Author: korrektpress

Pas një stërvitjeje fizike, trupi hyn në fazën më të rëndësishme: fazën e rikuperimit. Pikërisht në këtë moment, organizmi ka nevojë për proteina cilësore,aminoacide dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë në rindërtimin e muskujve, uljen e lodhjes dhe kthimin e energjisë.Linja Zott Protein është zhvilluar për t’iu përgjigjur pikërisht këtyre nevojave, me produkte të pasura me proteina, pa sheqer të shtuar, pa gluten dhe pa laktozë, të përshtatshme për një stil jetese aktiv dhe të balancuar.Zott Protein Drink – rikuperim i shpejtë dhe hidratim funksionalI lëngshëm, i lehtë për t’u konsumuar menjëherë pas stërvitjes.Përfitimet:Furnizon trupin menjëherë me proteina për rindërtim muskulor,Ndihmon…

Read More

Amsterdami është shndërruar këto ditë në “një pistë gjigante patinazhi, por pa muzikë dhe pa patina”.Aty, siç e dëshmojnë edhe disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, rrugët janë aq të ngrira sa ecja normale është bërë “një sport ekstrem”.⛸️Amsterdam has turned into one giant ice rink Moving around the streets normally has become almost impossible. pic.twitter.com/lU36fIeVbk— NEXTA (@nexta_tv) January 11, 2026 Banorët thonë se “për të dalë nga shtëpia duhet ose shumë guxim, ose shumë humor”.E këshilla më e mirë ndoshta do të ishte: “nëse s’ke punë urgjente, më mirë shiko akullin nga dritarja”. /Telegrafi/

Read More

Kina dhe Bashkimi Evropian thanë të hënën se kanë rënë dakord për hapat drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes së tyre mbi importet e automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë nga blloku.Një “dokument udhëzues” i lëshuar nga BE të hënën jep udhëzime për prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike për të bërë oferta çmimesh për eksportet e automjeteve elektrike, duke përfshirë çmimet minimale të importit dhe detaje të tjera. BE kishte vendosur tarifa deri në 35.3% për importet kineze të automjeteve elektrike në vitin 2024 pas një hetimi kundër subvencioneve.BE tha se ndryshimet e gjera në llojet e automjeteve e bënë të domosdoshme…

Read More

Problemet po shtohen dita-ditës te Manchester United. I eliminuar nga garat e kupave, në një pozitë të vështirë në Liga Premier dhe tashmë në kërkim të një trajneri të ri për ta zëvendësuar Ruben Amorim, klubi nga “Old Trafford” po kalon një periudhë tejet të trazuar dhe plot tension.Largimi i teknikut portugez mund të sjellë pasoja të mëdha edhe në përbërjen e skuadrës. Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, një nga lojtarët kyç të “Djajve të Kuq” po vë seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e tij në klub. Bëhet fjalë për Bruno Fernandes.Mesfushori portugez, i cili iu bashkua Manchester Unitedit…

Read More

Zgjedhja e Presidentes apo Presidentit të ri të Kosovës, sipas analistit të politikave Agron Demi, nuk pritet të shoqërohet me bllokadë institucionale, pavarësisht debateve politike që mund të zhvillohen. Sipas tij, bazë për këtë është vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës në rastin e Behgjet Pacollit, i cili përcakton qartë obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në procesin e votimit. “Deputetët janë të obliguar me marrë pjesë në votim. Edhe nëse nuk arrihet zgjedhja në dy rundet e para, në rundin e tretë Presidenti zgjidhet me 61 vota, por deputetët duhet të jenë të pranishëm”, u shpreh Demi në…

Read More

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka reaguar lidhur me raportimet e publikuara në disa media për një të ashtuquajtur “fantazmë” që pretendohet se po shëtitet nëpër rrugët e Kosovës, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe jo të verifikuara.Sipas KMShK-së, përmbajtjet në fjalë janë të gjeneruara përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe nuk bazohen në fakte reale. Institucioni ka bërë të ditur se ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me këto publikime, të cilat kanë shkaktuar konfuzion dhe shqetësim në opinion.KMShK u bën thirrje mediave që të tregojnë kujdes të shtuar në raportim dhe të verifikojnë çdo…

Read More

Java e 14-t e ProCredit Superligës, që shënon edhe fundin e gjysmës së garave solli shumë përballje interesante.Sfidë emocionuese u zhvillua në Therandë, ku Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Rahoveci 029, me vendasit që kishin deri në 24 pikë epërsi, kurse mysafirët ngushtuan shifrat në një pikë, por në momentet vendimtare, therandasit ishin më të mirë për të shënuar fitore shumë të rëndësishme.Basketbollisti i ndeshjes ishte Brandon Huffman. Qendra e Yllit u dallua me dyshifror të dyfishtë me 25 pikë e dhjetë kërcime. Huffman ishte i pandalshëm, duke u shpallur MVP i ndeshjes dhe javës.Trepça fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria personi që dëmtoi xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.“Sot (12.01.2026), në orën 12:40, në rrugën “Kiril dhe Metodi” në Shkup, zyrtarë policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria Sh.A. (54) nga Shkupi, pasi që dje (11.01.2026) ka dëmtuar xhamin e derës hyrëse të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup”.”Menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e rastit. Sh.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit…

Read More

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka bërë të ditur se linja e tensionit të lartë LP 179/2, e cila lidh Nënstacionin e Suharekës me Nënstacionin Ferizaj 3, është rikthyer në operim të plotë pas ndërhyrjeve teknike në terren.Sipas njoftimit të KOSTT-it, gjatë gjithë periudhës së punimeve furnizimi me energji elektrike për konsumatorët është siguruar përmes alternativave të rrjetit, pa pasur ndërprerje apo kufizime në këtë pjesë të vendit.“Ekipet teknike të KOSTT kanë qenë të angazhuara intensivisht në terren dhe brenda një afati shumë të shkurtër kanë realizuar largimin e shtyllës së rrëzuar, ndërtimin e shtyllës së re këndore…

Read More

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka hapur procesin e pranimit të kërkesave për vlerësim të dëmeve për familjet që janë prekur nga vërshimet e fundit.Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme materiale ftohen që të dorëzojnë kërkesat e tyre në arkivin e komunës, duke specifikuar llojin e dëmit të pësuar.Dokumentet e nevojshme për aplikim përfshijnë kërkesën me shkrim, kopjen e letërnjoftimit, foto-dëshmi të dëmeve të shkaktuara si dhe numrin e telefonit për kontakt.Komuna ka bërë të ditur se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është data 23 janar 2026. Pas përfundimit të afatit, komisioni përkatës…

Read More