëri–Kosovë.Për një grup të rinjsh nga Prishtina, Tirana është qyteti që ofron më shumë mundësi…

Read More