Author: korrektpress

Familja dhe menaxhmenti i Elijona Binakajt kanë reaguar publikisht në rrjetet sociale, pas disa situatave të tensionuara brenda shtëpisë së Big Brother, që sipas tyre kanë shkaktuar pasoja emocionale dhe psikologjike tek banorja. Ky reagim vjen për të treguar qartë se disa nga veprimet dhe fjalët e përdorura brenda shtëpisë nuk janë të pranueshme dhe nuk duhet normalizuar.Në postimin e tyre, familja thekson se ka qëndruar në heshtje në shumë raste, por kur një situatë tejkalon çdo kufi. View this post on Instagram A post shared by Elijona Binakaj (@elijona)Ata kritikojnë qasjen e Ludos ndaj Elijonës, duke e cilësuar si…

Read More

Ekipi kombëtar i futbollit të Nigerisë po përballet me një krizë të re në mes të Kupës së Kombeve të Afrikës. Lojtarët dhe stafi i trajnerëve kërcënuan të bojkotojnë stërvitjen dhe udhëtimin për ndeshjen vendimtare çerekfinale për shkak të primeve dhe bonuseve të papaguara, një situatë që kujton incidentet e mëparshme që kanë tronditur futbollin nigerian, shkruan Premium Times.Bonuset për katër fitore ende në pritjeSipas gazetarit së BBC-së, Oluwashina Okeleji, lojtarët dhe stafi ende presin pagesat e premtuara pavarësisht performancave të shkëlqyera të Nigerisë në turne.”Lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Nigerisë presin pagesat e bonuseve për AFCON2025. Bonuset për…

Read More

Në orët e mbrëmjes, presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur nga Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi i drejtpërdrejtë me gjendjen e krijuar nga reshjet e fundit dhe sfidat me të cilat po përballet Komuna e Malishevës.Kryetari Ekrem Kastrati, pasi e falënderoi Presidenten për vizitën, e informoi atë për situatën aktuale, masat e ndërmarra për menaxhimin e saj, si dhe për rreziqet potenciale me të cilat është përballur komuna. Ai theksoi se është aktivizuar Shtabi Emergjent, se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Forcën…

Read More

Një makinë luksoze e llojit “BMW M8”, e vjedhur në Gjermani, është gjetur në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, ajo dyshohet të jetë trafikuar dhe shitur në Tiranë nga një shtetas shqiptar i Kosovës. Policia ka proceduar penalisht blerësin e automjetit të trafikuar, i cili ishte njëkohësisht edhe drejtues i tij në momentin e ndalimit në Vorë ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet në Shqipëri. “Si rezultat i operacionit “Stolen Line”, u sekuestrua një automjet tip “BMW M8”, me vlerë rreth 140,000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.…

Read More

Pas largimit të trajnerit kryesor Fabio Ingolitsch te kampionët e SK Sturm Graz, SCR Altach ende nuk ka prezantuar një zëvendësues, ndërkohë që stërvitjet para-sezonale filluan sot. Në këtë situatë, ish-sulmuesi Atdhe Nuhiu, i cili më parë ka shërbyer si ndihmës i Ingolitsch, do të drejtojë seancën e parë stërvitore të Altach pas pushimeve dimërore këtë të mërkurë.36-vjeçari, që ka qëndruar besnik klubit të Vorarlbergut edhe pas largimit të trajnerit të tij kryesor, konsiderohet një nga opsionet për pozicionin vakant, së bashku me kandidatë të jashtëm, raporton Sky. Nuhiu, i cili ka luajtur 90 ndeshje për Altach dhe ka shënuar…

Read More

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore janë regjistruar në Kodrën e Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin. Nga ora 17:00, komunikacioni në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë) është në ndërprerje për të gjitha llojet e automjeteve, informon LAMM.LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë…

Read More

Zinedine Zidane ka dy “kërkesa” nëse do të pranonte të zëvendësonte Ruben Amorim në postin e trajnerit të Manchester United.Amorim u shkarkua nga posti i trajnerit të United të hënën, pas 14 muajsh në krye të skuadrës. Ai u largua nga “Old Trafford” me ish-ekipin e tij të renditur në vendin e gjashtë në tabelën e Ligës Premier.Pas barazimit 1-1 të së dielës në transfertë ndaj rivalëve të Leeds, Amorim u tha gazetarëve se kishte rënë dakord të ishte “menaxher, jo trajner” kur iu bashkua fillimisht United.Megjithatë, në deklaratën zyrtare të klubit që konfirmonte largimin e tij, United iu referua…

Read More

BMW ndërtoi më shumë se 1 milion makina në Gjermani në vitin 2025 ose rreth 25% të prodhimit të përgjithshëm të makinave në vend, njoftoi të mërkurën kompania me seli në Mynih.Në përgjithësi, vitin e kaluar në Gjermani u ndërtuan 4.15 milionë makina pasagjerësh, raportoi të martën Shoqata Gjermane e Industrisë Automobilistike (VDA).Kjo do të thotë se 40% e makinave të prodhuara nga BMW në mbarë botën ka të ngjarë të vijnë nga Gjermania. Kompania ende nuk ka publikuar shifra të sakta, por në vitin 2024 pjesa ishte rreth 43%, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Në Gjermani, BMW ndërton makina…

Read More

“Familja e Mateos tallet keq me përgjigjen e Brikenës në Big Brother VIP Albania”, ka qenë titulli i një lajmi që bëri të ketë reagime nga Instagrami zyrtar i banorit të këtij edicioni të pestë.Kjo pasi shpërndau një video në Instagram, ku duket se objekt ishte Brikena Selmani, me të cilën u tha se ka pasur një lidhje.Ata që menaxhojnë Instagramin e Mateos, e duket të jetë dikush nga familja, ka reaguar sërish. Foto: InstagramAta thotë se nuk janë tallur me askënd dhe se nuk e kanë lënduar askënd.Postimi i plotë (pa ndërhyrje):”Kjo nuk është e vërtetë. Kam bërë repost…

Read More

Garancitë e sigurisë për Ukrainën nga partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara nuk përfshijnë një “ombrellë bërthamore”.Kjo është thënë nga presidenti Volodymyr Zelensky në një koment për gazetarët, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.”Nuk ka diskutim për armë bërthamore. Sa i përket garancive të sigurisë nga partnerët tanë evropianë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po diskutojmë një kontingjent, mbrojtje në tokë, në ajër, në det, si dhe një linjë të veçantë të ‘mbrojtjes ajrore'”, tha Zelensky.Sipas tij, diskutimet përfshijnë gjithashtu forcimin e ushtrisë ukrainase dhe sigurimin e fondeve shtesë për personelin. Ai theksoi se çështja kryesore mbetet personeli i brigadave…

Read More