KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërcënimet me bombë, shkaktojnë ndërprerje në kanalet televizive anembanë Evropës

Kërcënimet me bombë, shkaktojnë ndërprerje në kanalet televizive anembanë Evropës

Të premten, stacioneve televizive në të gjithë Evropën iu dërguan kërcënime me bombë, në të cilat thuhej se "koha po ikën", gjë që çoi në evakuime dhe pezullim të transmetimeve.

Sipas kompanive, këto paralajmërime iu dërguan transmetuesit irlandez RTE, rrjetit britanik Sky, stacionit privat bullgar Nova TV dhe të tjerëve. Në asnjë nga vendet e prekura nuk u gjetën bomba. Programet e RTE-së u zëvendësuan me muzikë dhe një mesazh të regjistruar paraprakisht; në disa raste, kjo zgjati deri në tri orë, transmeton Klankosova.tv

Këto alarme pasojnë një sërë kërcënimesh të rreme me bombë, të cilat ditët e fundit kanë shkaktuar ndërprerje në fluturimet e pasagjerëve – nga Serbia e Finlanda deri në Spanjë e më gjerë – duke detyruar ndryshime të itinerareve, ulje emergjente dhe kontrolle sigurie, ndonëse deri më tani nuk është gjetur asnjë lëndë shpërthyese.

Sipas Reuters, ato vijnë gjithashtu në një kohë kur është shtuar shqetësimi lidhur me mashtrimet kibernetike gjatë javëve të fundit, përfshirë sulmet kibernetike ndaj supermarketeve.

"Duam që e gjithë bota të dijë për ne; prandaj, një nga operativët tanë ka vendosur një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj", thuhej në një email që Nova dhe RTE morën të premten.

"Ai do të shpërthejë pas 45 minutash. Koha po ikën"

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.