- Haxhiu i dërgon letër KPK-së: Procesi për kryeprokurorin është i përmbyllur, mos e vononi konkursin
- Jack Nicholson feston ditëlindjen e 89-të: Vajza e tij Lorraine ndan një foto të rrallë të aktorit
- Man Utd rivalizon Liverpoolin për transferimin e yllit të Tottenhamit
- Çfarë janë ketonet dhe çfarë di shkenca deri tani për ndikimin e tyre në shëndet?
- Kriza në tregun e qumështit, ministrat kërkojnë rritje të grumbullimit të qumështit nga fermerët vendorë
- F-16 polakë interceptojnë aeroplanë rusë mbi Deti Baltik
- Trump tregon pse nuk do të përdorë armë bërthamore në Iran
- “Shënonte nga 50 gola për sezon, ishte e pabesueshme”, Karim Benzema flet për kohën me Cristiano Ronaldon
Author: korrektpress
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka arritur në 8.5 milion skanime dokumentesh të digjitalizuara, duke shënuar një progres të rëndësishëm në ruajtjen dhe qasjen në trashëgiminë arkivore të vendit.Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) ka njoftuar për një arritje të rëndësishme në procesin e digjitalizimit të dokumenteve arkivore. Sipas njoftimit, 8.5 milion skanime konsiderohet një arritje e madhe për kujtesën e Kosovës.ASHAK bën të ditur se brenda dy viteve të fundit është bërë një hap i madh përpara në këtë proces.“Brenda dy viteve të fundit kemi arritur të digjitalizojmë 7 milion skanime, duke e çuar në 8.5 milion…
Ngasja në kushte ekstreme dhe devijime të mëdha – sa autonomi humbën veturat elektrike në -31 gradë?
Revista norvegjeze Motor dhe Klubi Norvegjez i Automjeteve (NAF) kanë realizuar testin më të madh botëror të autonomisë në Norvegji. Ata vozitën 24 vetura elektrike nga Oslo drejt veriut të Norvegjisë. Temperatura ra gjatë gjithë testit deri në minus 31 gradë Celsius. Kjo shkaktoi devijime ekstreme të autonomisë së veturave elektrike nga ajo e deklaruar zyrtarisht sipas WLTP. Automjetet humbën midis 29 dhe 46 për qind të autonomisë zyrtare. Automobilat elektrik vazhduan të lëvizin derisa bateritë të shtereshin plotësisht, por disa nga ato u detyruan të ndalojnë para se të shteren, sepse fuqia e motorit u bë shumë e dobët…
Një ngjarje e frikshme ndodhi së fundmi në Stamboll, ku një djalë i ri shkoi ta vizitonte të dashurën e tij në shtëpinë e familjes së saj.Papritmas, familja e vajzës u kthye në shtëpi dhe e gjeti çiftin në një situatë të papërshtatshme.Sipas mediave lokale, paniku i momentit i shtyu të rinjtë të ndërmerrnin një vendim të rrezikshëm: ata u hodhën nga dritarja e katit të katërt për të shmangur zbulimin.Fatmirësisht, të dy mbijetuan, por pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan menjëherë në spital për trajtim. Mjekët raportuan se gjendja e tyre është stabile, megjithatë rikuperimi do të kërkojë…
Një debat i rëndë mes dy banorëve të Big Brother VIP, Gimbos dhe Rogertit, ka eskaluar sot në tension të lartë brenda shtëpisë, duke prekur një temë jashtëzakonisht të ndjeshme.Shkak për përplasjen u bë momenti kur Rogerti i kujtoi Gimbos tragjedinë e vdekjes së vëllait të Gjestit. Gazetari e pyeti DJ-në se si kishte ndodhur ngjarja, një veprim që e revoltoi Gimbos, i cili reagoi menjëherë duke theksuar se një tragjedi e tillë, sidomos ajo e një adoleshenti, nuk duhet të përdoret apo të përmendet në kuadër të lojës.I prekur emocionalisht, Gimbo shpërtheu në lot dhe foli në dhomën e…
Kristjan Asllani ka përjetuar një situatë të pazakontë teksa ishte në rrugë drejt Turqisë për të finalizuar transferimin e tij te Bestiktasi. Mesfushori shqiptar kishte arritur marrëveshje të plotë me klubin nga Stambolli, i cili gjithashtu kishte gjetur dakordësinë me Interin për huazimin e lojtarit, me opsion blerjeje përfundimtare.Sipas planit fillestar, Asllani do të udhëtonte mbrëmjen e së enjtes drejt Stambollit, ndërsa të premten ishte paraparë t’i nënshtrohej vizitave mjekësore përpara nënshkrimit zyrtar të kontratës. Megjithatë, një ngjarje e papritur në orët e vona të mbrëmjes ka ndryshuar axhendën e planifikuar.Klubi i Besiktasit ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se…
Partitë politike kanë propozuar emrat për anëtarë të grupit të punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe të njëjtat i janë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë. Ministri i këtij dikasteri, Igor Filkov, ka premtuar së shpejti formimin e këtij trupi negociues. Sipas kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, bisedimet do të zhvillohen në Kuvend me një dinamikë të shtuar. “Shpresoj se shumë shpejt do të formohet grupi punues, i cili besoj se do të punojë me një dinamikë të përshpejtuar, do të punojë në bazë të parimit të konsensualitetit, të gjithë përfshirjes, inkluzivitetit dhe duke qenë këtu në Kuvend, duke u zhvilluar…
Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë Kievin dhe qytete të tjera nga sulmet ruse gjatë të ftohtit të dimrit.Presidenti ukrainas shkroi për këtë në platformën e mediave sociale X, përcjell Telegrafi.”Një deklaratë e rëndësishme nga presidenti Trump në lidhje me mundësinë e ofrimit të sigurisë për Kievin dhe qytete të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe ekstreme dimri”, vuri në dukje Zelensky.Presidenti theksoi rëndësinë e energjisë për jetën e ukrainasve dhe falënderoi partnerët për mbështetjen e tyre. Trump thotë se Putini pranoi të mos e sulmojë Kievin dhe…
Gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull të gjatë bizneseve që Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner po përpiqen të vënë në vijë në Mesdhe, duke u shfaqur gjithnjë e më shumë si figura kyçe të biznesit global, duke ndjekur nga afër filozofinë e famshme të Donald Trump për “artin e marrëveshjes”. Ndërsa presidenti amerikan u tërhoq nga përpjekja për të aneksuar Groenlandën, vajza e tij po bënte një lëvizje të madhe në Mesdhe: sigurimin e një marrëveshjeje për zhvillimin e ishullit të Sazanit në Shqipëri.Ivanka Trump, 44 vjeç, dhe Jared Kushner, përmes kompanisë së tyre…
Real Madridi ka vënë në shënjestër një yll të Ligës Premier pas humbjes ndaj Benficës, sipas raportimeve.Skuadra madrilene humbi mundësinë për t’u kualifikuar drejtpërdrejt në fazën e 1/8-ave të finales së Ligës së Kampionëve, pasi pësoi një humbje befasuese në transfertë ndaj ekipit të drejtuar nga Jose Mourinho.Kjo humbje e detyron Real Madridin të zhvillojë dy ndeshje shtesë për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ku në raundin e ardhshëm do të përballet ose me Bodo/Glimt, ose sërish me Benficën.Sipas raportimeve, disfata ka nxitur Real Madridin të reagojë edhe në afatin kalimtar, me përforcimet në mbrojtje që besohet se…
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, njoftoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim për mbylljen e dialogut pas-monitorues me shtetin tonë, një proces që ishte hapur në vitin 2000.Siç theksoi Mucunski, ky vendim përbën një njohje të rëndësishme institucionale për përparimin dhe përkushtimin e shtetit ndaj parimeve dhe standardeve të Këshillit të Evropës, si dhe një konfirmim të qartë të progresit të arritur në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve me vendet fqinje.Ministri theksoi se meritë e veçantë për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi afatgjatë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari