KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Avokati i Veliajt: Rama më ka telefonuar sot… Shkuam deri në ofendime

Avokati i Veliajt: Rama më ka telefonuar sot… Shkuam deri në ofendime

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfeu në “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, telefonatat e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.

Ish-deputeti i PS tha se telefonata e fundit ka qenë sot e shoqëruar me tensione e deri në ofendime të rënda. Ndreca pretendon se kryeministri e akuzuar se ai ka nxitur pavarësinë dhe largimin e Veliajt nga pushteti i Ramës.

“Unë, në një komunikim me kryeministrin, edhe sot me telefonatë, isha i mbushur me tension dhe me fyerje. Më telefonoi Rama për këtë shkak. Se mendon që unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit nga Rama.

Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësi për mua si këshilltar politik, në kuptimin që e kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama. Në fakt, unë nuk jam këshilltari i vetëm ligjor i Veliajt, është një grup i madh”, tha Ndreca.

Raporti mes Veliajt dhe Ramës nuk duket se janë në momentet më të mira. Kryebashkiaku ka pretenduar se Rama, nëpërmjet ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, i ka ushtruar presion duke i kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe pranimin për përfshirje në protestat e flamengove. Vetë Gogu ka pranuar se ka shkuar për ta takuar në paraburgimin e Fierit, por ka mohuar pjesën tjetër të pretendimeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.