Author: korrektpress

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar gjendje të rënduar edhe në qytetin e Gjakovës dhe në disa fshatra përreth. Në disa zona, niveli i ujit ka arritur deri te dritaret e shtëpive, ndërsa në disa raste ka depërtuar edhe brenda tyre.Pamje nga rrugët “Myrtë Zeneli”, “Jakova” në Pjetërshan dhe “Bekim Fehmiu”, si dhe nga fshatrat Shqiponjë, Babaj i Bokës, Rracaj dhe përgjatë rrjedhës së lumit Erenik, tregojnë përmbytje të konsiderueshme.Si pasojë e dëmtimeve, ura në rrugën “Fehmi Agani” është në gjendje të rëndë dhe është ndaluar për qarkullim, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe apelojnë për kujdes të…

Read More

Hyundai Motor Group thotë se do të përdorë robotë të ngjashëm me njerëzit në fabrikat e saj nga viti 2028, ndërsa kompanitë e mëdha garojnë për të përdorur teknologjinë e re.Firma e Koresë së Jugut prezantoi Atlas, një robot humanoid të zhvilluar nga Boston Dynamics, në Panairin e Elektronikës së Konsumatorit (CES) në Las Vegas të hënën.Hyundai thotë se “planifikon të integrojë Atlas në të gjithë rrjetin e saj global”, duke përfshirë një fabrikë në shtetin amerikan të Xhorxhias.Firma të tjera që kanë thënë se do të përdorin robotë humanoidë në operacionet e tyre përfshijnë Amazon, Tesla dhe gjigantin kinez…

Read More

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme, në një objekt tregtar në Likovë janë gjetur 1233 copë të mjeteve piroteknike. Sipas Policisë, pronari i objektit është ndaluar.“Më 05.01.2026, në orën 13:30, punonjës policie nga SPB-Kumanovë arrestuan B.U. (41) nga fshati Orizarë, Likovë.Gjatë kontrollit në objektin e tij tregtar, u gjetën 1233 copa mjete piroteknike. Ai u dërgua në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

Read More

Eduard Kuçi ka ndarë publikisht emrat e pesë banorëve që, sipas tij, meritojnë të shkojnë në finale. Në një deklaratë të fundit, ai renditi si finalistë: Londrimin, Klodin, Labinot Rexhën, Ludon dhe Albën.Kuçi theksoi veçanërisht lojën e Ludos, duke e vlerësuar atë si një nga konkurrentët më të fortë në garë. Foto: YouTube “Ludo është shumë i fortë edhe strateg”, u shpreh ai.Edi ndërkaq u eliminua të hënën nga Big Brother, nga një televotim i publikut.Vëllai i Madh e vendosi në televotim për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve kundrejt Ardit Stafajt.Megjithatë, u shpreh i lumtur pasi ka arritur të qëndroj…

Read More

Rruga në fshatin Polluzhë të komunës së Rahovecit është dëmtuar rëndë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, duke rrezikuar bllokimin e plotë të qarkullimit drejt këtij fshati.Banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për situatën, pasi çarja e rrugës ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve.Autoritetet komunale janë njoftuar për rastin dhe pritet që ekipet përkatëse të dalin në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërmarrë masa emergjente për sanimin e dëmit të shkaktuar.Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, çka mund ta përkeqësojë gjendjen dhe të rrisë rrezikun për bllokim total të fshatit Polluzhë.…

Read More

Klubi i Paris Saint-Germain mund të përballet me largimin e dy prej lojtarëve të tij kryesorë, Senny Mayulu dhe Fabian Ruiz, në verën e vitit 2026 nëse nuk arrin të finalizojë rinovimin e kontratave të tyre. Kjo sipas informacionit të publikuar nga gazeta franceze Ici Paris Ile-de-France.Të dy lojtarët janë të rëndësishëm për projektin sportiv të klubit, por kontratat e tyre aktuale skadojnë në qershor 2027, duke vendosur presion mbi drejtuesit e PSG-së. Senny MayuluNë rast se rinovimet nuk realizohen, klubi do të humbasë mundësinë për t’i mbajtur lojtarët deri në fund të kontratave, duke rrezikuar largimin e tyre për…

Read More

Reshjet e dendura që kanë përfshirë Kosovën në ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime në disa zona të vendit. Një nga më të prekurat është Komuna e Malishevës, ku disa familje janë evakuuar.Sipas zyrtarit për informim të komunës, Artan Paçarizi, deri më tani janë evakuuar gjashtë familje, ndërsa po mbahet nën vëzhgim digën e lumit Mirusha. “Aktualisht janë evakuuar gjashtë familje, por që situata është e menaxhueshme”, tha Paçarizi për Telegrafin.“Jemi duke e monitoruar me kujdes të shtuar digën”, shtoi ai, duke bërë të ditur se edhe kryetari, Ekrem Kastrati, ka dalë në terren për të vëzhguar situatën.Deri më tani,…

Read More

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Podujevës ka njoftuar të gjithë operatorët që ofrojnë shërbime transporti të udhëtarëve se është hapur procedura për vazhdimin e lejes së punës për vitin 2026.Sipas njoftimit, “Operatorët që ushtrojnë veprimtarinë e transportit në linjat urbano-periferik në vendbanimet rurale, si dhe operatorët e Auto Taxi dhe Radio Taxi, janë të obliguar të aplikojnë për rinovimin e lejes së punës deri më 26 janar 2026.”Dokumentacioni mund të merret dhe dorëzohet në Zyrën për Qytetarë të Komunës, ndërsa Drejtoria paralajmëron: “Operatorët që nuk pajisen me vazhdimin e lejes së punës brenda afatit do…

Read More

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit, Komuna e Fushë Kosovës po përballet me vështirësi në disa zona. Autoritetet komunale kanë njoftuar se situata po monitorohet nga afër dhe ekipet përkatëse janë në gatishmëri të plotë.“Në disa zona të komunës janë evidentuar vështirësi si pasojë e reshjeve të shiut”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë Kosovës. Drejtori i Shërbimeve Publike, Izia Mjeku, ka dalë në terren për të monitoruar gjendjen aktuale.Komuna ka bërë të ditur se “ekipet përkatëse janë në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në rast nevoje, me qëllim parandalimin dhe menaxhimin e…

Read More

Pas heshtjes së gjatë, zyrtarët e komunës Crans-Montana në alpet e Zvicrës kanë pranuar të martën në një konferencë për media se kontrolli i fundit i mbrojtjes nga zjarri në barin “Le Constellation” ishte kryer në vitin 2019. Natën e vitit të ri në këtë bar shpërtheu një zjarr me ç’rast vdiqën 40 persona, 116 pësuan lëndime të rënda. Shumica e viktimave janë të rinj. 22 viktima (të moshës 14 deri në 31 vjeç) ishin nga Zvicra. Përveç kësaj, humbën jetën tetë francezë (14 deri në 39 vjeç), gjashtë italianë (15 dhe 16 vjeç), një turk (18), një portugeze (22),…

Read More