Anjeza Gubetini është banorja që ka shkuar në nominim të përhershëm.
Mes saj, Zojës dhe Dionit, ajo mori më së paku vota për të shpëtuar nga publiku, duke u bërë kështu banorja e parë që përballet me këtë lloj nominimi.
Banorja do të jetë në nominim gjatë gjithë kohës sa do të qëndrojë në shtëpi, çka do të thotë se rreziku i eliminimit do ta shoqërojë në çdo televotim të ardhshëm.
Foto: Screenshot/YouTube
Ky nominim erdhi si pasojë e një vendimi të Arlindës, Nichit dhe Antonetës, të cilët si banorët e parë që hynë në lojë, kishin në dispozicion këtë avantazh të veçantë.
Vendimi i tyre tashmë ka sjellë pasoja konkrete në lojë, derisa Anjeza do të duhet të përballet me një sfidë të vështirë, duke qenë vazhdimisht në duart e publikut.
Mbetet të shihet se si do ta përballojë ajo këtë situatë dhe nëse do të arrijë të fitojë mbështetjen e publikut për të vazhduar rrugëtimin e saj në shtëpi.
Ndërkohë, ky zhvillim pritet të ndikojë edhe në dinamikat mes banorëve, pasi nominimi i përhershëm mund të ndryshojë strategjitë dhe raportet mes tyre në vazhdim të lojës. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

