Author: korrektpress

Pr/Ligjit të ri për arsimin e lartë sëshpejti pritet të hyjë në procedurë parlamentare. Sipas MASH, projektligji është hartuar përmes një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrje të gjerë të profesorëve, komunitetit akademik dhe publikut.Nga ky institucion theksohet se paketa e re ligjore synon përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe aktualisht ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjes.“Shumë shpejt zgjidhjet ligjore do të hyjnë në procedurë parlamentare, menjëherë pas integrimit të të gjitha vërejtjeve të arsyetuara nga debati publik. Qëllimi i Ligjit të ri për arsimin e lartë është të rrisë cilësinë e edukimit akademik, e cila ka rënë ndjeshëm në…

Read More

Stenaldo Mëhilli ka hasur në disa sfida gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.Ndonëse është i verbër, është parë në disa raste, ku ka ngelur pa ndihmën e asnjërit prej banorëve.Një rast i tillë ndodhi edhe së fundmi teksa erdhën dhurata për konkurrentët gjatë spektaklit. Foto: TikTokAi ngeli i vetëm duke kërkuar për dhuratën, gjersa të gjithë të tjerët i morën dhe u larguan nga dhoma e surprizave.Videoja është bërë virale dhe u shpërnda gjithandej nëpër rrjete sociale. Foto: InstagramKonkurrentët u kritikuan se si askush nuk i ndihmoi, madje as miku i tij i…

Read More

Barcelona ka shënuar një fitore mjaftë të vështirë në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos.Edhe pse shiheshin si favorit absolut, katalunasit ia dolën të fitojnë me rezultat vetëm 1-0.Ishte Ronald Araujo që bëri heroin me golin e vetëm në këtë sfidë, pas asistimit të Joao Cancelos (24’).Vallecano gjithashtu zhvilloi një paraqitje fantastike, duke rrezikuar disa herë përmes Unai Lopez dhe Alvaro Garcia. Vlen të ceket se edhe Pacha kishte një rast të artë në fundin e ndeshjes, por goditja e tij shkoi mbi portë.Barcelona kuptohet mbajti posedimin dhe mund të kishte shënuar lehtë përmes Raphinha e Lamine Yamal, por asnjëri nuk ia…

Read More

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës.Policia e Durrësit njofton sot se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Po ashtu, blutë njoftojnë ka nisur hetimi ndaj dy administratorëve të hotelit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025.“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. E., 38…

Read More

Pas një mesazhi mbështetës që i dërgoi Rogertit përmes “Big Love”, Ilnisa Agolli ka reaguar publikisht duke treguar edhe pasojat që ka pasur nga ky veprim.E ftuar në “Fan Club”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 komentoi dinamikat në shtëpi, duke përdorur një krahasim të fortë për disa prej banorëve, ndërsa theksoi se pas mesazhit të saj ka marrë reagime të ashpra në privat. Fun Club/YouTube“Unë perifrazova diçka që bëri një lloj zhurme, që ndikoi edhe në mesazhet që më erdhën privatisht shumë të shëmtuara, por do ta cek më vonë këtë pjesë. Tani ajo shtëpi ka dhëmballë të…

Read More

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, duke ngritur shqetësime për ndikim të mundshëm në procesin gjyqësor në Hagë.Në një reagim, OVL UÇK vlerëson se deklaratat e ambasadorit “ngrejnë dyshime serioze për procesin gjyqësor në Hagë”, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme në një kohë të ndjeshme.Sipas OVL-UÇK-së, koha e këtyre deklarimeve nuk është e rastësishme.“Pse po ngrihet kjo temë pikërisht tani nga ambasadorët, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale? Kjo është përpjekje për ta parapërgatitur opinionin për një vendim që duket se tashmë është i…

Read More

Policia izraelite sulmoi një grup gazetarësh jashtë Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, përfshirë një producente të CNN e cila pësoi lëndim në kyçin e dorës.Oficerët e policisë dëmtuan gjithashtu pajisjet fotografike dhe konfiskuan gjirimet.Të martën, besimtarët myslimanë, të cilëve u është ndaluar të luten në xhaminë Al-Aksa për shkak të kufizimeve të kohës së luftës, u mblodhën jashtë mureve të Qytetit të Vjetër për të kryer namazin.Por policia i pengoi ata të luteshin dhe i shtyu tutje. Besimtarët u zhvendosën në një rrugë brenda lagjes aty pranë Wadi Al Joz.Policia më pas i zhvendosi besimtarët edhe një herë në një…

Read More

Ylli i Hoffenheimit Fisnik Asllani thotë se kualifikimi në Kupën e Botës do të ishte dhurata më e mirë për të gjithë tifozët e Kosovës.Tashmë katër ditë na ndajnë nga Kupa e Botës, ku Kosova do të jetë mysafir i Sllovakisë, ndërsa në rast fitore atëherë në Prishtinë do ta zhvillojë finalen ndaj fituesit së gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani.Në një intervistë të gjatë për “Sport Bild”, Asllani është pyetur edhe rreth mundësisë së kualifikimit në Botëror, aty ku u shprehë se të gjithë tifozët e Kosovës po e presin me padurim.“Mund të jetë gjëja më drastike që ka ndodhur…

Read More

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka ngritur shqetësime për çmimin e naftës në Kosovë, duke kërkuar masa konkrete nga institucionet për menaxhimin e situatës dhe zbutjen e ndikimit tek qytetarët dhe bizneset.Në një reagim publik, Ymeri theksoi nevojën për një plan të qartë sa i përket rezervave të naftës në vend.“Duhet të ketë një plan të mirëfilltë të shqyrtimi të rezervave të naftës, jo vetëm shtetërore por edhe private. Pra, të diskutohet me naftarë sa mund të merr edhe të mbaj naftë Kosova”, ka shkruar Ymeri.Ajo ngriti edhe shqetësimin për mungesë të mundshme të furnizimit në rast krizash.“Si do ja…

Read More

Një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën Piana del Sole të Romës të dielën në mëngjes, duke shembur dy ndërtesa, duke plagosur rëndë dy persona dhe duke lënë të tjerë të bllokuar nën rrënoja.Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi edhe ndërtesa të tjera aty pranë. Si rezultat, rreth 70 banorë u evakuuan nga zona për arsye sigurie.Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Via Tavagnasco dhe Via Ciglie. Hetimet fillestare sugjerojnë se shkaku i shpërthimit ishte një rrjedhje gazi.Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave. /Telegrafi/

Read More