- “U kujdes qe të ishte i neveritshëm deri në fund”, veprimi që bëri Miri në finale me krevatin, nuk u prit mirë nga publiku
- Rritet përdorimi i kokainës në Kosovë, shqetësim i madh për përfshirjen e të miturve
- Trençevska: Pagat duhet të rriten, familjet mezi mbijetojnë muajin
- Legjenda e Bayernit lavdëron Olisen: Në rrugën e duhur për ta fituar Topin e Artë
- Frikë për tronditje globale ndërsa Irani shtrëngon kontrollin mbi Hormuzin, Katari thotë se ndikimi “nuk është shumë larg”
- “Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas eliminimit i pari nga finalja, shfaq sjellje arrogante
- “Pse nuk e mbështes letrën e Vuçiq dhe Ramës”, Marta Kos: Shqipëria në BE në 2030 ose më herët
- Armatim i rëndë zbulohet në Zubin Potok, policia sekuestron armë dhe municion në dy raste të ndara
Author: korrektpress
Drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është shtruar me urgjencë në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë.Llabani u komandua javën e kaluar në këtë detyrë, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërloj, i cili edhe u arrestua më pas, i akuzuar për shpërdorim detyre, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci, gjatë një vizite shëndetësore në Spitalin e Durrësit. Përveç Cërlojit u arrestuan edhe punonjës të tjerë të burgut dhe spitalit.Llabani është profesionist në fushën e drejtësisë dhe administratës publike dhe ka përvojë të gjerë në menaxhimin e…
Pas tragjedisë së rëndë të ndodhur këtë të diel në Adamuz, Spanjë, ku përplasje e dy trenave ka shkaktuar mbi 30 viktima, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij.Në një status në X, Rama i drejtohet këtë të hënë drejtpërdrejt kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, duke shkruar: “I dashur Pedro @sanchezcastejon, Kam marrë me trishtim të thellë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në Adamuz. Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë…
Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët që nga themelimi i Republikës Popullore në vitin 1949, sipas një raporti të hënën.Të dhënat zyrtare të publikuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave treguan se lindjet ranë në 5.6 për 1.000 banorë vitin e kaluar, me numrin total të të porsalindurve që ranë në 7.9 milionë, një rënie e ndjeshme prej 1.6 milionësh dhe më e larta që nga viti 2020, raportoi Bloomberg.Rënia e uli popullsinë e përgjithshme të Kinës me 3.4 milionë, duke shënuar rënien e katërt vjetore radhazi.Shifrat i dhanë goditje përpjekjes së Pekinit për një…
I rëndësishëm në strukturën mbrojtëse të Juventusit, ndikimi i Pierre Kalulu nuk ka kaluar pa u vënë re në tregun e transferimeve. Mediat italiane kanë zbuluar tashmë tre klube të Ligës Premier që po ndjekin me interes situatën e mbrojtësit francez në prag të afatit kalimtar së verës.Çdo afat kalimtar sjell spekulime dhe zhvillime të shumta rreth planeve të klubeve më të mëdha të futbollit evropian. Këtë herë, vëmendja është përqendruar te Juventusi, i cili vjen pas një ndalese të papritur në Serie A, pas humbjes ndaj Cagliarit.Sa i përket organikës, drejtuesit bardhezinj janë të kënaqur me paraqitjet dhe autoritetin…
Basketbollisti slloven Luka Doncic u rikthye në fushë pas mungesës në ndeshjen e fundit për shkak të një dëmtimi në ijë, dhe menjëherë u shndërrua në një nga protagonistët kryesorë të fitores së Los Angeles Lakers. Lakers mposhtën Toronto Raptors në shtëpi me rezultatin 110:93, duke shënuar fitoren e tyre të 25-të të sezonit.Doncic dhe Deandre Ayton ishin më të mirët te Lakers, duke shënuar nga 25 pikë secili. Ayton regjistroi edhe 13 kërcime, ndërsa Doncic shpërndau 7 asistime. LeBron James shtoi 24 pikë për skuadrën e tij. Tek Raptors, Scottie Barnes, lojtari më i dalluar i sezonit, kontribuoi me…
Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përballoi gjatë ditëve të fundit të vikendit një ngarkesë të jashtëzakonshme, duke trajtuar rreth 900 raste.Nga këto, 194 raste kanë kërkuar reanimim, 302 trajtime kanë qenë internistike, 183 raste ortopedike, 137 raste kirurgjike dhe 33 raste me intervenime të vogla. Ndërsa 61 persona kanë qenë të aksidentuar. Të gjitha këto shërbime janë ofruar nga ekipet e mjekëve specialistë dhe infermierëve të Qendrës Emergjente.Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve janë paraqitur drejtpërdrejt në Qendrën Emergjente, duke anashkaluar shërbimet shëndetësore parësore dhe dytësore. Për këtë arsye, QKUK u bën thirrje qytetarëve që rastet…
Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se zgjidhja për krizën energjetike në Kosovë nuk qëndron te importi urgjent, por te planifikimi afatgjatë dhe përgjegjësia institucionale.Në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com, Ymeri tha se sektori i energjisë po funksionon pa strategji të qartë dhe pa planifikim vjetor, çka sipas saj është arsyeja kryesore pse krizat po përsëriten.“Zgjidhja është planifikimi vjetor i të gjithë sektorit të energjisë elektrike, që nuk është bërë as për vitin 2025 e as për vitin 2026”, deklaroi Ymeri shkruan Telegrafi. – YouTube www.youtube.com Ajo theksoi se institucionet duhet të tregojnë qartë se sa energji i…
Tony Blair, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i cili është emëruar në panelin ekzekutiv të Bordit të Paqes të Donald Trump, u distancua nga kërkesa e presidentit që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë për anëtarësim të përhershëm.Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, Blair refuzoi të mbështeste kërkesën për fondet.Dhe kjo po vlerësohet si një shenjë e mëtejshme se detajet e bordit të paqes po provokojnë kundërshtim nga aleatët dhe partnerët e SHBA-së për projektin e Trump.Siç vlerësohet më tej, disa vende ka të ngjarë të refuzojnë të bashkohen me Bordin si rezultat i kushteve të Trump, thanë…
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar statistikat e shërbimeve shëndetësore të realizuara gjatë javës së kaluar, duke bërë të ditur se në këtë periudhë kanë lindur gjithsej 21 foshnje, prej tyre 14 vajza dhe 7 djem.Sipas njoftimit, gjatë javës janë kryer 2.637 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 300 pranime të pacientëve. Mesatarisht, në baza ditore, kanë qenë të shtrirë 203 pacientë.Në laboratorët e spitalit, 1.774 pacientë kanë realizuar gjithsej 22.886 analiza, ndërkohë që janë kryer edhe 71 operacione të suksesshme. Po ashtu, janë ofruar 200 trajtime të dializës për pacientët që kanë pasur nevojë për këtë shërbim.Në kuadër të…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, përveç rrugëve me lagështi, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon një shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari