Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti, duke thënë se, derisa ky i fundit ‘’mburret me 85 mijë vende të reja pune, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë viteve 2020–2025’’.
Bajrami, ka thënë kritikuar qeverinë duke thënë se e njëjta, po e mohon realitetin se qytetarët tanë po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë Kosovës.
Postimi:
A e dini që, derisa ky mburret me 85 mijë vende të reja pune, mbi 250 mijë qytetarë të Kosovës kanë marrë leje qëndrimi në vendet e BE-së gjatë viteve 2020–2025?
Afër trefishi!
Realitetin që Qeveria po e mohon është se qytetarët tanë po e kërkojnë të ardhmen e tyre jashtë Kosovës.

