Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Gjatë ceremonisë, ministri Sveçla në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e një policie profesionale, të fortë dhe në shërbim të qytetarëve.
“Një polici e fortë nuk është vetëm ajo që përballet me sfidat e sigurisë, është edhe ajo që di të jetë pranë qytetarit, që e dëgjon, respekton dhe e trajton me dinjitet”, u shpreh mes tjerash Sveçla.
Ai gjithashtu theksoi se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës dhe çdo forme të veprimtarisë së paligjshme do të vazhdojë pa kompromis.
Burimi: klankosova.tv ↗

