Author: korrektpress

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka përshëndetur aksionin e autoriteteve amerikane për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortes së tij.Mucunski, në një postim në profilin e tij në rrjetin social X, shprehet se është për t’u përshëndetur fakti që Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë.“E përshëndes njoftimin e Donald Trump se Nicolás Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Mucunski.Ai gjithashtu i drejton fjalë lavdëruese edhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për, siç thotë ai, udhëheqjen e tij në përballjen me rrjetet narkokriminale…

Read More

Gazetarja e njohur, Mira Kazhani, njoftoi lajmin e trishtë se babai i saj, Petrit Kazhani, është ndarë nga jeta. Ajo publikoi në Instagram një fotografi të tij me përshkrimin: “Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithmonë. Babi im”, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të atin. Përmes Instagramit, Mira ndau edhe detaje mbi ceremoninë e varrimit, duke ftuar miqtë dhe të afërmit të japin lamtumirën e fundit të të dashurit të saj.Petrit Kazhani vuante prej vitesh nga demenca, një sëmundje që Mira e ka përshkruar më herët edhe në librin e saj autobiografik “Një ditë tjetër”,…

Read More

Barcelona mbetet “pengesa e vetme” që qëndron mes Interit dhe transferimit të Joao Cancelos, megjithatë Nerazzurrët po shfaqen gjithnjë e më optimistë për nënshkrimin e mbrojtësit portugez gjatë këtij muaji.Sipas raportimeve, Interi është pranë sigurimit të shërbimeve të Cancelos, i cili është lënë jashtë listës së Al-Hilalit si për kampionatin vendor ashtu edhe për Ligën e Kampionëve të AFC-së. Ish-mbrojtësi i Interit dhe Juventusit ka pasur një përplasje me trajnerin Simone Inzaghi, çka e bën largimin e tij nga klubi saudit pothuajse të sigurt në afatin e janarit. Al-Hilal është i gatshëm të mbulojë pjesën më të madhe të pagës…

Read More

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve për dalje nga Kosova janë më të gjata në pikëkalimin kufitar të Merdarës, ku ato arrijnë deri në 150 minuta.Sipas të dhënave të fundit të orës 16:39, situata më e ngarkuar paraqitet në pikëkalimet kufitare Merdar, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë.Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova kanë arritur deri në 60 minuta, me një kolonë automjetesh rreth 300 metra. Në Merdar, pritjet variojnë nga 120 deri në 150 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur rreth 1.200 metra. Në pikëkalimet…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të shtunën se Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë” Venezuelën menjëherë pas kapjes së presidentit venezuelan, Nicolas Maduro, duke theksuar se kjo masë është e përkohshme dhe ka për qëllim të garantojë një tranzicion të sigurt dhe të kontrolluar të pushtetit.“Ne do të drejtojmë vendin deri në momentin kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të drejtë,” tha Trump gjatë një konference për media nga klubi i tij privat, Mar-a-Lago, në Florida. Ai nënvizoi se ky veprim është një masë e domosdoshme për të shmangur destabilizimin e vendit dhe për…

Read More

Pak pas orës 16:00 të ditës së shtunë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.Sipas rezultateve nga kutia e parë e numëruar, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 255 vota, që përbëjnë 85.00 për qind të totalit të votave të kësaj kutie.Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 30 vota apo 10.00 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 10 vota, që përbëjnë 3.33 për qind. Më pas renditen: AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2 vota (0.67%)FJALA me 1 votë…

Read More

Po, kabllot HDMI me kalimin e kohës mund të prishen – duke shpëtuar kohë në kërkim të shkakut të problemit nëse simptomat identifikohen në kohë. Cilësia dhe mënyra e përdorimit ndikojnë në jetëgjatësi: kabllot cilësore zakonisht zgjasin shumë, por modelet më të lira ose ato që shpesh përthyhen, përkulen ose ekspozohen ndaj nxehtësisë dhe lagështisë dëmtohen më shpejt.Ndryshe nga pajisjet që ose funksionojnë ose jo, kablloja HDMI mund të “prishet pjesërisht”. Kjo paraqitet si ndërprerje e herëpashershme e imazhit, shfaqje e shkurtër pa zë ose probleme të tjera që e bëjnë vështirë gjetjen e shkakut të vërtetë. Shenjat më të…

Read More

Stiven Ivanovski, i cili konsiderohej i zhdukur pas zjarrit të madh në Crans-Montana, është gjetur i vdekur, pasi analiza e ADN-së konfirmoi identitetin e tij. Ai ishte parë për herë të fundit natën e Vitit të Ri, në momentet kur shpërtheu zjarri në bodrumin e lokalit, ku humbën jetën dhjetëra persona dhe qindra të tjerë u lënduan. Lajmin e konfirmuan dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut: “Ka një konfirmim nga Berni, trupi është identifikuar. Fatkeqësisht, është një person i vdekur. Një anëtar i familjes e konfirmoi këtë sipas ADN-së. Shprehim keqardhjen dhe ngushëllimet tona të thella”, njoftuan nga Qeveria.…

Read More

Violinisti, Brian King Joseph, postoi një video në Instagram ditën e Krishtlindjeve, duke lënë të kuptohej se do të ndërmerrej një veprim ligjor, disa ditë para se të padiste Will Smith për ngacmim seksual dhe pushim të padrejtë nga puna. Smith i mohoi të gjitha akuzat.Joseph, 32 vjeç, i njohur si finalist në “America’s Got Talent” 2018, pretendon se gjatë një ndalese turneu në Las Vegas në mars, gjeti dhomën e tij të hotelit të hapur nga një person i panjohur që la një shënim me përmbajtje joshëse. Ai raportoi incidentin te ekipi i Smith, por pretendon se u turpërua,…

Read More

Donald Trump sapo ka ndarë një imazh të Nicolas Maduro, duke e shfaqur liderin venezuelian të arrestuar dhe nën mbikëqyrje. Presidenti amerikan shkruan se homologu venezuelas ndodhet aktualisht në bord të anijes luftarake amerikane USS Iwo Jima, duke sugjeruar se qeveria amerikane ka marrë kontrollin mbi liderin venezuelian.Maduro, i veshur me një kostum të sportit gri të markës Nike, në duar mban një shishe uji.Sytë e Maduros janë të mbuluar me një shirit të zi dhe mbi veshët duket se ka kufje të mëdha. Nuk është e qartë nëse Maduro ndodhet pranë gruas së tij, Cilia Flores, pasi ajo nuk…

Read More