KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nis numërimi i votave me postë, LVV pasohet nga LDK pas hapjes së kutisë së parë

Nis numërimi i votave me postë, LVV pasohet nga LDK pas hapjes së kutisë së parë

Pak pas orës 16:00 të ditës së shtunë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës.

Sipas rezultateve nga kutia e parë e numëruar, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 255 vota, që përbëjnë 85.00 për qind të totalit të votave të kësaj kutie.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 30 vota apo 10.00 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 10 vota, që përbëjnë 3.33 për qind.

Më pas renditen:

AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2 vota (0.67%)

FJALA me 1 votë (0.33%)

Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me 1 votë (0.33%)

Nisma Socialdemokrate (NISMA) me 1 votë (0.33%)

Numërimi i votave me postë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet e plota do të jenë përcaktuese për çdo ndryshim eventual në shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.