Author: korrektpress

Ambasadori Christopher Hill, një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane në Ballkan dhe negociator kyç i çështjes së Kosovës, gjatë një interviste në Euronews Albania, foli dhe për vendimin e tij për të dëshmuar në Hagë në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.Hill ndau refleksione personale dhe u shpreh mbi arsyet që e shtynë të merrte pjesë në këtë gjyq, duke theksuar rolin e përgjegjësisë morale dhe faktit që nuk kishte prova për përfshirjen e Thaçit në krime lufte.Ai tha se vendimi për të dëshmuar nuk ishte nën presion politik apo profesional, por një përgjegjësi morale ndërsa theksoi se…

Read More

Udhëheqësit nga shtatë shtete të Bashkimit Evropian i kërkuan të hënën bllokut të veprojë shpejt mbi një plan “të realizueshëm” dhe “realist”, për të shfrytëzuar miliarda dollarë nga fondet e ngrira të Rusisë për të siguruar financim për Ukrainën.Estonia, Finlanda, Irlanda, Lituania, Polonia dhe Suedia nënshkruan letrën e mbështetjes për planin, e cila u shfaq në mediat sociale më 8 dhjetor, drejtuar Presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Letra thotë: “Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022, Evropa ka qenë e palëkundur në mbështetjen…

Read More

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se ka nisur i vetëm një protestë kundër Edi Ramës, pasi ai po sulmon Gjykatën Kushtetuese.Teksa është shfaqur në një video të shpërndarë në rrjetet sociale i ulur në një karrige para Kryeministrisë, Lapaj tha se pas 3 vitesh protesta në shesh për rritjen e çmimeve, sonte do të qëndrojë aty, ndërsa të martën do të dorëzojë kërkesën për protestën në polici.Lapaj i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen nismës së tij, ndërsa u shpreh i vendosur se nuk do të lëvizë prej andej për ditë me radhë, shkruan A2 CNN.“Do…

Read More

Në një ndeshje me momente spektakolare, Manchester United arriti të marrë një fitore të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Wolves, duke konsoliduar pozitat e tyre në krye të tabelës së Ligës Premier.Manchester United nisi me energji dhe shpejt zhbllokoi rezultatin. Në minutën e 25-të, Bruno Fernandes mori një pasim perfekt nga Matheus Cunha dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës, duke mposhtur Sam Johnstone dhe duke dhënë avantazhin 0-1 për Djajtë e Kuq. Wolves reagoi dhe barazoi shpejt, në minutën e 45+2, falë një finalizimi brilant të Jean-Ricner Bellegarde, i cili mori një pasim të shkëlqyer dhe…

Read More

Ky është momenti kaotik kur një ari performues sulmoi trajnerin e tij në kopshtin zoologjik, pasi u tërbua nga aroma e ushqimeve.Ariu i zi nisi sulmin në parkun Safari Hangzhou në provincën lindore kineze të Zhejiang të shtunën, ndërsa po e çonin në skenë, transmeton Telegrafi.Në pamjet dramatike, kafsha e uritur iu hodh punonjësit të kopshtit zoologjik, duke e rrëzuar përtokë ndërsa vizitorët e shikonin me tmerr.Stafi nxitoi të ndërhynte, duke përdorur çuditërisht një kosh basketbolli, si dhe një karrige dhe një shkop bambuje për të luftuar bishën.Sipas raporteve lokale, kafsha ishte futur në një tërbim nga një qese e…

Read More

Pas publikimit të një klipi ku dukej se Elijona Binakaj shprehte pëlqim për banorin tjetër, Klodian Mihaj, banorja ka vendosur të sqarojë të vërtetën.Ajo thekson se nuk bëhet fjalë për ndjenja romantike, por për një vlerësim dhe respekt ndaj Klodianit si person.“Nuk është se më pëlqen në mënyrë romantike. Ai është djalë shumë i mirë. Lum nëna që e ka”, tha ajo. – YouTube www.youtube.com Në klip nga ana tjetër dukej sikur ka një pëlqim për Klodin, edhe pse tha të kundërtën.Siç shihet kjo u keqkuptua dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.Kjo nuk është e vetmja…

Read More

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, priti sot në takim një delegacion të bizneseve nga Turqia, të udhëhequr nga Osman Servi, kryetar i UTSIAD-it në Stamboll Organizat e Industrisë dhe Biznesit Turko-Ndërkombëtar.Gjatë takimit, njofton zyra për informim e AKB-së, u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet bizneseve të Kosovës dhe Turqisë, me fokus në rritjen e investimeve, shkëmbimet tregtare dhe krijimin e partneriteteve të reja.”Z. Osman Servi theksoi se bizneset turke janë të interesuara për bashkëpunim më të ngushtë me AKB-në dhe për të eksploruar mundësitë që ofron tregu i Kosovës. Ai u shpreh…

Read More

Në një ndeshje që mbajti tifozët në ankth deri në fund, AC Milan arriti të marrë kryesimin e Serie A fal fitores 3-2 ndaj Torinos si mysafir, një përballje e vlefshme për javën e 14-të.Torino nisi furishëm takimin dhe shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 10-të, Nikola Vlasic shfrytëzoi një penallti të fituar pas një situate të diskutueshme me VAR dhe e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës, duke e vendosur Milanin menjëherë pas. Vetëm shtatë minuta më vonë, Duvan Zapata dyfishoi avantazhin për Torinon, duke kontrolluar një pasim të fortë në zonë, duke kaluar mbrojtësin…

Read More

Deputeti i ASH-Taravari, Halil Snopçe tha se duhet bërë ndryshimet kushtetuese dhe të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, që siç tha, me ndryshimet kushtetuese hapen edhe shtigjet e perspektivës.Snopçe tha se duhet bërë hapi i parë, gjë që sipas tij, Maqedonia nuk po e bën.“Bëni ndryshimet kushtetuese, nisi negociatat dhe më pas hapen shtigjet e perspektivës. Më pas nëse konstaton se mund të ketë kushtëzime të tjera dhe presione të tjera, mund të heqësh dorë. Mos i hap kapitujt e tjera, por këto nuk e bëjnë hapin e parë”, tha Snopçe./TV21/

Read More

Për shkak të rrëshqitjes së dherave, trasa e rrugës ka pësuar çarje në një gjatësi të konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plotë në rrugën Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll.Pas problematikës së krijuar, është bllokuar një krah i lëvizjes në zonën ku janë konstatuar rrëshqitjet e dherave, pasi paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve. Kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në një gjatësi prej 50 metrash, në vendin ku ka ndodhur shembja.Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë u hap për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është investim i…

Read More