KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Fluks i lartë pacientësh në Qendrën Emergjente të QKUK-së gjatë vikendit, 900 raste u trajtuan

Fluks i lartë pacientësh në Qendrën Emergjente të QKUK-së gjatë vikendit, 900 raste u trajtuan

Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përballoi gjatë ditëve të fundit të vikendit një ngarkesë të jashtëzakonshme, duke trajtuar rreth 900 raste.

Nga këto, 194 raste kanë kërkuar reanimim, 302 trajtime kanë qenë internistike, 183 raste ortopedike, 137 raste kirurgjike dhe 33 raste me intervenime të vogla.

Ndërsa 61 persona kanë qenë të aksidentuar. Të gjitha këto shërbime janë ofruar nga ekipet e mjekëve specialistë dhe infermierëve të Qendrës Emergjente.

Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve janë paraqitur drejtpërdrejt në Qendrën Emergjente, duke anashkaluar shërbimet shëndetësore parësore dhe dytësore.

Për këtë arsye, QKUK u bën thirrje qytetarëve që rastet jo emergjente t’i drejtojnë fillimisht qendrave të mjekësisë familjare apo spitaleve rajonale, për të lehtësuar punën e Qendrës Emergjente dhe për të garantuar trajtim të shpejtë për rastet serioze.

“Qendra Emergjente duhet të mbetet e rezervuar për rastet serioze dhe kërcënuese për jetën. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të mundësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor në kohën e duhur për pacientët në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.