KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pas largimit të trajnerit kryesor, Atdhe Nuhiu është opsion për të drejtuar Altachin

Pas largimit të trajnerit kryesor, Atdhe Nuhiu është opsion për të drejtuar Altachin

Pas largimit të trajnerit kryesor Fabio Ingolitsch te kampionët e SK Sturm Graz, SCR Altach ende nuk ka prezantuar një zëvendësues, ndërkohë që stërvitjet para-sezonale filluan sot.

Në këtë situatë, ish-sulmuesi Atdhe Nuhiu, i cili më parë ka shërbyer si ndihmës i Ingolitsch, do të drejtojë seancën e parë stërvitore të Altach pas pushimeve dimërore këtë të mërkurë.

36-vjeçari, që ka qëndruar besnik klubit të Vorarlbergut edhe pas largimit të trajnerit të tij kryesor, konsiderohet një nga opsionet për pozicionin vakant, së bashku me kandidatë të jashtëm, raporton Sky.

Nuhiu, i cili ka luajtur 90 ndeshje për Altach dhe ka shënuar 20 gola, u emërua ndihmës trajner më 30 shtator 2024 dhe aktualisht po përfundon kursin UEFA Pro, i cili do t’i mundësonte të drejtonte Altachin në Bundesligë.

Karriera e trajnerit të ri potencial filloi me ekipet e të rinjve dhe juniorëve të Altachit, ndërsa ende luante si profesionist.

Ai shërben gjithashtu si ndihmës i përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda, i cili do të marrë pjesë në playoff të Kupës së Botës në mars për një kualifikim historik në finale.

Nuhiu është gjithashtu ish-lojtar i kombëtares së Kosovës dhe ka luajtur profesionalisht në Angli, Turqi dhe Qipro. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.