- Sot mot me diell, temperaturat deri në 22 gradë
- Feim Kurhasani, zëri që nuk e lë kujtesën të shuhet
- Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar
- Cili vend në Evropë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e inteligjencës artificiale?
- Nga “Whiplash” te “Top Gun”: Sukseset dhe pasuria e aktorit Miles Teller
- Çmimet e naftës rriten ndërsa bisedimet e paqes SHBA-Iran ngecin
- A mund Gavi ta sigurojë një vend te Spanja?
- “Po e zgjedhim sot karate, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, mesazhi i njërit prej deputetëve të LVV-së në seancë
Author: korrektpress
Studimi mbi mbi 400 mijë persona ngre pikëpyetje serioze për përdorimin e omega-3 te njerëzit pa sëmundje të zemrësAcidet yndyrore omega-3 prej vitesh konsiderohen sinonim i shëndetit. Shumë prej nesh i marrin pothuajse rutinë, në formë vaji peshku apo vaji liri, me bindjen se po bëjnë diçka të mirë për zemrën, trurin dhe shëndetin e përgjithshëm. Megjithatë, një studim i ri dhe i gjerë shkencor sjell të dhëna që kërkojnë kujdes, veçanërisht te personat që nuk kanë probleme kardiake.Tregu i suplementeve ka njohur rritje të madhe vitet e fundit. Nga hekuri dhe vitamina D, deri te kapsulat omega-3, gjithnjë e…
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur, tashmë trajneri Fadil Ademi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Exfis.Ademi tregon për raportin që kishte pasur me Ismet Munishin, të cilin e kishte pasur bashkëlojtar te Kombëtarja e Kosovës.Ai zbulon se si Munishi i kishte bërë ftesë që t’i bashkohej në Slloveni, transferim i cili në fund nuk u realizua.“Është e vërtetë, është e vërtetë, Ismet Munishi ka qenë bashkëlojtar i imi në reprezentacion. Nuk kemi pasur fatin të jemi bashkëlojtar, kemi qenë bashkëlojtar në një periudhë të shkurtë…
Pika turistike e Brezovicës josh shumë adhurues të skijimit dhe turistë që pëlqejnë natyrën dimërore. Megjithatë, mungesa e investimeve e bën disi të vështirë shkuarjen dhe qëndrimin në këtë vend turistik. Investimi i fundit infrastrukturor në Brezovicë është bërë pesë vjet më parë, në rrugën Shtërpcë–Brezovicë. Problem më vete paraqesin edhe vendparkimet.Noa Beth, turiste nga Amerika, është për herë të parë në Brezovicë. Ajo thotë se i pëlqen shumë natyra, ajri i pastër dhe skijimi në këtë zonë.“Vij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është hera e parë që jam në Brezovicë dhe gjithçka më pëlqen këtu. Kafja është e…
Qeveritë evropiane po mbeten prapa shteteve tjera në përdorimin e Inteligjencës Artificiale (Al) në shërbimet publike, sipas një studimi të ri.Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar po përpiqen t’i përkthejnë ambiciet e Al në mjete praktike për nëpunësit civilë, sipas Indeksit të Adoptimit të Inteligjencës Artificiale në Sektorin Publik 2026.Studimi, i botuar nga Public First për Qendrën për Inovacionin e të Dhënave me sponsorizim nga Google, zbulon se ndërsa përdorimi i Al po përshpejtohet në nivel global, vendet evropiane po ndjekin një qasje më të kujdesshme dhe që shmang rrezikun, gjë që i ka lënë shumë nëpunës publikë pa qasje…
Audi po përgatitet për një vit 2026 të ngjeshur, me lansime të shumta produktesh.Ndërsa entuziastët mezi presin RS5 e re, adhuruesit e SUV i kanë sytë nga gjenerata e ardhshme e Q7 dhe Q9 të parë. Në anën tjetër, Ingolstadt është gati të ndryshojë gjërat duke shtuar dhe duke hequr modele.I konfirmuar prej kohësh se do të tërhiqet pas gjeneratës aktuale, supermini A1 pritet të dalë” në pension” deri në fund të vitit. Modeli me shumë gjasa do të dalë nga linja së bashku me modelin e tij crossover, Q2. Zëvendësimi indirekt i të dy modeleve do të jetë një…
Policia iu përgjigj një thirrjeje në një shtëpi në Florida ku një dre kishte hyrë brenda pasi ishte përplasur përmes dritares së dhomës së ndenjes.Dreri kishte përfunduar i bllokuar në kuzhinë.Postimi përfshinte pamje të kamerave që tregonin drerin e panikuar duke u përpjekur të qëndronte në këmbë në dyshemenë me pllaka të kuzhinës.Policia e qetësuan dhe e kthyen shëndoshë e mirë në pyll. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka dhënë intervistën e saj të parë pas daljes nga gara, duke zbuluar arsyet e largimit të saj nga shtëpia më e madhe në Kosovë.Në një intervistë për KlanKosova, Alba u shpreh se vendimi i saj erdhi nga dëshira për të mos lejuar që të tjerët të përfitonin në kurriz të saj. “Nga shtëpia e Big Brother dola sepse nuk doja më asnjë moment me shumë që të tjerët të përfitonin në kurrizin tim dhe mundësisht të shkonin në finale dhe të fitonin vetë të gjithë Big Brotherin në kurrizin tim”,…
Lojërat Olimpike Dimërore në Milano dhe Cortina u hapën zyrtarisht dje, ndërsa ceremonia madhështore e hapjes mahniti publikun në mbarë botën, veçanërisht përmes homazhit kushtuar ikonës së modës italiane, Giorgio ArmaniCeremonia u hap me një performancë spektakolare të Mariah Carey, e cila edhe një herë dëshmoi fuqinë e saj artistike – si përmes zërit karakteristik, ashtu edhe përmes një paraqitjeje skenike plot elegancë dhe shkëlqim. Muzika, dritat dhe koreografia krijuan një atmosferë solemne, por njëkohësisht emocionale, në përputhje të plotë me frymën olimpike.Momenti që preku më shumë audiencën ishte segmenti i titulluar “Timeless Elegance” (Elegancë e përjetshme), i cili iu…
Palestinezi 14-vjeçar, Suheyb Ismail Mutawwak, i cili u plagos rëndë në një sulm izraelit ndërsa po shkonte drejt një pike shpërndarjeje ndihmash në Gazën veriperëndimore, humbi aftësinë për të folur dhe përtypur për shkak të plagëve.Pavarësisht muajve të trajtimit, Suheyb i paaftë të flasë, po mbijeton me ndihmën e nënës së tij.Suheyb, i cili jeton me familjen e tij në veri të Rripit të Gazës, shkoi në pikën e shpërndarjes së ndihmave me shpresën për të gjetur ushqim për vëllezërit e motrat e tij më të vegjël për shkak të bllokadës së gjatë dhe urisë.Megjithatë, ky udhëtim ia ndryshoi jetën…
Sipas Calciomercato, Juventusi ka hequr dorë nga mundësia për të transferuar në formë huazimi sulmuesin brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të dimrit.Klubi bardhezi kishte shqyrtuar këtë opsion që në muajin nëntor, për shkak të shqetësimeve lidhur me repartin ofensiv. Jonathan David dhe Lois Openda, të afruar gjatë verës së kaluar, nuk kishin arritur të përmbushnin pritshmëritë, duke e shtyrë Juventusin të kërkonte një sulmues të ri të tipit “numër nëntë”.Gjatë këtij procesi, në radar të Juventusit ishin edhe emra të tjerë si Jean-Philippe Mateta, Youssef En-Nesyri dhe Randal Kolo Muani, çka dëshmon urgjencën e klubit për përforcime…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari