Author: korrektpress

Grupi më i madh parlamentar i Bullgarisë, GERB-SDS e qendrës së djathtë, refuzoi të hënën një kërkesë nga presidenti për të provuar të formojë një qeveri të re, duke rritur gjasat e zgjedhjeve të parakohshme në shtetin anëtar më të varfër të Bashkimit Evropian.Qeveria e koalicionit e kryeministrit Rosen Zhelyazkov, e mbështetur nga GERB-SDS, dha dorëheqjen muajin e kaluar pas javësh protestash në rrugë kundër korrupsionit shtetëror dhe një buxheti të ri që do të kishte rritur disa taksa.Në përputhje me kushtetutën, presidenti bullgar Rumen Radev të hënën i kërkoi zyrtarisht Zhelyazkov të përpiqet të ndërtojë një koalicion të ri,…

Read More

NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup informon se pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se uji në kryeqitet i përmbush standardet dhe është i sigurt për pije.”Me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar”.”Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 05.01.2026 deri më 09.01.2026 mori 110 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 110 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 38 pika matëse në Qytetin e Shkupit”.Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat…

Read More

Limi dhe Dolce e nisën ditën e sotme me një moment të përbashkët në banjë, teksa u panë duke bërë dush së bashku. Dyshja u shfaqën të afruar, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe duke biseduar lehtë mes tyre, ndërsa në sfond dëgjohej muzika që e bënte atmosferën edhe më të relaksuar.Gjatë “aventurës së tyre”, në një moment Limi u pa duke e asistuar Dolcen, duke i fërkuar krahët dhe shpinën me një sfungjer, në një veprim që u duk spontan dhe i natyrshëm. Kujdesi i tij vijoi edhe më poshtë, deri në zonën e ijëve, duke krijuar një situatë që nuk…

Read More

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher, takoi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Jashari, për të diskutuar mbi procesin e transformimit dhe të ardhmen e institucionit.Sipas njoftimit, komandanti Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së. Ndërsa zëvendësambasadori Botcher theksoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe i riafirmoi angazhimin e saj për t’i parë institucionet e sigurisë së Kosovës si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar të sigurisë europiane.Ai gjithashtu shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në. /Telegrafi/

Read More

Fabian Ruiz, kontrata e të cilit me Paris Saint-Germain skadon në qershor të vitit 2027, mund të largohet nga Franca më herët sesa pritej. Edhe pse prej kohësh situata e tij është ndjekur nga klube si Atletico Madrid dhe Galatasaray, orët e fundit në garë është futur edhe Real Madridi.“Los Blancos” po kalojnë një sezon të vështirë në repartin e mesfushës. Pas largimeve të Luka Modric dhe Toni Kroos, skuadra nuk ka arritur të gjejë zëvendësues të besueshëm që të kontrollojnë ritmin e lojës dhe të ofrojnë kreativitet.Në Paris janë të vendosur të mos përsërisin gabimet e së kaluarës. Edhe…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është teknikisht i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, por ky hap do të ndërmerret vetëm pas përfundimit të plotë të procesit të të ankesave.Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një deklaratë për Telegrafin.Sipas Elezit, KQZ aktualisht është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave që kanë të bëjnë me administrimin e numërimit në Qendrat e Numërimit të Rezultateve (QNR), si dhe të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe zbatimit të tyre.“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave për administrimin e numërimit në…

Read More

Gjatë ditëve të fundit, rrjetet sociale janë pushtuar nga një personazh i pazakontë i krijuar me inteligjencë artificiale (AI), i cili është pagëzuar nga përdoruesit me emrin “Fantazma e Prishtinës”. Ky personazh virtual është shfaqur me një maskë të bardhë në fytyrë dhe me këmbë dhie, duke ngjallur kureshtje, humor dhe reagime të shumta në publik.Falë teknologjisë AI, “Fantazma” po paraqitet në mënyra kreative dhe shpesh qesharake, duke u “vendosur” virtualisht në komuna të ndryshme të vendit.Qytetarë të shumtë, por edhe figura të njohura publike, kanë filluar të krijojnë postime humoristike, meme dhe montazhe, ku ky personazh shfaqet në ambiente…

Read More

SPB Tetovë njofton se dje (11.01.2026) në ora 13:00 në rrugën “Boro Vuliq” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin Sh.M.(52) nga Tetova.Siç thonë nga SPB, i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve dhe i ka fyer gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.”Sh.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasti ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.

Read More

Moises Caicedo beson se Chelsea mund të vazhdojë të përmirësohet nën drejtimin e trajnerit të ri Liam Rosenior, pasi “Blutë” siguruan një fitore dominuese 5-1 ndaj Charlton Athletic në raundin e tretë të FA Cup.Ndeshja e parë e Rosenior në krye të skuadrës u mbyll me një fitore të thellë, ndërsa Caicedo vlerësoi qasjen e trajnerit, veçanërisht në aspektin e disiplinës dhe përpjekjes.“Mendoj se ai thjesht dëshiron disiplinë dhe përpjekje nga ne, në stërvitje dhe në ndeshje. Ne kemi filluar shumë mirë me të dhe me siguri do të bëjmë shumë gjëra të mira me të”, deklaroi mesfushori i Chelseat.…

Read More