- Bebe Rexha nis pushimet në pranverë, shfaqet provokuese në pozat nga ishujt Turks and Caicos
- Veprimi që e bëri të famshëm, djali që i’a mori letrën Donnarummas tani është bërë i njohur
- Ndalohet një 22-vjeçar nga Shkupi, kapet duke transportuar mallra pa dokumentacion
- Panther 123R – kamioni gjigant italian për terrene të vështira
- Zjarr masiv shpërthen në një depo me sipërfaqe prej një milion metra katrorë në Ontario
- Iranianët formojnë ‘zinxhirë njerëzorë’ në termocentrale dhe ura
- Lufta me Iranin mund të “dalë jashtë kontrollit”, thotë zyrtari i Katarit
- Rritet sërish inflacioni, shpenzimet për ushqim janë rritur për 7.5%
Author: korrektpress
Ish-kapiteni i Anglisë dhe legjenda e futbollit britanik, Alan Shearer, ka kritikuar ashpër Chelsean pas largimit të trajnerit Enzo Maresca në ditën e parë të vitit 2026, duke e quajtur mënyrën e funksionimit të klubit si “të çmendur”.“E di çfarë pune po merr përsipër kur shkon atje. Chelsea është një klub futbolli shumë i ndryshëm nga të tjerët, sidomos për mënyrën se si menaxhohet”, deklaroi Shearer, sipas Daily Mail.Analisti anglez theksoi se problemi nuk qëndron te trajneri, por te drejtuesit e klubit. “Kjo nuk ka të bëjë me Marescan, por me njerëzit mbi të. Modeli i tyre është i qartë:…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua mediave pas një mbledhjeje të Këshillit për Siguri Kombëtare, ku u trajtuan tre çështje kryesore: siguria politike dhe ushtarake në rajon dhe botë, siguria energjetike dhe siguria e Serbisë, si dhe veprimet e fundit ushtarake amerikane në Venezuelë. Vuçiq vlerësoi se rendi i vjetër botëror është duke u shembur, dhe se ligjet ndërkombëtare dhe Kartat e Kombeve të Bashkuara nuk funksionojnë në praktikë, pavarësisht se ekzistojnë në letër. Ai tha se pas veprimeve në Venezuelë kjo është bërë më se e qartë, dhe se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për këtë realitet.…
Raporti mes Mirit dhe Selinit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas publikimit të videos së tyre dhe letrës së dërguar nga babai i Selinit gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Tema u trajtua gjerësisht edhe në emisionin Big Brother Fan Club.Në studio u diskutua se çfarë ndikimi mund të ketë kjo letër në vijimësinë e lojës dhe në marrëdhëniet mes personazheve, ndërsa vëmendje mori edhe situata personale e Mirit jashtë shtëpisë. BBVA/YouTubeE ftuar në emision, avokatja Nexhi Beqiri u ndal te aspekti ligjor i çështjes, duke theksuar se çdo person ka të drejtën të marrë vendime për…
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nuk pret reflektim nga kryeministri Edi Rama, por synon ndërgjegjësimin e qytetarëve përmes protestës si formë rezistence deri në realizimin e së drejtës. Në një deklaratë për A2 CNN me gazetaren Fjorela Beleshi, Lapaj tha se protesta duhet të vazhdojë me dinjitet, duke kritikuar autoritetet për moslejimin e ngritjes së çadrave dhe duke e cilësuar këtë si mungesë njerëzillëku.“Nuk pres asnjë reflektim nga Rama. Ajo që pres është të ndërgjegjësojmë njerëz duke u bërë shembull që protesta është rezistencë derisa realizohet e drejta. duhet të vendosen çadra se i merr era.…
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar se për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, janë paraqitur 66 ankesa gjatë gjithë procesit zgjedhor.Në një përgjigje pwr Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se subjektet politike që kanë paraqitur numrin më të madh të ankesave përfshijnë: Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Listën Serbe, Kosovski Savez, Za Slobodu Pravdu i Opstanak dhe Lëvizjen Përparimtare të Romëve të Kosovës.Sa i përket natyrës së ankesave, Paneli sqaron se ato lidhen kryesisht me çështje të ndryshme gjatë procesit zgjedhor.“Sa i përket natyrës së…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-ve në Venzuelë. Kryeministri Hrisitjan Mickoski, tha se si Qeveri qëndrojnë krah argumenteve dhe veprimeve të partnerit tonë strategjik – Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ai shtoi se ajo që më së shumti e brengos është heshtja e disa vendeve europiane dhe në botë kur shkelja e të drejtës ndërkombëtare i ndodhte Maqedonisë dhe popullit maqedonas, ndërsa tani, sipas Mickoskit, janë dhënë pas komenteve nëse kjo që po ndodh në Venezuelë qenka ose jo e drejtë ndërkombëtare.“Precedenti është bërë që kur ndryshohej flamuri i këtij shteti, që të bëhej vend anëtar i…
Udhëheqësit politikë në Shqipëri dhe Kosovë, të dyja aleatë të zëshëm të Uashingtonit, folën fuqishëm në mbështetje të sulmit të Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës të shtunën – por shtete të tjera kërkuan kthimin e qetësisë ose nuk dhanë përgjigje.Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se vendi i saj “qëndron pa mëdyshje me Shtetet e Bashkuara” dhe presidentin Donald Trump në veprimin e tyre kundër asaj që ajo e përshkroi si “regjimi narko-terrorist i Venezuelës”.Spiropali tha gjithashtu se Shqipëria mbështet “udhëheqjen e fortë” të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në “përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet…
Një incident i rëndë ka ndodhur dje në Leposaviq, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e therjes me thikë.Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, viktima, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me thikë nga dy persona të dyshuar, gjithashtu meshkuj kosovarë.Mjekët kanë bërë të ditur se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë.Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të dyshuarve./Telegrafi/
Vinícius Junior nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi në këtë moment dhe gjithçka tregon se një zgjatje e kontratës mes dy palëve është gjithnjë e më e mundshme.Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi është i vetëdijshëm se durimi i presidentit Florentino Perez po shkon drejt fundit dhe, për të siguruar qëndrimin e tij në “Santiago Bernabeu”, është i gatshëm të bëjë një kompromis të rëndësishëm financiar.Vinícius është i përgatitur të heqë dorë nga bonusi i zgjatjes së kontratës që kishte kërkuar deri më tani dhe të pranojë një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në sezon, nëse kjo ndihmon…
Dy të mitur janë ndaluar nga policia nën dyshimin për përfshirje në kontrabandë me emigrantë në hyrje të Gjevgjelisë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për një 15 dhe një 16-vjeçar, të cilët u kapën duke transportuar emigrantë nga Egjipti me automjetin e tyre.Ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, kur policia ka ndaluar automjetin e tipit “Fiat Stilo” të drejtuar nga një 15 vjeçar, ndërsa një 16-vjeçari tjetër ishte bashkudhëtar.Sipas policisë, në automjetin e tyre janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti, dy prej të cilëve kanë qenë të mitur. Emigrant i gjashtë, 22-vjeçar, i dyshuar si udhëheqës i grupit,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari