Author: korrektpress

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë e zgjedhjes së presidentit të vendit.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abrashi ka akuzuar PDK-në për mungesë parimesh dhe për qasje destruktive në raport me institucionet shtetërore.“Vjet PDK për kryetar Kuvendi thojke, ju mundeni me propozu, por për me zgjedh duhet me i pas 61, e Lëvizja atëherë i kish veç 56. Tash për President ku nevojiten 80, PDK po thotë ne edhe propozojmë, por ju duhet edhe me naj votu, me veç 22 vota.…

Read More

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja, duke theksuar se ekonomia e vendit ka nevojë për stabilitet dhe institucione funksionale.Në një thirrje publike drejtuar partive politike parlamentare në Republikën e Kosovës, Oda vlerëson se në këtë fazë të ndjeshme të zhvillimit ekonomik, vendi ka nevojë për vendimmarrje të qëndrueshme dhe bashkëpunim institucional, e jo për procese të reja zgjedhore që mund të thellojnë pasigurinë ekonomike dhe institucionale.“Oda u bën thirrje subjekteve politike që të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të shmangin dërgimin e vendit në…

Read More

Ish-mbrojtësi i Newcastle United, Daryl Janmaat, ka folur për herë të parë për periudhën e errët që pasoi përfundimin e karrierës së tij si futbollist, duke zbuluar një betejë me varësinë nga kokaina që për pak sa nuk i kushtoi gjithçka.36-vjeçari pranoi se arriti në një pikë shumë të thellë, pasi një dëmtim në gju e detyroi të varte këpucët para kohe.Janmaat pati një karrierë 15-vjeçare në nivel profesional, që e çoi nga Eredivisie në Ligën Premier, duke luajtur për klube si Feyenoord, Newcastle dhe Watford. Ai ishte gjithashtu një figurë kyçe për Holandën në Botërorin e vitit 2014, ku…

Read More

Trajneri i West Ham Unitedit, Nuno Espirito Santo, i ka vendosur një rregull të pazakontë lojtarit të tij të transferuar gjatë dimrit, Adama Traore, duke ia ndaluar atij ngritjen e peshave në qendrën stërvitore të klubit.Spanjolli i fuqishëm mbërriti nga Fulhami dhe pritet të japë një kontribut kyç në luftën e West Hamit për të qëndruar në Ligën Premier.Të dy kishin punuar tashmë me sukses së bashku në Wolverhampton Wanderers dhe dëshira për të punuar përsëri së bashku ishte e ndërsjellë. Edhe pse Traore njihet për ndërtimin e tij mbresëlënës muskulor, të cilin e dominon në duele, trajneri i tij…

Read More

Një prokuror publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu inspektimin e vendit të ngjarjes në Karposh të Shkupit, ku një grua dhe një fëmijë i mitur vdiqën pasi ranë nga një ndërtesë shumëkatëshe.Prokuroria Publike njoftoi se prokurori publik ka urdhëruar autopsi të trupave të të ndjerëve, si dhe mbledhjen e gjurmëve dhe provave të tjera materiale me qëllim që të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjen.”Po zhvillohen intervista me disa persona që mund të kenë informacione rreth shkaqeve të ngjarjes”, bën të ditur Prokuroria Publike.Prokuroria njofton më shumë detaje mbi veprimet gjatë ditës së sotme.Ndryshe, nëna dhe…

Read More

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt.Ky i fundit në përplasje e sipër ia përmendi motrën Mateos, një gjë shumë e ulët, që u kritikua edhe jashtë.Ka qenë ish-banorja Xheneta Fetahu që ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të BBVA. Foto: Instagram”Kjo nuk ishte lojë. Me përmend motrën e dikujt me atë gjuhë është niveli më i ulët, jo strategji”, ka shkruar ajo.Tutje tha: “Kur prek dinjitetin e një femre që s’është pjesë e lojës, ke kaluar çdo vijë. Çudi si s’pati reagim nga VIP-at jashtë e t’i japin zë…

Read More

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar se tre qendra të saj të të dhënave në Lindjen e Mesme janë dëmtuar nga sulme me dronë, në kuadër të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit. Dy prej objekteve në Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur drejtpërdrejt, ndërsa një tjetër në Bahrein është dëmtuar nga një shpërthim në afërsi. Kompania bëri të ditur se sulmet kanë shkaktuar dëme strukturore dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Si pasojë, disa shërbime të platformës Amazon Web Services, përfshirë EC2, S3 dhe DynamoDB, janë prekur përkohësisht. Amazon theksoi se po bashkëpunon me autoritetet lokale dhe se prioritet mbetet…

Read More

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar qytetarët e Kosovës që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe për mundësinë e një evakuimi emergjent, në rast të vazhdimit të bllokadës së hapësirës ajrore në vend.Në një njoftim zyrtar, Ambasada bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, me institucionet shtetërore në Kosovë, si dhe me Ambasadën e Kosovës në Riad, për të shqyrtuar opsionet më të shpejta dhe më të sigurta për evakuimin e qytetarëve.“Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës – vizitorë…

Read More

Këtë të martë, në orën 09:00, Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama pritet të mbledhë kryesinë e Partisë Socialiste në selinë qendrore. Rama e ka njoftuar këtë mbledhje një ditë pasi i dorëzoi Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndryshimet në qeveri dhe disa ditë pasi bëri lëvizjet në kabinet.Në mbledhjen e kryesisë pritet të njoftohet data e Asamblesë Kombëtare, e cila vjen si rrjedhojë e një paralajmërimi nga fjala e Ramës në Grupin Parlamentar të enjten, kur bëri ndryshimet në qeveri.“Të përqendrohemi te fokusi, tek punët tona. Propozoj që marsin dhe nëntorin t’i bëjmë dy muaj të familjes sonë të…

Read More

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës. Situata e tij kontraktuale dhe paqartësia rreth rinovimit kanë shtuar spekulimet për një largim të mundshëm në fund të sezonit.Sipas raportimeve të Bild, eliminimi i Atalanta nga Liga e Kampionëve ka ndikuar në dinamikën mes klubeve të interesuara. Humbja e pësuar nga Dortmundi në ndeshjen e kthimit takim që Schlotterbeck e humbi ka zgjeruar hendekun mes dy skuadrave dhe ka rritur presionin mbi klubin gjerman. Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 është i lidhur me Dortmundin deri më 30 qershor 2027.…

Read More