Author: korrektpress

Uji dhe sfungjeri mund ta kthejnë pluhurin në një shtresë gri që përhapet në gjithë rrjetën – rendi i duhur i pastrimit e bën punën shumë më të lehtëKur rrezet e diellit bien drejtpërdrejt mbi dritare, rrjeta kundër insekteve papritur zbulon gjithçka që nuk është vënë re prej ditësh: pluhur, polen, grimca të imëta dhe papastërti të ngulitura në rrjetë.Reagimi i parë i shumë njerëzve është pothuajse gjithmonë i njëjtë: sfungjer, ujë, pak detergjent dhe fërkim.Por pikërisht këtu mund të fillojë problemi.Kur pluhurin e thatë e lagni menjëherë, ai mund të shndërrohet në një shtresë gri që përhapet mbi rrjetë…

Read More

UBT forcon edhe më tej pozitën ndërkombëtare në sport dhe shëndetësi. Instituti i Mjekësisë Sportive në UBT është pranuar zyrtarisht nga Federata Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (FIMS) si Collaborating Centre of Sports Medicine, duke e bërë pjesë të rrjetit global të institucioneve të specializuara në këtë fushë.Kjo njohje i hap UBT-së mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar, kërkim shkencor, shkëmbim të përvojave dhe zhvillim profesional, duke sjellë më afër Kosovës ekspertizën dhe praktikat bashkëkohore të mjekësisë sportive.Përfshirja në rrjetin e FIMS është pjesë e vizionit të UBT-së për të ndërtuar një ekosistem ku sporti, shëndetësia, edukimi dhe shkenca janë të…

Read More

Neda Balluku ka bërë një rrëfim të sinqertë në Instagram, ku ka folur hapur për martesën, jetën familjare dhe imazhin që kishte krijuar ndër vite në publik. Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 4 pranon se për një kohë të gjatë ka përcjellë një perceptim për marrëdhënien e saj që nuk përputhej me realitetin.Në postimin e gjatë, Neda kërkon ndjesë për këtë dhe shpjegon se pas shumë vitesh reflektimi ka kuptuar se ajo që u tregonte të tjerëve ishte edhe një dëshirë e saj për të besuar se familja që kishte ëndërruar ishte ende ashtu siç e kishte imagjinuar. View…

Read More

Një dokumentar i ri që sjell pamje ekskluzive nga prapaskenat do t’u japë tifozëve një pasqyrë të largimit emocional të Kevin De Bruynes nga Manchester City, gjatë sezonit të parafundit të Pep Guardiolës në krye të skuadrës.De Bruyne njoftoi në prill të vitit të kaluar se do të largohej nga City në fund të sezonit 2024/25, pas 10 vitesh të mbushura me trofe.Mesfushori belg, i cili fitoi gjashtë tituj të Ligës Premier me “Qytetarët”, si dhe pesë Kupa të Ligës, dy FA Cup dhe një Ligë të Kampionëve, e kishte kontratën në përfundim atë verë dhe më pas iu bashkua…

Read More

Sot dhe nesër është afati i parë për aplikim për studime të vitit të parë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në 23 fakultete në universitetin më të vjetër dhe më të madh në vend gjithsej ka 8.851 vende të lira për studentët e vitit të parë në vitin akademik 2026/2027 i cili do të fillojë më 1 tetor.Sipas Konkursit të USHKM-së, nga numri i përgjithshëm i vendeve të lira, 4.395 janë për studentë për kuotën shtetërore (studentë të rregullt që financohen nga buxheti i shtetit), 3.621 për studentë të rregullt që paguajnë tarifa shkollimi, pra bashkëfinancojnë studimet…

Read More

Vetëm një përgjigje është e saktë – rregulli që shumë e harrojnë mund të jetë vendimtar për të paralajmëruar shoferët që vijnë nga prapaPyetjet nga testet e patentë-shoferit shpesh i ngatërrojnë edhe drejtuesit me përvojë. Kjo situatë, e marrë nga një test përgatitor i autoshkollës, mund t’ju tregojë nëse sot do ta kalonit provimin teorik apo do t’ju duhej t’u riktheheshit mësimeve.Të ulesh çdo ditë pas timonit sjell përgjegjësi të madhe, por, të jemi të sinqertë, sa prej nesh i kujtojnë ende të gjitha ato rregulla të vogla që i kemi mësuar përmendësh vite apo dekada më parë?Me kalimin e…

Read More

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit me inicialet M.D., i cili është shpallur fajtor për tri vepra penale: “Dhuna në familje”, “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtarja Blerina Kurtaj i ka shqiptuar M.D. dënim unik prej 1 viti e 3 muaj burgim, si dhe 500 euro gjobë.Në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 17 shkurti 2026.Sipas rastit të trajtuar nga gjykata, M.D. akuzohej se kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, R.D., në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Novosellë…

Read More

Sulmuesi kosovar Muhamet Hyseni ka bërë një tjetër hap në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra rumune Farul Constanta.Klubi rumun ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me klubin danez AC Horsens për transferimin e Hysenit. Sulmuesi tashmë ka kryer edhe testet mjekësore dhe i është bashkuar skuadrës së drejtuar nga trajneri Ioan Ovidiu Sabau.Hyseni, i lindur më 6 shkurt 2001 në Podujevë, vjen pas një sezoni në futbollin kosovar, ku ishte pjesë e Llapit.Në 32 paraqitje me klubin nga Podujeva, 25-vjeçari realizoi 12 gola dhe tri asistime, duke vazhduar të jetë një prej sulmuesve më produktivë të futbollit…

Read More

Organizata “Ec Ma Ndryshe” ka kërkuar angazhim më të madh institucional dhe qytetar për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e aseteve të trashëgimisë kulturore në Prizren.Përmes një postimi në Facebook, organizata ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen aktuale të çezmës së Shatërvanit dhe gjashtë çezmeve në Marash, duke vlerësuar se ato kanë nevojë për mirëmbajtje të rregullt.“Gjendja aktuale e çezmës së Shatërvanit dhe e gjashtë çezmeve në Marash dëshmon nevojën për mirëmbajtje më të rregullt dhe të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse, por edhe vetë komuniteti”, thuhet në reagimin e organizatës.Sipas “Ec Ma Ndryshe”, çezma e Shatërvanit është monument i mbrojtur i trashëgimisë…

Read More

Cruz Beckham dhe e dashura e tij, Jackie Apostel, po shijojnë disa ditë pushimi në Itali, teksa çifti u fotografua duke kaluar kohë së bashku në Bregun e Amalfit.Muzikanti 21-vjeçar dhe këngëtarja 30-vjeçare u panë në një hotel luksoz, duke marrë rreze dielli pranë pishinës. Në një moment, Cruz i dhuroi Jackie-t një puthje pasionante, ndërsa të dy dukeshin të relaksuar gjatë pushimeve të tyre, shkruan DailyMail. Jackie u shfaq me bikini të bardha dhe më vonë me një palë bikini të kuqe, ndërsa Cruz kishte veshur pantallona të shkurtra noti blu. Çifti, i cili thuhet se është bashkë prej…

Read More