Author: korrektpress

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe rolin e Vjosa Osmani në këtë proces.Zulfaj ka theksuar se Osmani është zgjedhur në dy nga pozitat më të larta shtetërore falë votave të Lëvizja Vetëvendosje.“Vjosa është zgjedhur kryeparlamentare dhe presidente me votat e Lëvizjes Vetëvendosje. Dy nga tri pozitat më të larta në shtet, Kryeparlamentar dhe President, pozita që nderojnë çdo qytetar, Vjosa Osmani i ka marrë me ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje. Asnjë figurë e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka mbajtur të dy pozitat, pavarësisht…

Read More

Këngëtarja Bafte Shala ka ardhur me një projekt të ri muzikor.‘Dashni’ quhet kjo këngë e cila u shkrua nga Emin Aliu, i cili e ka bërë edhe muzikën, kurse, orkestrimi u krye nga Ardian Kastrati.Kënga u finalizua edhe me klip nga ‘N’skenë’. Foto: YouTubeKur jemi te klipi, këngëtarja ka shkëlqyer me pamjen e saj, si çdoherë!Por, në këtë rast vjen pyetja, cilës dashni po i këndon Baftja? – YouTube www.youtube.com

Read More

Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) treguan se uji në Strugë nuk është i sigurt për pije.”Kishte një devijim në një nga parametrat, pra parametrin e turbullirës, dhe në lidhje me të, sipas rregulloreve, në atë mostër që analizuam, uji nuk ishte i sigurt”, tha sot në një konferencë për shtyp drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska.Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Andonovska theksoi se analizat e mostrave të ujit në Strugë ishin ndër të fundit që Instituti ka kryer në ditët e fundit, dhe rezultatet janë dërguar në institucionet përkatëse dhe për këtë janë informuar…

Read More

Marina ukrainase ka njoftuar se ka arritur të shkatërrojë një helikopter ushtarak rus Ka-27 mbi Detin e Zi.Marina ukrainase falë koordinimit me organet e tjera ka arritur ta lokalizojë dhe shkatërrojë fluturaken ruse, transmeton Telegrafi.Ky helikopter zakonisht përdoret nga rusët për mbikëqyrje, sulm dhe madje transportim të trupave thellë në vijën e frontit. Nuk janë dhënë detaje lidhur me numrin e ushtarëve rusë që mund të kenë qenë brenda helikopterit. Që nga fillimi i luftës, ukrainasit kanë arritur që qindra fluturake të tilla të shkatërrojnë në pjesë të ndryshme të territorit ukrainas. /Telegrafi/

Read More

Ndërsa Izraeli lufton në një front të dytë në Liban kundër Hezbollahut, ushtria ka lëshuar një alarm urgjent për banorët në periferitë jugore të Bejrutit, të njohura gjerësisht si fortesa të Hezbollahut, duke u thënë atyre të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.”Çdo lëvizje drejt jugut mund t’ju vërë në rrezik jetën”, tha zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, duke sinjalizuar se sulme të reja po vijnë. “Ne do t’ju njoftojmë në kohën e duhur për t’u kthyer në shtëpitë tuaja”, shtoi ai.Urdhri për evakuim shënon herën e parë gjatë këtij konflikti që ushtria izraelite u ka bërë thirrje pjesëve të…

Read More

Baton Zabërgja po kalon një formë shumë të mirë me Metalist 1925 Kharkiv, duke gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Ukrainë.Zabërgja realizoi në fitoren e sotme të Metalist 1925, që siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Ukrainës. Skuadra e tij triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Lokomotyv Kyiv.Reprezentuesi i Kosovës ishte autor i golit të parë të takimit, duke shënuar në minutën e 15-të dhe duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.Për 24-vjeçarin ky ishte goli i parë në Kupë këtë sezon dhe i dyti në tri ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon me klubin…

Read More

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për sanimin e dëmtimeve të konstatuara në Ura e Dollcit, në kuadër të zgjerimit të Rruga Nacionale N9.Sipas Bashës, pas raportimeve për dëmtimet në këtë urë është kërkuar angazhim i menjëhershëm për vlerësimin e gjendjes dhe ndërhyrje të shpejtë në terren.“Pas njoftimit për dëmtimet e konstatuara në Urën e Dollcit, në kuadër të zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, kam kërkuar angazhim të menjëhershëm për vlerësim dhe ndërhyrje të shpejtë në terren”, ka shkruar Basha.Ai ka bërë të ditur se në një afat të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet…

Read More

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje e ndaloi procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të Ligjit për sigurimet pensionale dhe invalidore (2025).“Rritja lineare e pensioneve mbetet në fuqi. U hoq dyshimi për kushtetutshmërinë e ligjit dhe Gjykata sot e ndali procedurën”, theksuan nga gjykata.”Në të njëjtën seancë, Gjykata vendosi gjithashtu të mos nisë procedurë për dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit lidhur me përdorimin e gjuhës maqedonase dhe gjuhëve të komuniteteve me mbi 20% përfaqësim; të nisë procedura për Ligjin për buxhetin gjyqësor, Ligjin për familjen, Ligjin për pronësinë industriale dhe vendimet për ndryshimin…

Read More

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe tensionet mes Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të kenë ndikim edhe në Ballkan, veçanërisht nëse akterë të caktuar përpiqen të shfrytëzojnë momentet kur vëmendja e komunitetit ndërkombëtar është e përqendruar në kriza të tjera globale. Kështu vlerëson ish-ambasadori i Kosovës në Japoni dhe njohësi i çështjeve gjeopolitike, Leon Malazogu, në një diskutim në “Përballje Podcast” në Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)Sipas tij, rajoni vazhdimisht është përballur me rreziqe të brendshme dhe me akterë që nuk e kanë pranuar realitetin e kufijve…

Read More

Harry Styles ka folur hapur për arsyen pse humbja e Liam Payne ishte veçanërisht e vështirë për të.Gjatë episodit të së mërkurës, më 4 mars, në emisionin The Zane Lowe Show, muzikanti i këngës Aperture tregoi pse ishte kaq e vështirë për të pas vdekjes tragjike të ish-shokut të tij të grupit One Direction, i cili ndërroi jetë në tetor të vitit 2024 në moshën 31-vjeçare.“Dua të jem plotësisht i sinqertë, është diçka për të cilën… edhe vetë ideja për të folur për këtë më duket pak e vështirë,” tha Styles, 32 vjeç, duke folur për mënyrën se si po…

Read More