- Trump pranon të pezullojë bombardimet e Iranit për dy javë
- Edisa – e eliminuara e dytë e mbrëmjes në Big Brother VIP Albania 5
- Fritilaria, lulja me model katrorësh që duket si e vizatuar me dorë
- Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
- E pini ujin e djeshëm? Ekspertët zbulojnë kur është i sigurt dhe kur bëhet i rrezikshëm
- Marrëdhënia intime nuk shuhet me kohën: Këto zakone e mbajnë gjithmonë të gjallë
- Liga Premier do të ketë të paktën pesë skuadra në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
- Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi
Author: korrektpress
Në Critics Choice Awards 2026, momenti më i komentuar i mbrëmjes ndodhi kur Timothee Chalamet u shpall Aktori më i Mirë për rolin e tij në “Marty Supreme” dhe shpërtheu në lot duke i shprehur dashurinë Kylie Jenner.Në të njëjtën kohë, fytyra e ftohtë dhe serioze e Michael B. Jordanit tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, duke u kthyer në një nga momentet virale të natës. Kontrasti mes emocioneve të Chalamet dhe reagimit të Jordan u bë menjëherë objekt memesh dhe komentesh në rrjetet sociale. Chalamet e mbylli fjalimin duke thënë: “Dhe së fundmi, faleminderit partneres sime prej tre vitesh. Faleminderit…
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë Kosovës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në identifikimin e vendodhjes së një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.Sipas njoftimit të Policisë, personi i dyshuar është: Kushtrim Beqiraj, i cili kërkohet për përfshirje në veprën penale të vjedhjes së rëndë.Policia bën thirrje: “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe gjetjen e tij, ju lutemi kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në adresën info@kosovopolice.com”.Autoritetet vlerësojnë çdo informacion të dhënë dhe sigurojnë konfidencialitet për personat që ofrojnë ndihmë, duke…
KRU Gjakova ka njoftuar qytetarët për vështirësitë e shkaktuara nga reshjet e fundit dhe rrjedhja e ujërave atmosferikë dhe të ndotura, të cilat kanë krijuar probleme në disa objekte në qytet.Sipas kompanisë, shumica e defekteve lidhen me podrumet që janë ndërtuar nën nivelin e lejuar të kanalizimit, në kundërshtim me rregullat teknike, dhe për këtë arsye rregullimi i tyre mbetet përgjegjësi e pronarëve.“Kompania jonë nuk mund të ndërhyjë në këto raste, por po bën maksimumin e mundshëm për të menaxhuar situatën. Aktualisht, dy ekipe tona janë duke punuar në terren për të adresuar problematikat e tjera”, thuhet në njoftimin e…
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar një tentativë për futje të kontrabandës në institucion.Gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, është gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.Vizita u anulua menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar ndaj kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me Drejtoreshën e të Ardhurave Publike, Elena Petrova, njoftuan sot fillimin e zbatimit të sistemit të faturës elektronike, duke e vlerësuar atë si një reformë të rëndësishme në financat publike dhe një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale.”Lufta kundër ekonomisë informale, pra formalizimi i saj, është një prioritet i Qeverisë dhe pjesë e programit katërvjeçar. Vlerësimet e Bankës Botërore, FMN-së dhe Komisionit Evropian tregojnë se ekonomia informale në vend arrin në rreth 30 përqind të BPV-së, që është mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Prandaj, na duhet një qasje sistemike, me masa që…
Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se studentët që aplikojnë për bursa mund të sigurojnë dokumentacionin nga gjendja civile edhe përmes platformës e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele.Ky mundësi lehtëson dhe përshpejton procesin e pajisjes me dokumente, duke shmangur pritjet, veçanërisht gjatë afateve të aplikimit për bursa.Po ashtu, Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se afati për aplikim për bursa është shtyrë deri më 12 janar 2026, duke u ofruar studentëve më shumë kohë për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.Studentët mund të përdorin platformën e-Kosova për të kërkuar dokumentet e nevojshme dhe për të përfituar nga procedura…
Autoritetet amerikane kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie për transferimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro drejt një gjykate federale në Nju Jork. Ai u nxor nga Qendra e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn dhe u shoqërua nga agjentë të DEA-s nën masa të jashtëzakonshme sigurie. Rrugët përgjatë itinerarit drejt Gjykatës Federale Daniel Patrick Moynihan në Manhattan u mbyllën për publikun.BREAKING: Nicolás Maduro surrounded by heavy security as he is transported to New York City court ahead of his arraignment. pic.twitter.com/2EqrMrNKxe— Fox News (@FoxNews) January 5, 2026 Sipas autoriteteve, qëllimi ishte të shmangej çdo kontakt i Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia…
Njësia Operative e KRU “Mitrovica” në Mitrovicën e Veriut po vazhdon me punë intensive të mirëmbajtjes në rrjetin e ujësjellësit, duke u fokusuar kryesisht në sanimin e rrjedhjeve dhe defekteve të evidentuara në pjesë të ndryshme të qytetit.Ekipet teknike të KRU-së po ndërhyjnë në kohë reale për të parandaluar humbjet e ujit dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për konsumatorët.Sipas njoftimit të kompanisë, këto ndërhyrje janë pjesë e përkushtimit të përditshëm për: Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve; Ruajtjen e ujit të pijes; Zvogëlimin e humbjeve të ujit; Rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së rrjetit. KRU “Mitrovica” Sh.A. thekson se…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se aktivitetet e numërimit të votave po përfundojnë më herët sesa ishte planifikuar, duke lënë të hapur mundësinë që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shpallen para afatit të paraparë, më 19 janar.Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se përfundimi i aktiviteteve në Qendrat Komunale të Numërimit ishte planifikuar deri më 7 janar, mirëpo dinamika e punës ka bërë që ky proces të përmbyllet që në mesditën e 3 janarit. Po ashtu, numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe votimi me postë, i planifikuar të fillonte më 7 janar, ka përfunduar po…
Komuna e Gjakovës njofton qytetarët se për shkak të shkrirjes së shpejtë të borës në male dhe shirave të vazhdueshëm, gjatë ditës së sotme situata në disa pjesë të komunës paraqitet e paqëndrueshme.Sipas njoftimit të komunës, gjendja më e rrezikshme është pranë lumenjve, të cilët po përballojnë me vështirësi prurjet e mëdha të ujit.Si pasojë, është bllokuar përkohësisht rruga “Bujar Roka” dhe ura e Shkugëzes, pasi kalimi aty është bërë i vështirë për shkak të prurjeve të lumit Erenik.Autoritetet komunale apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjeve në afërsi të lumjeve dhe lokacioneve ku ka grumbullim të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari