Author: korrektpress

Një person është gjendur pasi ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ishte raportuar më 06.03.2026 rreth orës 14:00.“Ferizaj / 06.03.2026 – 14:00. Me 10.03.2026 është raportuar se viktima e cila ishte e zhdukur që nga data e incidentit është kthyer në shtëpinë e saj në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Tashmë është publikuar draft-raporti për Kosovën i përpiluar nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.Ky draft- raport ka të bëjë me zhvillimet politike, ekonominë, sundimin e ligjit, dialogun me Serbinë dhe procesin integrues të Kosovës. Një pjesë e draft-raportit vitin 2025 e vlerëson si vit të humbur për Kosovën.“Parlamenti Evropian mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025 dhe pas më shumë se një viti ngërçi politik; megjithatë shpreh keqardhje për procesin politik të paralizuar gjatë vitit 2025 që rezultoi në një…

Read More

Barcelona dukej se po afrohej drejt nënshkrimit të përhershëm të Marcus Rashford këtë verë, por marrëveshja nuk është aspak e sigurt.Sulmuesi i huazuar nga Manchester United ka të ngjarë t’i kushtojë klubit katalanas plot 30 milionë euro, që është klauzola e blerjes në kontratën e tij, ndërsa duhet marrë parasysh edhe paga e lartë që ai përfiton. Rashford gjithashtu i ka bërë të ditur Manchester United se nuk ka ndërmend të rikthehet te klubi.Reprezentuesi anglez ka pasur një sezon me ulje-ngritje në ‘Camp Nou’, duke treguar formë të shkëlqyer në disa periudha, por duke kontribuar me 10 gola dhe 13…

Read More

Tani përdoruesit e ChatGPT mund të identifikojnë këngët e tyre të preferuara pa pasur nevojë të hapin aplikacionin Shazam. Apple ka integruar mjetin e njohjes së muzikës direkt në platformën e ChatGPT, duke e bërë më të thjeshtë dhe të shpejtë gjetjen e këngëve që dëgjojmë.Përdoruesit mund të shkruajnë fjalët “Shazam, what’s playing?” ose të përdorin komandën /Shazam dhe ChatGPT do t’i tregojë menjëherë: emrin e këngës, artistin, kopertinën e albumit dhe statistikat e identifikimit.Pas njohjes së këngës, përdoruesit mund të dëgjojnë paraprakisht këngën, ta ruajnë në bibliotekën e tyre Shazam ose të krijojnë listë të personalizuar në Apple Music.…

Read More

Pasi një person ka bllokuar rrugën, njëri policore ka dalë në vend ngjarje dhe më pas i dyshuari ka tentuar t’i sulmojë me mjet të mprehtë (thikë), mirëpo sulmi është evituar nga një zyrtar policor.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:30 në fshatin Samadrexhë të Suharekës. Tutje thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Pasi është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka bllokuar rrugën lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i…

Read More

Dy gra pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër dhe më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:10 në rrugën “Llola Ribar”, në veri të Mitrovicës. Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. “Rr. Llola Ribar, Mitrovicë Veri / 10.03.2026 – 21:10. Është raportuar se dy femra pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe pastaj janë larguar me veturë në drejtim të panjohur. Lidhur…

Read More

Grupi i dytë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.Sipas njoftimeve zyrtare, qytetarët janë nisur në mënyrë të sigurt nga Dubai, duke u larguar nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.Në këtë fluturim ndodheshin gjithsej 150 pasagjerë, prej të cilëve 125 shtetas të Maqedonisë së Veriut, 7 shtetas të Serbisë, 11 shtetas të Kosovës, 2 shtetas të Bosnjë dhe Hercegovinës, 2 shtetas të Shqipërisë, si dhe nga një shtetas i Gjermanisë, Armenisë dhe Malit të Zi.Fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme…

Read More

Në Kongresin amerikan, përfaqësues të administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump mbajtën një takim të mbyllur, në të cilin senatorëve dhe kongresistëve u zbuluan informacione rreth luftës që kjo vend, së bashku me Izraelin, po zhvillon kundër Iranit.Një nga pjesëmarrësit në takim ishte edhe senatori Chris Murphy, demokrat nga shteti Connecticut, i cili zbuloi disa detaje të takimit, duke theksuar se nuk mund të tregojë gjithçka sepse shumë gjëra janë të klasifikuara si sekrete.“Na u tha se shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit nuk është një nga qëllimet, gjë që më habiti sepse Trump vazhdimisht thotë se ky është…

Read More

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë një konflikti mes familjarëve të tre të shoqëruarve, mbrëmjen e së martës, përpara Komisariatit të Policisë Bulqizë.Të plagosurit janë identifikuar si F.T. 26 vjeç, A.K 26 vjeç, dhe R.D, 22 vjeç. Ata u transportuan drejt “Traumës” në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, më 10 mars 2026 ndërsa sipas njoftimit të policisë, fillimisht janë shoqëruar në komisariat për sqarim shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të përfshirë në një konflikt të çastit.Më pas, jashtë ambientit të komisariatit, në një lokal, familjarët e tyre u përfshinë…

Read More

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën “Ushtrim ndikimi”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:00, në veri të Mitrovicës.Tutje thuhet se si prova materiale janë konfiskuar dy telefona dhe para të gatshme.“Mitrovicë Veri / 10.03.2026 – 11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Si prova materiale janë konfiskuar dy telefona dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More